Skip to content

KKE: Klasa punëtore paguan çmim të rëndë gjaku për fitimet e kapitalit

Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi ​​deklaratën e mëposhtme në lidhje me shpërthimin në fabrikën e biskotave «Violanta», e cila ndodhet në rajonin e Trikalës (Thesalisë), që ndodhi më 26/1/26.
Date:
jan 27, 2026
aerofotografia-violanda-22

Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi ​​deklaratën e mëposhtme në lidhje me shpërthimin në fabrikën e biskotave «Violanta», e cila ndodhet në rajonin e Trikalës (Thesalisë), që ndodhi më 26/1/26.

«Shpërthimi në fabrikën «Violanta» në Trikala, me një bilanc tragjik deri më tani me 4 punëtore të vdekura ((shënim përkthimit: së fundmi punëtoret e vdekura ishin 5) dhe 7 të plagosur, pothuajse i gjithë turni i natës së fabrikës, vjen të vërtetojë se klasa punëtore e vendit po paguan një taksë të rëndë gjaku në luftën për një pagë.

Vetëm në vitin 2025, të paktën 201 persona humbën jetën në vendin e punës, për shkak të punës së tepërt mbi orar, mungesës së masave të nevojshme të sigurisë dhe higjienës dhe mungesës së kontrolleve nga autoritetet kompetente shtetërore, duke shënuar një "rekord të zi" të ri në krimet e punëdhënësve.

KKE kërkon të marrin përgjigje të menjëhershme dhe të qarta që të gjitha pyetjet kritike në lidhje me shkaqet e zjarrit dhe shpërthimit, pa asnjë mbulim dhe lot krokodili për "momentin e keq", dhe të jepen që të gjitha përgjegjësitë për krimin, pasi Qendra e Punëtorëve të Trikalës kishte ndërhyrë vazhdimisht dhe kishte paraqitur ankesa për marrjen e masave të higjienës, sigurisë dhe mbrojtjes së jetës së punëtorëve në fabrikat e rajonit, përfshirë edhe fabrikën «Violanta».

KKE shpreh ngushëllimet e saj familjeve dhe kolegëve të punëtoreve dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit. Një nder i vërtetë për kujtimin e viktimave do të ishte forcimi i luftës së punëtorëve në të gjitha vendet e punës për respektimin e të gjitha masave të sigurisë kundër politikës që "sakrifikon" të drejtat, shëndetin, madje edhe jetën e punëtorëve, në altarin e fitimit kapitalist.»

Duhet theksuar se Qendra e Punëtorëve të Trikalës, paralajmërimet e së cilës për masat e pamjaftueshme të sigurisë në fabrikat e rajonit u injoruan nga qeveria, realizoi menjëherë një tubim proteste, ndërsa më 27/1 po përgatit grevë. Grevë shpalli edhe Federata e Sindikatave të Qumështit -Ushqimit - Pijeve për në datën 3/2 në të gjitha fabrikat e prodhimit ushqimor në Greqi.

violanta-fotia-6
violanta-fotia-10
violanta-fotia-7