Skip to content

Greva mbarë-kombëtare punëtore 16 Mars:Dhjetëra mijëra popull morën pjesë në protestën e madhe të grevës në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë

Date:
mar 17, 2023
hellenic_train-10

Dhjetëra mijëra punëtorë, nxënës dhe studentë, përmes sindikatave dhe shoqatave të tyre, kërkuan me këmbëngulje që krimi hekurudhor në Tempi të mos mbulohet. Me pankartat dhe parullat e tyre ata treguan fajtorët: fitimin kapitalist, qeverisjen aktuale të ND-së dhe ato të mëparshme të SYRIZA-s dhe PASOK-ut, të cilët, duke ndjekur politikën e BE-së, krijuan kushtet dhe mangësitë kriminale që çuan në tragjedinë hekurudhore.

 

 

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, duke marrë pjesë në tubimin e grevës në qytetin e Kavallës, deklaroi për mediat:

“Sot, në shekullin e 21-të, modernizimi i kërkuar për të cilin po lufton populli grek, rinia dhe lëvizja e tyre, është përmbushja e të gjitha nevojave shoqërore bashkëkohore popullore. Dhe jo modernizimi i “esnafit” të kompanive private, investitorëve, kontraktorëve të mëdhenj, fitimit dhe kusarllekut, remulës, që i shërbejnë si qeveria aktuale ashtu dhe të gjitha qeveritë e mëparshme po ashtu, duke e drejtuar popullin grek në shinat e përgjakshme.

Forca të mbarë për të gjitha dhe të gjithë. Protestat militante sot, protestat e grevës janë të mëdha në të gjithë Greqinë. Popull i fortë, lëvizje e fortë punëtore - popullore, KKE të fortë!”.

 

 

17.03.2023

hellenic_train-22
xartis
hellenic_train-24