Skip to content

Komunistët në ballë të luftës së klasave për socializëm – dënojmë antikomunizmin

Date:
shk 24, 2014
KOYTSOYMPAS-BRYXELLES-2

Fjalimi i Sekratarit të Përgjithshëm të KQ të KKE Dimitri Kucuba në aktivitetin në palament europian me temë «Komunistët në ballë të luftës së klasave për socializëm – dënojmë antikomunizmin»

21/02/14

"Të Miq dhe mikesha,

shokë edhe Shokë,

Aktiviteti sotëm i KKE këtu në europarlament me temë "Komunistët në ballë të luftës së klasave për socializmin. Dënojmë anti-komunizmin" është një sfidë e vërtetë. Sfidë kundër atyre që kërkojnë ta bëjnë të "bardhën të zezë", që me ndërgjegje dhe me plan synojnë rishkrimin e historisë, sidomos të 100 viteve të fundit, duke filluar me Revolucionin e Madh të Tetorit dhe të fokusuar më shumë në historinë e Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është një sfidë për vetë BE-në që udhëheq ideologjikisht dhe praktikisht sulmin anti-socialist (siç tregon edhe me "qëndrimi i përbashkët" të saj kundër Kubës), por edhe me mekanizmat e saj ideologjike-politike, të cilat janë udhëheqëse në fushatën e  rrezikshme të njollosjes së lëvizjes punëtore, komuniste dhe të socializmit që njohëm.

Zgjedhja e temës nuk është rastësore. Veçanërisht në koniunkturën e sotme, në fazën që është zbuluar edhe më shumë në sytë e popujve të Europës, roli reaksionar i BE-së, si një bashkim i kapitalit, armik i popujve.

Kriza ekonomike kapitaliste e bëri edhe më të dukshme këtë fole arzash të monopoleve që ekziston për shtrydhjen e popujve, për shërbimin e fitimeve të grupeve monopoliste. Një bashkim i cili që nga momenti i parë i themelimit të tij, kishte front të hapur më shtetet socialiste, luftën e popujve, lëvizjen punëtore popullore, luftën antiimperialiste, luftën për një shoqëri të çliruar nga shfrytëzimi kapitalist.

Marshimi drejt eurozgjedhjeve në Maj, do na japi mundësinë të paraqesim pjesë edhe për këtë arkitekturë imperialiste që i thonë BE dhe sigurisht që nuk është "Europa", siç duan të na bindin. Europa e popujve, e drejtësisë, e mirëqenies popullore, e socializmit do vij nga gremisja e kësaj arkitekture reaksionare, të korruptuar dhe të kalbur. Prandaj duhet të goditët në çdo shtet, në të gjithë Europën. Nevoja e pushtetit popullor me socializimin e pasurisë që prodhojnë popujt e Europës, të lirë nga prangat e BE-së dhe Bashkimit Monetar Europian, është ai që mund të planifikojë të ardhmen, zhvillimin me punë të qëndrueshme dhe të përhershme për të gjithë, pa papunësi, me të drejta dhe liri të cilat do fillojnë nga vendi i punës, nga sektori, dhe do lidhet deri tek organet qendrore të pushtetit punëtor-popullor, me vetë popullin protagonist të zhvillimeve, sovran dhe me të vërtetë të lirë. Zot i jetës së tij.

Aktiviteti jonë është akoma një dëshmi se KKE, lëvizja punëtore-popullore e Greqisë jo vetëm që nuk ka ndërmënt të uli kokën në sulmin shpifës që shtrembëron të vërtetën, por do bëjë çdo gjë që kalon nga dora e saj që të arrijë te punëtorët e vërteta për kontributin e komunistëve, e shteteve socialiste në çështjen e madhe të heqjes së shfrytëzimit të njeriut nga njeri.

Ne do të vazhdojmë të mësojmë nga arritjet, por edhe nga dobësitë, gabimet, devijimet nga teoria jonë, e cila çoi si pëërfundim në restaurimin e kapitalizmit në shtetet ish-socialiste.

Nuk heqim dorë nga përpjekja dhe lufta për pushtet punëtor-popullor, për  ndërtimin e një shoqërie të re, socialiste-komuniste. Nuk jemi nihilist, "nuk do hedhim poshtë fëmijën bash me ujërat", siç bëjnë forcat e oportunizmit, që janë protagoniste në "Partinë e së Majtës Europiane" të cilat përqafojnë të gjitha ideologjitë  e vjetra borgjeze, për të justifikuar integrimin dhe emancipimin e tyre nga klasa borgjeze, dorëheqjen e tyre nga lufta për ndryshim radikal të shoqërisë, për  përmbysjen e kapitalizmin dhe ndërtimin e socializmit.

