Fuqia e lëvizjes së organizuar punëtore u shfaq qartë në protestën e grevës që u realizua më 24/6 jashtë Ministrisë së Punës.
Atje protestuan grevistët nga sektori i Ndërtimit, i Ushqimit - Turizmit dhe nga industritë e prodhimit të Ushqimit dhe Pijeve.
Punëtorët e këtyre tre prej sektorëve më të mëdha të ekonomisë greke hynë në grevë duke bashkuar zërin dhe luftën e tyre, me kërkesat:
- Masa thelbësore për Shëndetin dhe Sigurinë në punë,
- 7 orë punë - 5 ditë në javë - 35 orë pune në javë gjithsej,
- Uljen e moshës së daljes në pension,
- Rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratave kolektive të punës.
Në veçanti, punëtorët në sektorin e ndërtimit kërkuan që të ndalet vjedhja e sigurimeve shoqërore nga ana e punëdhënësve, si dhe të shpallet Kontrata Kolektive e Punës e detyrueshme për të gjithë punëdhënësit e këtij sektori.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, ishte i pranishëm në Ministrinë e Punës, aty ku dhe u bashkuan tubimet greviste të punonjësve të 3 sektorëve të ekonomisë. Gjatë fjalimit të tij përpara grevistëve të mbledhur aty, ai theksoi:
«Në emër të KQ të KKE ju drejtojmë një përshëndetje të ngrohtë, militante dhe kolegjiale për betejën tuaj të madhe të grevës. Organizimet e sotme të grevës në sektorin e Ndërtimit, në Turizëm, në Hoteleri, në Ushqimin - Pijet dhe në rajonet e Greqisë, japin një përgjigje të parë dhe të fuqishme kundër politikës së qeverisë.
Punëtorët sot, me luftën e tyre të madhe, tregojnë se po e shpërfillin plotësisht politikën e qeverisë, si dhe marrëveshjen sociale mes qeverisë, Konfederatës së Përgjithshme Punëtore (GSEE) të shitur dhe Lidhjes së Industrialistëve Grekë (SEV).
Fitorja është juaja, ne jemi në krahun tuaj. Beteja të mbara, forcë dhe shëndet. Ecim përpara!»




