Vendimi i papranueshëm i Gjykatës së Bashkimit Europian më 22 Shkurt ka hapur rrugën që bizneset tashmë të përjashtojnë nga puna në mënyrë të “ligjshme” edhe ato gra punëtore që janë shtatzane, duke vërtetur kështu fytyrën agresive të politikës antipunëtore të BE-së dhe hipokrizinë e kësaj aleance ujqërish me emrin BE e cila paraqitet si gjoja mbrojtësja e të drejtave sociale, e amësisë dhe e shtresave të dobëta të shoqërisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gjykatës Spanjolle, Gjykata e BE-së e konsideron "të ligjshme" përjashtimin nga puna të një shtatzaneje në një kompani spanjolle në vitin 2013, në kuadrin e përjashtimeve kolektive të punëtorëve që bërën aty pronarët e kompanisë. Njëkohësisht, me këtë ide provokuese të lejimit të përjashtimit nga puna të një punëtoreje shtatzanë, vetëm se mos të duket shtatzënia si arsye e përjashtimi nga puna, Gjykata e BE-së hap rrugën për rritjen e përgjithshme të përjashtimeve të grave shtatzane, gjë që pronarët e mëdhenj e kanë zbatuar dhe vazhdojnë ta zbatojnë.