Falënderojmë miqtë dhe mikeshat të cilët iu përgjigjën thirrjes së KKE, falënderojmë veçantish shokët nga Partitë Komuniste dhe Punëtore që marrin pjesë në ngjarjen e sotme. Partia jonë është e angazhuar në parimet e internacionalizmit proletar, vepron si pjesë e lëvizjes komuniste edhe nga kjo pikpamje, me çdo mënyrë qëndron në krah të partive qe sot ndjenë në shtetet e tyre sulmin e hapur antikomunist, një antikomunizëm primitiv, me ndalim të partive, ndalim të simboleve, ndalime të mbrojtës të rrugës së zhvillimit socialist.

Vitet që kaluan, Partia jonë ka paraqitur disa herë çështje të tilla, si këtu në europarlament, ashtu dhe në Greqi, nëpërmjet medias, por edhe me protesta-manifestime në ambasada të shteteve që miratojnë masa të tilla, duke nënvizuar se komunistët në ato shtete kanë mbështetjen tonë të plotë.

Kjo temë është një çështje e veprimtarisë së përbashkët të partive komuniste dhe punëtore, front i përhershëm në luftën ideologjiko-politike i cili fton të përgjigjemi.  Ne marrim parasysh se klasa borgjeze dhe çdo lloj apologjetë që mbrojnë sistemin shfrytëzues mundohen me të gjitha mjetet të njollosin luftën e komunistëve dhe të shpifin për socializmin qe u ndërtua në Bashkimin Sovjetik dhe në shtetet e tjera socialiste.

Sulmi nuk është i rastësishëm. Vënë në shinjestër të kaluarën, për të goditur të tanishmen dhe atë që e dinë se do vijë në të ardhmen. Nëpërmjet sulmit kundër Bashkim Sovjetik edhe të shteteve të tjera socialiste, ata duan të bindin popujt se zhvillimi historik ka ndaluar tek kapitalizmi. Se punonjësit, shtresat e tjera popullore nuk mund të shpresojnë në një shoqëri tjetër, ku mjetet e prodhimit do të jenë në duart e tyre, ku ata vetë do të planifikojnë për plotësimin e nevojave moderne, por i duhet të kufizohen në "meremetime" të kapitalizmit, në një përpjekje të kotë të "humanizimit" të tij.

Fakt i dukshëm janë ngjarjet e përgjakshme në Kiev të Ukrainës, të cilat janë të lidhura si me ndërhyrjen e BE-së dhe SHBA-së në zhvillimet në Ukrainë, ashtu edhe me restaurimin e kapitalizmit në këtë shtet dhe intensitetit të konkurrencës së ashpër të këtyre fuqive me Rusinë, për kontrollin e tregjeve, lëndëve të para dhe të rrjeteve të transportit të shtetit.

Zgjidhja për popullin e Ukrainës nuk është as bashklidhja me Rusin e sotme kapitaliste as me BE-në kapitaliste dhe NATO-n.

Zgjidhja për popullin e Ukrainës është që të eci në rrugën e socializmit, të bashkëpunim të barabartë me shtetet fqinje, me të gjitha shtetet e botës.

Ashtu si jetoi dhe beri vepra të larta me paqe, progres dhe zhvillim, dekada më parë, në kuadratin e atëhershmëm të Bashkimit Sovjetik.

Kështu shpjegohet fakti se - në bazë të sontazheve - shumica dërrmuese e popullit të Ukrainës rikujton ato vite, vitet e socializmit.

 Miq dhe Mikesha,

 Shokë dhe shoqe,

Nëntorin e kaluar u plotësuan 95 vjet të jetës dhe veprimtarisë të KKE. E gjithë historia e KKE nderon domosdoshmërinë e ekzistencës së saj në shoqërinë greke. KKE i dha përmbajtje politike luftës së punëtorëve kundër shfrytëzimit kapitalist, me çmim shumë të vdekur, të torturuar dhe të persekutuar.

Përballoj represionin shtetëror nga të gjitha format e pushtetit borgjez. Tregojë rezistencë në kushte jashtëzakonisht të vështira të ilegalitetit në periudha të ndryshme.

