Nuk po ndalet vala e indinjatës dhe zemërimit nga punëtorët dhe të rinjve për krimin në hekurudhën e Tempit, ku humbën jetën 57 persona, shumica dërrmuese studentë.
Më 8 mars 2023, në Greqi u zhvillua një grevë e madhe e përgjithshme, ndërsa studentët qëndruan larg mësimit shkollor. Në të gjithë Greqinë pati protesta masive greve që dënonin politikat kriminale që trajtojnë sigurinë dhe jetën njerëzore si një barrë - kosto për fitimet e kapitalistëve dhe shtetit borgjez.
Me këtë grevë u vërtetu zgjedhja politike kriminale e ndjekur në projektin hekurudhor për vite me rrallë e në seri nga qeveritë PASOK-ut socialdemokrat, SYRIZA-s së “majtë” dhe ND-ja liberale, si dhe ajo e BE-së. Tashmë protestuesit kërkuan që të caktohen përgjegjësitë e vërteta dhe të ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë!
Me luftën e tyre kolektive dhe të organizuar, ata luftojnë kundër një politike që sakrifikon jetën, shëndetin dhe të drejtat e familjeve punëtore - popullore në emër të punëdhënësve.
Deti i madh njerëzish që vërshoi në rrugët e qyteteve Athinë, Selanik, Patra, Larisa dhe çdo qyteti tjetër të vendit, thërriste “ISHTE KRIM I PARAPRAKUAR PËR FITIMET E KAPITALISTËVE”.
Punëtorët dhe të rinjtë, studentët dhe studentët me pulsin e tyre, e kthyen trishtimin dhe mllefin në luftë, në zë, ata u bënë zëri i të vdekurve dhe dërguan propagandën e qeverisë e në koshin e plehrave.
Pamjet nga demonstratat madhështore as nuk mund të fshihen dhe as të errësohen nga plani provokator i organizuar i qeverisë për të shkatërruar demonstratën e Athinës.
Greva u realizua kundër tentativës së organizuar që synon të mbulojë krimin vrasës në Tempi, kundër terrorit të punëdhënësve në vendet e punës, kundër masave të shtypjes dhe frikësimit të popullit dhe pengesave të vendosura nga sindikalizmi i punëdhënësve dhe ai qeveritar.





