Në një deklaratë të tij nga tubimi i protestës së sindikatave punëtore dhe organizatave masive në sheshin Sintagma, më 6/10, kundër vizitës së ministrit të Jashtëm të SHBA, Marko Rubio, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, deklaroi sa vijon:
«Populli grek nuk mban më. Ai tashmë ka paguar shumë gjatë gjithë këtyre viteve për marrëveshjen strategjike me SHBA-të me shtrenjtësi energjetike dhe varfëri, me taksa të papërballueshme, me armatime të mëdha të cilat nuk janë për mbrojtjen e atdheut tonë dhe natyrisht me përfshirjen ushtarake dhe faktin që vendi ynë është mbushur me baza ushtarake amerikane të vdekjes nga cepi në cep.
Korridori Vertikal për promovimin e gazit natyror të lëngshëm amerikan me çmim shumë të lartë do të përkeqësojë situatën, do të rrisë ndjeshëm shtrenjtësinë energjetike dhe varfërinë, do të shkurtojë të ardhurat popullore, do të godasë të drejtat popullore dhe natyrisht do ta përfshijë vendin tonë në konkurrenca më të mëdha imperialiste në rajon dhe në planifikime ushtarake të aleatëve të tij»