Udhëhoqi luftën e armatosur kundër pushtimit të trefishtë fashist me rezistencën e EAM-ELAS-EPON.  Dy herë, në dhjetor 1944 dhe në luftën tre-vjeçare (1946-1949) të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), lëvizja e punëtore dhe e popullit më  gjerë, me në krye KKE, u përplasën të armatosur me pushtetin borgjez, të cilin e mbështetën drejtpërdrejtë me ndërhyrje të ushtrisë imperialiste fillimisht të Britanisë së Madhe dhe më pas të SHBA-së.

Gjatë rrugës 95-vjeçare të saj, kundërluftoj perceptimin e bashkëpunimit të klasave, të shfrytëzuesve me të shfrytëzuarit, të nënshtrimit tek shfrytëzuesit, mbrojti aritjet punëtorë popullore.

KKE ka sot të përpunuara kolektivisht themele teorike, historike dhe programatike, të afta për të dhënë metodologjinë dhe drejtimin kërkimor të fenomeneve relativisht të reja ose pjesëve të tjera të historisë së saj, si edhe të lëvizjes komuniste mbarbotërore.

Vlerësimi i partisë në Kongresin e 18-të për socializmin që njohëm në BRSS, Esea e Historisë së Partisë të periudhës 1949-1968 që u diskutua në të gjithë Partinë dhe u miratua nga Konferenca e Mbargreqisë, Programi i ri i sotëm i Partisë dhe në  përgjithësi vendimet e Kongresit të 19-të, na jep mundësin në baza të reja më të fuqishme të ecim përpara, me potencial, me vendosmëri, që të bëhet i pakthyeshëm restaurimi i karakteristikave revolucionare të Partisë, duke u bazuar në përvojën e Historisë të lëvizjes komuniste në Greqi, Europë, në gjithë botën.

Këtu qëndron burimi i vazhdimësisë së saj, por edhe i freskisë, i rininërisë së saj. KKE marshon drejt plotësimit të 100vjeçarit të jetës së saj, të luftrave dhe sakrificave, duke mbetur partia "më e re". Ambasadon të renë, të nevojshmen, të ardhme e vetme përparimtare për njerëzimin: Lirimin e klasës punëtore nga shfrytëzimi, themelimin e marrëdhënieve të reja shoqërore, të pronësi shoqërore në mjetet e prodhimit, të planifikimit qendror, pjesëmarrjen aktive të punëtorëve në organizimin–drejtimin e prodhimit social dhe të shërbimeve shoqërore, domethënë  pretendon  socializmin-komunizmin.

KKE ka vetëdije për përgjegjësinë e rëndë që ka ndaj klasës punëtore, ndaj popullit që vuan: Me rilindjen e lëvizjes punëtore dhe forcimin e Aleancës Popullore të përgjigjet dhe te detyra sot të mbrojtjes dhe të kërkesave të së drejtave   punëtorë, popullore, të nevojave të njerëzve të rinj, dhe te detyra e luftës për përmbysjen e sistemit shfrytëzuese kapitalist, për të ndërtuar një shoqëri socialiste-komuniste.

Miq dhe shokë,

Partia jonë në rrugën e gjatë shumvjeçare ka mbrojtur Revolucionin e madh  Socialiste të Tetorit, kontributin e socializmit në Bashkimin Sovjetik dhe në shtetet e tjera të ndërtimit socialist.

Kundërrevolucioni dhe përmbysja e socializmit nuk mund të anullojë një marshim historik që vërtetoj avantazhet e shoqërisë së re, asaj socialiste, nuk do të thotë fundin e luftës së klasave, revoltave dhe revolucioneve sociale. Humbja e përkohshme ofron përvojë, gabimet që u bënë nuk krahasohen me natyrën kriminale të klasës borgjeze në fazën e saj imperialiste. Socializmi bëri një hap të madh mbrapa, por kapitalizmi nuk ka asnjë të ardhme. Shekulli i 21-të do të jetë shekulli i revolucioneve të reja, të rrugës së pamposhtur të socializëm-komunizmit.

Ndërtimi i socializmit në BRSS dhe në shtetet e tjera tregon te popujt se mund të  ekzistojë dalje nga kriza e kapitalizmit në favor të popullit, një krizë që përqafon gjithnjë e më shumë shtete, në jorrugdaljet e kapitalizmit që i “shtrëngon lakun” gjithnjë e më shumë shtresave punëtore-popullore.

