Skip to content

«INICIATIVA» E PARTIVE KOMUNISTE TË EUROPËS: Raport dhe përcaktim të aktiviteteve të mëtejshme

Date:
tet 6, 2014
bryxeles-synanthsh-kommoynistikon-kommaton-61

Në 3 Tetor,u mbajt në Bruksel Seanca plenare e partive që marrin pjesë në «Iniciativën e PK të Europës për studimin, trajtimin e çështjeve europiane dhe koordinimin e veprimtarisë së tyre» .

Siç dihet këtë «Iniciativë» komuniste europiane marin pjesë 29 parti  http://www.initiative-cwpe.org/ përfshihen 29 parti http://www.initiative-cwpe.org/en/participating-parties/ .

Fjalën hyrëse në Seancën Plenare të  "Iniciativës" komuniste Europiane e mbajti Jorgo Marino, anëtar i Byrosë Politike të KQ të KKE (Partis Komuniste të Greqisë) dhe më pas vazhdoi  bisedimi, i cili  solli si përfundim një plan veprimtarie për të forcuar luftën e popullit kundër masave anti-popullore, kundër BE-së dhe NATO-s. Kështu  promovohet një hap i rëndësishëm në rindërtimin e lëvizjes komuniste në Europë, i cili është parakusht për forcimin e luftës  popullore kundër kapitalizmit dhe luftërave imperialiste, për t’u forcuar lufta për socializmin në Europë.

Më poshtë është teksti i fjalimit nga J. Marino nga ana e  Sekretariatit së «INICIATIVËS»,  dhe së shpejti do të publikojmë edhe përkthimin e mbylljes së punimeve.

 

Hap përpara në koordinimin e luftës së Lëvizjes Komuniste

Fjalimi  që dha anëtari i Byrosë Politike të KQ të KKE mbi veprimtarinë e  «Ιniciativës» të 29 Partive Komuniste dhe Punëtore

 

Të dashur shokë dhe shoqe,

Sekretariati i «INICIATIVËS SË PARTIVE KOMUNISTE të Europës për studimin dhe trajtimin e çështjeve europiane dhe për koordinimin e veprimtaris së tyre», dëshiron që të falënderoj shumë të gjitha Partitë Komuniste për pjesëmarrjen e tyre në takimin e sotëm tonin në Bruksel.

Plotësuam tashmë një vit që nga themelimi i INICIATIVËS dhe sot ne mund të bëjmë një vlerësim të parë të ndërhyrjeve, të aktiviteteve që zhvilluam, të formojmë një plan veprimi për periudhën e ardhshme.

Baza e përpjekjeve tona është Deklarata që formuam në Shtator të 2013-ës, në të cilën referohen ndër të tjera se:

 

INICIATIVA (ne të cilën marinë pjesë tashmë 29 Parti Komuniste dhe Punëtorë të Europës), bazohet në parimet e socializmit shkencor dhe na bashkon vizioni i një shoqërie pa shfrytëzim të njeriut nga njeri, pa varfëri, pa padrejtësi sociale dhe lufta imperialiste.

Ne besojmë se BE-ja është zgjedhje e kapitalit. Avancon masa për interesë të monopoleve, të grumbullimit dhe centralizimin të kapitalit, përforcon karakteristikat e saj si bllok imperialist ekonomik, politik dhe ushtarak, në të kundërt të interesave të klasës punëtore, të shtresave popullore, intensifikon armatosjen, autoritarizmin, represionin shtetëror, kufizon të drejtat sovrane.

Ne vlerësojmë se Bashkimi Europian është qendra imperialiste europiane, mbështet plane agresive kundër popujve, dhe është në përputhje me SHBA dhe NATO.

Ne besojmë se ekziston një rrugë tjetër zhvillimi për popujt. Nëpërmjet luftës së punonjësve paraqitet perspektiva për një Europë tjetër, të mirëqenies së popujve, të progresit shoqëror, të së drejtave demokratike, të bashkëpunimit të barabartë, të paqes, e socializmit.

Besojmë në të drejtën e çdo populli të zgjedhi me sovranitet rrugën e zhvillimit të vetë, duke përfshirë të drejtën për shkëputje nga varësitë në shumë nivele nga BE dhe NATO, si dhe të zgjedhi socializmin.

Në bazë të direktivave të Deklaratës, brënda zhvillimeve komplekse ndërkombëtare "INICIATIVA" bëri ndërhyrje të rëndësishme për probleme serioze me të cilat përballet klasa punëtore, shtresat popullore.

 

Ndër të tjera mund të shënojmë:

1.           INICIATIVA saktë vlerësoi se sistemi shfrytëzues që mbështetet në pushtetin e monopoleve dhe në pronësinë kapitaliste në mjetet e prodhimit karakterizohet nga ndjekja e fitimit, nga anarkia në prodhim, nga ashpërsimi e kondradiktës kryesore ndërmjet kapitalit dhe punës pagë. Mbi këtë bazë u shfaq kriza kapitaliste, një krizë e mbi akumulimit të kapitalit me pasoja të tmerrshme për klasën punëtore dhe shtresat popullore.

