Skip to content

Ndërhyrje e KKE në Parlamentin Europian për raportin anti-popullor të Presidencës Greke

Date:
korr 2, 2014
pap_zar

Presidenca Greke avancoj më tej politikën anti-popullore të BE-së dhe arriti të shkaktojë plagë të reja në jetën dhe të drejtat e punëtorëve në Greqi si dhe në të gjitha shtetet pjesëtare të BE-së. Këto theksoj euro-deputeti i KKE, Kosta Papadhaki, në fjalën e tij, në Plenumin e Parlamentin Europian, në Strasburg, gjatë diskutimit për Vlerësimin e Presidencës Greke. Në fjalim-qëndrimin e tij eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë  nënvizoj këto:

Presienca greke e Këshillit të BE-së përmbushi detyrën e saj anti-popullore që kishte marrë përsipër. Avancoj më tej politikën anti-popullore të BE-së dhe arriti të shkaktojë plagë të reja në jetën dhe të drejtat e punëtorëve në Greqi dhe në të gjitha shtetet pjesëtare të BE-së. Përforcoj kapitalin e madh  nën kuadrin e "qeverisjes së re ekonomike" dhe të "Bashkimit Bankar" që shërbejnë interesat e monopoleve dhe i kundërvihen popujve. Qeveria ND-PASOK, mori një rol aktiv në promovimin e strategjisë imperialiste dhe planet e BE-së, duke kërkuar në emër të borgjezisë Greke pjesë nga plaçkitjet imperialiste dhe rol më të madh në rajon. Udhëhoqi në ndërhyrjen e hapur imperialiste të BE-SHBA-NATO në Ukrainë, duke mbështetur qeverinë e forcave fashiste. Vuri në dispozicion Shtabin e eurobashkimit të Larisas në Greqi për të drejtuar ndërhyrjen ushtarak imperialiste të BE-së në Republikën e Afrikës Qëndrore. Promovoj "Strategjinë e Sigurisë Detare" të BE-së që vendosi themelet për krijimin e forcës luftarake detare të BE-së, të aftë për ndërhyrje ushtarake kundër popujve.

Përveç qeverisë ND-PASOK edhe partitë të tjera që mbështesin BE-në dhe rrugën e zhvillimit kapitalist, pavarësisht nga përzierja e menaxhimit që propozojnë, nuk mund të shërbejnë interesat e popullit.

Kundër këtij sulmi unik që në emër të rimëkëmbjes dhe të konkurrencës shfarosën paga, pensione, duke shembur të drejtat punëtore popullore që kanë ngelur, unike duhet të jetë edhe lufta e popujve. Për tu forcuar lufta kundër masave anti-popullore, të organizohet kundërsulmi popullor për përmbysjen e pushtetit të monopoleve dhe shkëputjen nga BE-ja. Në këtë drejtim, KKE vendos forcat e saj në dispozicion për të drejtat, interesat e klasës punëtore, të shtresave popullore.