Sepse socializmi tregoi p.sh. se si mund të ekzistoj një sistem social-politik që do eliminojë fatkeqësinë e madhe të epokës, papunësinë. Një sistem i cili mund të garantojë dhe të sigurojë jo vetëm të drejtën e punës për të gjithë, por edhe sigurimin e një nivel të lartë të arsimit, edukimit, ku edhe si shërbimet shëndetësore, ato do jenë falas. Një sistem që do interesohet për sigurimin e strehimit social, për shërbime me cilësi të lartë për mirëqenien e popullit (ngrohje, energji elektrike, ushqim, shërbime komunale, mjedis etj).

Më lejoni gjithashtu të theksoj se,  sado që të përpiqet BE-ja dhe forcat e tjera borgjeze për të futur në vetëdijen e popujve dhe sidomos rinisë, "Teorinë e dy anëve ekstreme" që ëshë diçka absurde dhe antihistorike, që barazojnë fashizmin me komunizmin, në Histori mbetet e shkruar më shkronja të pa shuara kontributi i Bashkimit Sovjetik në fitoren antifashiste.

Një fitore që u shkrua me gjakun e 20 milionë qytetarëve sovjetik, me gjakun e 2 milionë anëtarëve të partisë bolshevike, me gjakun e qindra e mijëra partizanëve antifashist-komunist në Greqi dhe në shtete të tjera europiane.

Në 23 shkurt, për dy ditë, është përvjetori i themelimit të Ushtrisë së Kuqe, i cili shpartallojë hordhitë fashiste, në Leningrad, në Stalingrad, në Moskë, në Kursk dhe në 9 Maj ngriti flamurin e kuq në Raihstag. Akoma edhe këtë u mundua ta fshije BE-ja me karakterizimin e paskrupullt të kësaj dite si "Dita e Europës", në vend të Fitores Antifashiste.

Në 23 Shkurt gjithashtu është edhe përvjetori, i EPON-it jonë, e cila ishte furnizuese e madhe e luftës antifashiste. Në qytete, në universitete, shkolla, fabrika, në lagje EPON-itët dhe EPON-itet luftuan për bukë dhe liri, organizuan klube politike-kulturore edukimi, krijimi. Që nga momentet e parë dhanë luftën e tyre kundër rekrutimit nga gjermanët, kontribuuan në luftën kundër urisë, udhëhoqën demonstratat në qytete, në greva dhe në sabotime kundër armikut. Mijëra partizan të rinj- "bijë shqiponjash" u bën shembuj të ndritshëm për popullin dhe rininë, duke e ndriçuar me idealet e tyre rrugën e papajtueshme të luftës.  Kuadruan ELAS-in dhe më vonë e DSE-në (Ushtrin Demokratike të Greqisë), duke dhënë luftë të shkëlqyer në fazën më të lartë të luftës së klasave në historinë e atdheut tonë.

Miq dhe mikesha,

Shokë dhe shoqe,

BE-ja merret sistematikisht më shpifje kundër socializmit dhe e ka bërë anti- komunizmin ideologji zyrtare.

Me çdo rast, stafi politik i BE-së i vërteton kapitalit për synimin e tij të intensifikoi fushatën antikomuniste, me shpifjen për socializmin që njohëm, barazimin e komunizmit me nazizmin dhe marrje masash mbrojtëse të sistemin politik borgjez dhe të arkitekturave imperialiste, siç është penalizmi i ekzistencës dhe veprimit të  Partive Komuniste dhe simboleve, ndërkohë që avancojnë edhe përndjekje të komunistëve.

Anë e histerisë antikomuniste është edhe raporti i Komisionit me titull "Kujtimi i krimeve që u bën nga regjimet totalitare në Evropë." Në bazë të saj organizohen  aktivitete për "kuptimin e krimeve që u bënë kundër njerëzimit si nga Nazistët aq  dhe nga regjimi sovjetik." Bile, BE-ja ka përcaktuar 23 Gushtin si ditë të përkujtimit të viktimave të "regjimeve totalitare", duke barazuar socializmin me nazizmin.

Me votime  të veçanta shfaq versione antikomuniste të historisë (p.sh. gjenocidin në Ukrainë ose të kundërrevolucionit në Hungari), ndërsa me vendim-korniz 2008/913 të Këshillit të Drejtësisë dhe të Punëve të Brëndshme të BE-së, avancon penalizmin e mendimit të ndryshëm p.sh. rreth të ashtuquajturës "gjenocid."

