Më 30 Tetor, punëtorët e portit nga Greqia, Turqia, Qiproja, Italia, Franca, Spanja, Maroku, India, Meksika, Australia e shtete të tjera, realizojnë një Ditë të Përbashkët Aksioni në mbi 100 porte në Europë, Amerikë, Afrikë dhe Azi.
“Kjo është përgjigja e punëtorëve ndaj luftës dhe pasojave të saj, në një botë që po riasfaltohet e po ricopëtohet me gjak dhe me sulme ndaj popujve punonjës, për shkak të antagonizmit të grupeve të biznesit, shteteve dhe aleancave të tyre ndërkombëtare”, shënon në një deklaratë të saj Organizata e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në zonën e Atikës për grevën e madhe ndërkombëtare të 30 Tetorit, duke shtuar: “Të gjithë punonjësit, populli, rinia jemi krah për krah me punëtorët e portit! Ata përcjellin mesazhin e shpresës se klasa punëtore e ka forcën! Përballë sulmeve të punëdhënësve, qeverive dhe partive të luftës e të shtrenjtimit të jetës, ata dërgojnë një mesazh të fuqishëm solidariteti klasor e ndërkombëtar”.
Më 30 Tetor, në të njëjtën «zinxhir» përpjekjesh militante do të gjenden punëtorë nga vende të ndryshme, të cilët klasat borgjeze i vendosin në shënjestër për ndarjen e plaçkës imperialiste. Mes tyre, punëtorë grekë dhe turq të porteve, duke përcjellë mesazhin se atdheu i punëtorëve dhe i popullit nuk ka asnjë interes të përbashkët me atdheun e shfrytëzuesve, të cilët i tërheqin ata në zjarrin e rivaliteteve dhe të luftës në të dyja anët!
Asnjë sakrificë për fitimet dhe luftërat e tyre! Asnjë besim te qeveria dhe partitë e përfshirjes në luftë, të varfërisë energjetike dhe të rritjes së çmimeve!
Nuk është një dukuri natyrore që sot në planet të ketë mbi 60 konfliktet ushtarake, ku era e barutit ndihet gjithnjë e më afër nesh, teksa ndizet gara SHBA - Kinë për primatin botëror në sistemin kapitalist global.
Siç nënvizon KKE: “Mundemi në çdo vend, edhe në Greqi, të çajmë rrugën tonë! Të çlirohemi nga fitimi kapitalist dhe antagonizmi imperialist që lindin shfrytëzim, varfëri dhe luftëra, të ecim në rrugën e përmbysjes së kapitalizmit, në rrugën e paqes, të bashkëpunimit të popujve dhe të socializmit!”