Skip to content

Grevë në Sektorin Publik: «Para për rroga - Shëndetësi - Arsim, asnjë euro për luftërat e tyre!»

Date:
maj 13, 2026
apergia-dimosio-18

Punonjësit e sektorit publik realizuan greva dhe protestesta ditën e enjte, 13 maj në mbarë Greqinë me vendim të Kofederatës së tyre ADEDY, duke iu përgjigjur thirrjes së sindikatave nga shërbimet shtetërore, organizatat, spitalet, pushteti lokal, shkollat, etj. Kjo grevë përbën përgjigjen e parë militante pas deklaratave të qeverisë për ndryshime të reja reaksionare në shtetin e kalbur dhe anti-popullor përmes rishikimit të kushtetutës.

Me këtë grevë, sindikatat kërkojnë:

  • Rritje 20% të pagave, rikthimin e rrogës së 13-të dhe të 14-të. Shfuqizimin e taksave anti-popullore.
  • Punësime masive të personelit të përhershëm në lartësinë e nevojave reale.
  • Shfuqizimin e punës "elastike", punësim të përhershëm të punonjësve me kontrata kohore.
  • Jo privatizimeve dhe dhënies së kompetencave tek kontraktorët privat.
  • Shfuqizimin e ligjeve anti-punëtore dhe të ligjit të ri disiplinor për punonjësit publikë.
  • Jo heqjes së kontratave të përhershme të punës.
  • Shkëputje e vendit nga planet e luftës. Kthimin e trupave ushtarake dhe fregatave greke nga jashtë shtetit.

Dh. Kucubas: Mbështesim luftën e punonjësve publikë dhe kërkesat e tyre të drejta

Në deklaratën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, për grevën e ADEDY më 13 maj, shënon:

«Punonjësit në sektorin publik, që grevojnë sot, kanë të drejtë të kërkojnë rritje rrogash, rikthimin e rrogës së 13-të dhe 14-të, punësimin e përhershëm e të gjithë punonjësve me kontratë të kufizuar kohore, punësime masive të personelit të përhershëm dhe jo heqjen nga puna. Kanë të drejtë të vënë në shënjestër ndryshimet kushtetuese reaksionare që po promovon z. Micotakis dhe qeveria e tij në dëm të së drejtave të tyre, në dëm të së gjithë popullit, me heqjen e qëndrueshmërisë së përherëshme në punë, me "frenimin" e shpenzimeve sociale në emër të "qëndrueshmërisë fiskale", rishikimin e nenit 16, etj. Mbështesim luftën e punonjësve publikë dhe kërkesat e tyre të drejta. Dhe nëse qeveria mendon se me ligjin e ri disiplinor që votoi do të arrijë t'u imponojë heshtjen, e ka shumë gabim».

apergia-dimosio-19
apergia-dimosio-16
apergia-dimosio-17