Në terenin e kësaj analize Partitë e INICIATIVËS i u kundërvënë sulmit të klasës borgjeze dhe përfaqësuesve të tyre politikë, i u kundërvë natyrës klasore të çdo lloj forme menaxhimi politik, mbështeti luftrat punëtorë-popullore.

2.           INICIATIVA zbuloi natyrën imperialiste të Bashkimit Europian dhe i u kundërvë sulmit kundër interesave popullore që shkallëzohet me vendimet e periudhës së fundit si p.sh me «Ndëreverisjen e Përforcuar Ekonomike», «Bashkimin e Bankave», «Politikën e Përbashkët Bujqësore 2014–2020», politikën i lirimit të energjisë dhe të fushave të tjera të rëndësishme dhe sektorë të ekonomisë, «Politikën e Përbashkët të Sigurisë edhe Mbrojtjes», të cilat përbëjnë instrumente të strategjisë anti-popullore për llogari të monopoleve europiane për zgjerimin e veprimtarisë së tyre në konkurrencë me qendrat e tjera monopoliste të shteteve të tjera imperialiste dhe të shteteve të fuqishme kapitaliste.

INICIATIVA mbajti qëndrim në betejën e euro-zgjedhjeve me ndërhyrje të veçantë, mbështeti Partitë Komuniste që morën pjesë në zgjedhje dhe u përleshën me bashkimin e ujqërve Europian, u përballen me partitë borgjeze dhe oportuniste të euro-rrugës.

3.           INICIATIVA kishte vazhdimisht front të hapur kundër NATO-s dhe e denoncoj atë si dora e armatosur e imperializmit për të ndërhyrë në të gjitha anët e globit, me fleksibilitet, me forca të armatosura gjer në dhëmb, kundër popujve, siç është zbuluar nga vetë vendimet e samitit të fundit në Uells.

informuam popujt për intensitetin e agresionit imperialist, për ashpërsimin e kontradiktave dhe rivalitetet ndër-imperialiste që shfaqen me ndërhyrjen e SHBA-së, të NATO-s, të BE-së në Ukrainë, në konkurrencë me Rusinë, për kontrollin e zonës, të burimeve të pasura dhe tubacioneve të gazit natyror dhe të naftës.

INICIATIVA ndriçojë thelbin e rivaliteteve imperialiste dhe situatës që u krijua në Irak, në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe në rajonet e tjera të globit, dënoj luftërat imperialiste në rajon, zbuloi si u organizuan Xhihadistët, u armatosën nga SHBA dhe aleatët e saj dhe u përdorën për sulmin kundër Sirisë, për të forcuar ndërhyrjen imperialiste në rajon.

Dënuam politikën kriminale dhe sulmin ushtarak të Izraelit kundër Palestinezëve, në Rripin e Gazës por edhe në Bregun Perëndimor, organizuam, mbështetëm protesta duke kërkuar të ndalojë sulmi dhe pushtimi, shprehëm me mënyra të ndryshme solidaritetin internacionalistë tek populli Palestinez.

 4.           INICIATIVA denoncoj politikën e represionit kundër luftrave popullore, dënojë antikomunizmin dhe shprehu solidaritetin e saj internacionalist te Partitë Komuniste dhe Punëtore që janë karakterizuar të paligjshme dhe janë objektiv i persekutimeve nga qeveritë borgjeze, në shtetet e Baltikës, Europës Qendrore dhe Lindore.

Dënoj veçanërisht vendimet antikomuniste të BE-së dhe përpjekjen e rrezikshme, anti-historike, të barazimit të përbindëshit fashist me komunizmin dhe luftën e Partive Komuniste që ishin protagoniste në luftën popullore për humbjen e fashizmit, për progresin shoqëror.

 5.           INICIATIVA, me ndërhyrjen për Ditën Punëtore të 1 Majit dhe ndërhyrje të tjera theksoi problemet punëtore, popullore, problemet e rinisë, të emigrantëve, mbështeti objektiva kryesore lufte, theksoi rëndësinë e zhvillimit të luftës së klasave për përmbysjen e kapitalizmit.

Sekretariati kontribuoi në mënyrë vendimtare për të koordinuar veprimet, bëri bledhje ...... në Bruksel dhe anëtarët e Sekretariatit, pavarësisht nga vështirësitë, mbajtën kontakte të rregullta.

Që nga momenti i formimit të INICIATIVËS funksionon faqja e saj në internet ...................

Në konkluzion, ne mund të vlerësojmë se INICIATIVA KOMUNISTE në Europë përbën një hap përpara për koordinimin e luftës së lëvizjes komuniste, për studimin e çështjeve komplekse dhe përpjekjen për përshtatjen e strategjisë dhe taktikës në nevojat komplekse të luftës së klasave.