Dallga e histerisë antikomuniste u përhap me shpejtësi në vitet e fundit. Në këtë ka kontribuar raporti i Eurodeputetit Suedeze G. Limtblant në 14/12/2005 në Komitetin Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilët shumica votuan në favor të memorandumit antikomunist me titull, "Nevoja për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste", dhe e kaloi në Plenumin e Këshillit në fund të Janarit 2006.

Është karakteristike se sot, si rezultat i zhvillimeve kundërrevolucionare në Europë,  dhe ndërhyrjes antikomuniste të BE-së dhe Këshillit të Europës, në një seri shtetesh, ekzistojnë masa për të përndjekur penalisht Partitë Komuniste, si në shtetet Baltike, në Poloni, në Rumani. Në disa të tjera kufizime në përdorimin e simboleve komuniste si në Hungaria, ose dhe në vende të tjera, apo masa të tjera antikomuniste si në Republikën Çeke ose në Sllovaki.

Paraqitet nevoja të forcohet solidariteti me komunistët, të cilët persekutohen, me Partitë Komuniste qe hasin pengesa në aktivitetet e tyre, me qëllim të përballohen vendosmërisht me ato dhe ti anulojnë.

BE-ja, e cila është në krye të antikomunizmit, ka ndërmarrë përsipër këtë rol jo se nuk e njeh historinë, as se nuk njeh kontributin e komunistëve në luftën e punëtorëve dhe të popullit, në luftën për përparim shoqëror, për paqe, për të drejta sociale dhe demokratike, për drejtësi sociale dhe prosperitet.

BE-ja si një bashkim imperialist ndërshtetëror, si KEE (Komunitet Ekonomik Europian) u themelua në vitin 1957 dhe në vazhdim si BE është një bashkim i monopoleve, ku në strategjin e saj gjëndet sulmi kundër të drejtave punëtore, të popullit. "Liritë" që ajo pranon, të lëvizjes së kapitalit, të mallrave, të shërbimeve dhe të potencialit punëtor, dhe të cilat janë të përshkruara në Traktatin e Mastrihtit, që e votuan të gjitha partitë e tjera në vendin tonë, janë "zinxhirë" të lustruar mirë për punëtorët, është ajo "peshë" që sot i tërheq "në thedhësi të detit" të gjitha aritjet sociale dhe politike, që me gjak dhe luftë arritën gjatë 100 viteve të fundit punëtorët, me kontributin e rëndësishëm të lëvizjes komuniste.

Nuk ekziston asnjë vendim ose direktivë e BE-së që të mos çojë në grumbullimin e pasurisë,  domethënë të kapitalit, në grabitjen e aritjeve punëtore, në shkatërrimin të fermerëve të varfër dhe të vetë-punësuarve.

Me bashkëpunimin e qeverive liberale dhe socialdemokrate të shteteve anëtare imponojnë vazhdimisht tek popujt masat gjithnjë e më reaksionare.

Qeverisja e Përforcuar Ekonomike, Pakti i Stabilitetit, semestri europian, bashkimi bankar janë instrumente të fuqishme anti-popullore në shërbim të kapitalit.

Që nga 01/01/2014 është forcuar mbikëqyrja, kontrolli i bashkimit imperialist në çdo shtet anëtar, pavarësisht nëse është futur në memorandume apo jo, pavarësisht nga shuma e borxhit dhe e defiçiteve.

BE-ja, që me shumicën e shteteve-anëtare të saj janë në të njëjtën kohë anëtarë të NATO-s, organizon luftën me mjete ekonomike, politike dhe ushtarake. Zhvilloj luftë në territorin e Europës, merr pjesë në planifikim për ndërhyrje në Azi, në Afrikë, sot në Republikën e Afrikës Qëndrore. Shkon dora-dorës me SHBA-në në antikomunizëm dhe për përballimin e lëvizjes me ligje-terrori.

BE-ja nuk është një bashkim i solidaritetit, por karakterizohet nga marrëdhënie jo të barabarta, nga anisometria, nga rivalitete të ashpëra.

Është një bashkim që nuk mund të ndryshohet, të demokratizohet dhe të bëhet njerëzor, siç mbështet Partia e së Majtës Evropiane dhe SYRIZA në Greqi. Nuk ka hapësirë për iluzione të tjera. Asnjë gjoja marrëveshje e re, asnjë shkëmbim në qeveritë e koalicioneve të qendrës së majtës ose qendrës së djathtë, gjoja "të majtë" në disa shtete-anëtare, asnjë ndryshim në Presidencën e Komisionit Europian nuk mund të ndryshojë rrënjësisht natyrën reaksionare-antipopullore të BE-së, sepse ajo është themeluar dhe vepron për të mbrojtur interesat e monopoleve në kurriz të së drejtave punëtore-popullore.

