Skip to content

Greva e detarëve: Të kthehen të gjithë të sigurt nga flakët e luftës!

Më 5/3, detarët e të gjitha kategorive të anijeve zbritën në një grevë 24-orëshe me vendim të sindikatave të tyre.
Date:
mar 6, 2026
pemen-stefenson-24ori-apergia-5

Më 5/3, detarët e të gjitha kategorive të anijeve zbritën në një grevë 24-orëshe me vendim të sindikatave të tyre. Kërkesa kryesore e grevës është marrja e menjëhershme e të gjitha masave për riatdhesimin e sigurt të detarëve që ndodhen përballë flakëve të luftës.

Me zemërimin që vlon, pasi qindra familje po ankthohen në këto çaste për njerëzit e tyre që ndodhen në zjarrin e luftës, greva e sotme bëhet një stacion kyç kundër politikës kriminale të qeverisë dhe pronarëve të anijeve. Aktualisht, vetëm në veri të Ngushticës së Hormuzit ndodhen 85 detarë grekë dhe 325 anije, ndërkohë që mijëra detarë të tjerë ndodhen jashtë ngushticës. Në të njëjtën kohë kur bombat bien si shi në rajon dhe rezervat në anije po mbarojnë, nuk ka asnjë informacion mbi atë që po ndodh, ndërsa ministria nuk jep të dhëna për të mundësuar komunikimin.

Në deklaratën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucumbas, thekson:

«Mbështesim grevën e detarëve, të cilët përmes sindikatave të tyre po japin betejën për mbrojtjen e jetës njerëzore përballë fitimeve të pronarëve të anijeve. 

Qindra kolegë të tyre janë të bllokuar në Gjirin Persik me përgjegjësi të qeverisë dhe të pronarëve të anijeve, ndërsa lëvizjet e vetme të Ministrisë Detare kufizohen në rekomandime drejtuar pronarëve të anijeve për të marrë masa për sigurinë e jetës së detarëve. Mirëpo pronarët e anijeve nuk kanë asgjë për të humbur. Anijet e tyre janë të siguruara në siguracione, ndërsa detarëve po u varret jeta nga një fije.

Për të shumtën herë vërtetohet natyra selektive e shtetit borgjez, i cili mund të dërgojë menjëherë fregata dhe avionë për nevojat e NATO-s, ndërsa refuzon të planifikojë dhe të zbatojë riatdhesimin e detarëve. Tani qeveria të garantojë kthimin e të gjithë detarëve nga flakët e luftës!».

pemen-stefenson-24ori-apergia-2
pemen-stefenson-24ori-apergia-12
pemen-stefenson-24ori-apergia-19
pemen-stefenson-24ori-apergia-20
pemen-stefenson-24ori-apergia-22