Mijëra nxënës dhe studentë, mësues dhe prindër protestuan në Athinë dhe në
dhjetëra qytete të tjera të Greqisë më 21/10/26, duke thirrur: «Nga Greqia gjer në Francë
po luftojmë për Arsim publik dhe falas», si dhe mesazhin ndërkombëtar: «Greqi,
Spanjë, Francë, Shqipëri, jemi në rrugë për Arsim falas».
Mijëra të rinj nga Greqia gjer në Francë po luftojnë për Arsim publik dhe falas

«Studime publike dhe falas, diploma me vlerë» kërkuan mijëra studentë në bllokun
e Shoqatave të tyre në protestë. Me banderola dhe parulla, studentët kërkuan masa
mbështetëse për koston e lartë të studimeve dhe strehimin studentor, ndërtimin e
konvikteve studentore, si dhe të mos fshihen (përjashtohet) asnjë student nga universiteti.
Protestuesit thërritën gjithashtu: «Jepni para për Arsimin dhe jo për kasaphanë e
NATO-s», duke dënuar politikën që i sheh nevojat e arsimit publik si kosto dhe i drejton
paratë publike drejt përgatitjes ushtarake.
Siç shënon Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME), nxënësit dhe studentët «dërguan
një mesazh të fuqishëm kundër politikës së fitimit që çon në përfshirje më të madhe në
luftë, varfëri energjetike, shtrenjtim të jetës, intensifikim të shfrytëzimit, si dhe degradim të
Shëndetësisë dhe Arsimit». Gjithashtu shton ndër të tjera: «Përpjekja për shpifje ndaj
protestës së nxënësve dhe studentëve nga qeveria e ND dhe partitë e tjera të kapitalit
ranë poshtë. Përpjekja e qeverisë dhe e mediave sistemike për të krijuar një klimë kaosi
dhe terrori nuk kaloi! Shteti policor, operacioni i frikësimit dhe shtypjes që u ngritën për të
parandaluar pjesëmarrjen në tubime, dështoi».
Protestat e rinisë do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.