Pra vetë nga natyra e saj, BE-ja i armiqsohet lëvizjes komuniste, me vetëdije e trajton si kundërshtarin e saj, madje edhe tani që lëvizja jonë gjëndet në tërheqje. Ndoshta e sheh si moment historik si "rasti të madh" me fushatën antikomuniste kundër lëvizjes komuniste, që të ketë mundësinë të vazhdojë pa pengesa të intensifikojë politikat e saj antipunëtore-antipopullore.

Megjithatë, siç themi ne në Greqi "i bëjnë hesapet pa hanxhiun"

Miq dhe shokë,

Forcimi i KKE dhe në përgjithësi të Partive Komuniste të Europës që luftojnë kundër "bashkimit të ujqve",  edhe në zgjedhjet që afrojnë, do të dërgojë një mesazh rezistence dhe perspektive për popujt. Mund ti japin fuqi edhe lëvizjes punëtore-popullore. Të forcojë dënimin e persekutimeve antikomuniste, të nxitjeve të minoriteteve ekzistuse ose jo në shtetet-anëtare, luftën kundër nazi-fashizmit, racizmit dhe nacionalizmit, kundër kampeve të punëtorëve të huaj.

Kjo do të jet një kontribut kundër politikës imperialiste të BE-së, që përtej paraqitjeve, drejtohet kundër popujve të Afrikës, Lindjes së Mesme, Kubës.

Forcimi i Partive Komuniste mund ti prishi planet e kapitalistëve, të forcojë barrikadat kundër politikave  antipunëtorë-antipopullore të BE-së dhe qeverive borgjeze.

Të forcoi bashkëpunimin midis Partive Komuniste dhe Punëtore që me korektësi kundërshtojnë BE-në dhe sulmin e kapitalit, në Europë. Në këtë përpjekje e veçantë është shfaqja e formës së re të bashkëpunimit rajonal midis Partive Komuniste dhe Punëtore, të "Iniciativës Komuniste Europiane" që tashmë bëjnë pjesë 29 parti nga 26 shtete të Europës, dhe e cila sigurisht është e hapur edhe për partitë e tjera të cilat bien dakort me Deklaratën themeluese të saj.

Ne jemi të sigurtë se popujt të Europës mund të arrijnë në një goditje të përbashkët kundër  BE-së së monopoleve, të luftës imperialiste, të kapitalizmit.

Kështu mund të ketë një vazhdim në çdo vatër mohimi, proteste, të pretendimeve të një perspektive tjetër për popujt. Në duart tona është që të bëhet lëvizja popullore në Europë poli i bashkimit dhe aktivitetit antimonopolist-antikapitalist, rivali i luftrave, i imperializmit, i dhunës së kapitalit.

Që të fryjë era e re të optimizmit, ringjallja e lëvizjes punëtore, për emancipimin e lëvizjeve popullore dhe hapja e rrugës për ndryshime radikale shoqërore e politike, si në nivel kombëtar, ashtu dhe në nivel europian dhe ndërkombëtar.

Propozimi Politik i Partisë Komuniste të Greqisë për shkëputje nga BE-ja dhe fshirje të njëanshme të borxhit, me pushtet punëtor, popullor dhe socializim të monopoleve i barazohet interesave të popullit, dhe mund të japin forcë luftës së klasës punëtore dhe shtresave popullore si në Greqi, ashtu dhe në shtete e tjera të Europës.

Të gjith popujt mund të thyejnë zinxhirët e monopoleve, të kapitalizmit, të hapin rrugën për Europën e Socializmit.

Ju ftojmë në eurozgjedhjet e 25 Majit 2014, të përforconi KKE në Greqi, të përforconi Partitë Komuniste dhe Punëtore që me stabilitet dhe qëndrueshmëri luftojnë kundër monopoleve dhe BE-së, kundër shfrytëzimit të njeriut nga njeri.

Qe të vinë ditë më të mira për të gjithë popujt e Europës, me mirëqenie popullore, punë dhe të drejta për të gjithë, me miqësi, bashkëpunim, solidaritet klasor internacionalist."