Në komunikatën e tij Grupi Euro-parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë me rastin e bisedës për ndalimin e qendrës anti-komuniste «Memorial» në Rusi, denoncojë histerinë anti-komuniste, që për të shumtin herë, ka dominuar në Parlamentin Europian, me rastin e debatit për kërkesën e ndalimin nga gjykatat ruse të «Fondacionit Memorial», i cili u themelua nga famëkeqi anti-sovjetik Zaharof që mbështetet dhe financohet nga BE-ja, SHBA dhe NATO.
«Fondacioni Memorial» funksionon si një qendër shpifjeje kundër Bashkimit Sovjetik dhe të arritjeve të pakrahasueshme të socializmit, dhe si një bartës i sistemit kapitalist për emancipimin e punëtorëve. Siç është theksuar në Komunikatë «Partia Komuniste e Greqisë denoncon rezolutën e përbashkët provokative të miratuar me votat e Partisë Popullore, të Socialdemokratëve, të Liberalëve, të Reformatorëve Konservatorë, të së Gjelbërve dhe të «Partisë 5 yje» të Β.Grillos. Këtë rezolutë e bashkë-nënshkruan Eurodeputetët e GUE / NGL nga «Fronti i Μajtë» i Francës (në të cilën bën pjesë PK Franceze), nga «Die Linke» Gjermane dhe nga «Aleanca e Majtë e Finlandës» Përgjegjësi të të rrënda mban grupi GUE / NGL që udhëhiqet nga Partia e Majtë Europiane (PME) dhe partitë e saj, në veçanti nga «Die Linke» Gjermane dhe SYRIZA, e cila paraqiti rezolutë të paparanueshme, me të cilën mbron këtë qendër antikomuniste, duke e pagëzuar atë si një «organizatë mbrojtëse të së drejtave të njeriut». Antikomunizmi i BE-së, i plutokracisë dhe i personelit të saj politikë do të bien bosh».