Përbën bazë në luftën kundër shfrytëzimit kapitalist, luftrave dhe ndërhyrjeve imperialiste, për të organizuar dhe mbështetur luftrat punëtore-popullore, bazë përballimi të rrymës oportuniste që është institucion integrues në synimet dhe objektivat e kapitalit, me shembull karakteristik rolin e Partisë e së Majtës Europiane, e cila mbështet BE-në dhe strategjinë e saj, bashkëpunon me forcat borgjeze socialdemokratike që zbatojnë politika ati-popullore.

Nga të gjitha zhvillimet bëhet e qartë se lufta e pavarur ideologjike, politike e Partive Komuniste, dhe e lëvizjes punëtore-popullore kundër monopoleve, sistemit dhe bashkësive imperialiste, janë çështje shumë të rëndësishme, kusht për ç’bllokim forcash punëtore, popullore nga ndikimi e ideologjisë dhe politikës borgjeze, nga iluzionet oportuniste në luftë për në socializëm, dhe ky element mund të forcohet me ndërhyrjen e Partive të INICIATIVËS.

Sot ne mund të diskutojmë si të kundërluftojmë vështirësitë dhe tejkalimin e dobësive që u shënuan gjatë kësaj periudhe.

Çështja kryesore është që të ngulmojmë në mbështetjen e funksionimit dhe aktivitetit të INICIATIVËS dhe të sekretariatit të saj, duke përforcuar luftën e çdo Partie Komuniste në shtetin e saj.

Domethënë mundemi të përforcojmë përgjegjësinë e secilës Parti në forcimin e përpjekjeve tona të përbashkëta, që secila Parti duke vëzhguar zhvillimet, nevojat e luftës ideologjike-politike në lëvizjen masive, të studiojë dhe të propozojë ndërhyrje, të kontribuojë në zbatimin e tyre.

Përvoja që kemi mbledhur tregon se kemi shumë hapësira për të lëvizur në kohën e duhur për përgatitjen e ndërhyrjeve, të përmirësojmë komunikimin në mes nesh, sidomos në sekretariat, të fitojmë kohë dhe vërejtjet që bëhen të marrin parasysh akset e Deklaratës, duke forcuar tiparet revolucionare në ndërhyrjes tonë.

Është e rëndësishme, që të informohen komunistët, shokët e Partive Komuniste, punonjësit e çdo shteti për aktivitetet e INICIATIVËS.

Sigurisht, që është e dhënë se këto aktivitete, tekstet e ndërhyrjeve botohen në shtypin dhe në faqet e internetit të çdo Partie, por ne mund të shikojmë edhe mënyra të tjera për të informuar punonjësit në lidhje me qëndrimet e INICIATIVËS dhe luftën e Partive Komuniste që janë pjestare të saj, që të bëhet e njohur ndërhyrja e saj, të jepen përgjigje në pyetjet për situatën që përballet lëvizja komuniste, punëtore, të forcohet konfrontimi me partitë borgjeze dhe të zbulohet roli i Partive Komuniste që u transformuan, roli i socialdemokracisë, dhe i oportunizmit.

Duhet të vëmë në dukje se përballuam dobësi serioze në organizimin e ngjarjeve të përbashkëta në periudhën e euro-zgjedhjeve. Me të vërtetë ishte një përpjekje e vështirë, por në çdo rast përbën një objektiv duhet të këmngulim më shumë, sepse ka rëndësi, dhe aktivitete të vogla, aktivitete kuptimplote, me apel të gjerë për punonjësit, të arrimë organizim debatesh për çështje aktuale politike.

Në periudhën e ardhshme kemi shumë punë për të bërë:

Vazhdojmë informacionin ndaj popujve dhe aktivitetin mbi zhvillimet në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe rajonin më gjerë, kundër ndërhyrjes imperialiste dhe masakra ndaj popujve, të forcojmë solidaritetin ndërkombëtar.

 

Përgatisim ndërhyrjet e më poshtëme dhe ti pasurojmë në vazhdim:

 

• Në Tetor, për Revolucionin Socialist në Rusi, aritjet e socializmit dhe pasojat e kundërrevolucionit.

• Në Nëntor, për strategjitë bazë të BE-së, p.sh. për Ndërqeverisjen e Përforcuar Ekonomike, Politikën e Përbashkët Bujqësore, Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të zbulojmë natyrën imperialiste të BE-së

• Në Dhjetor, për Problemin Palestinez – dhe paralelisht të shohim për një vizitë të delegacionit të INICIATIVËS në Palestinë

• Në Janar, për të rinjtë, për të drejtën në arsim.

• Në Shkurt, për të drejtën për punë dhe mbrojtjen e të papunëve

• Në Mars, ndërhyjë për problemet e grave

• Në fund Prill-Maj, një deklaratë të përbashkët për Ditën e 1 Majit dhe mbështetjen e aktiviteteve punëtore të 1Majit

• Në Maj për 70 vjetorin e Fitores Antifashiste.

 

Gjithashtu, shikojmë të:

A) Organizimin e një takimi në Ballkan për rolin e NATO-s, të bazave ushtarake në rajon.

B) Organizimin e një takimi (p.sh. në Spanjë ose në Greqi) mbi rolin e BE-së dhe luftën e komunistëve dhe të popujve për shkëputje.