Skip to content

PËRGJIGJE PROVOKUESE E BE-së NDAJ PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË PER METODIMIN E NDALIMIT TË PARTISË KOMUNISTE TË UKRAINËS

Date:
sht 18, 2014
eyrokoinoboylio_1

Përgjigje provokuse e përfaqësueses së lartë të Politikës së Jashtme të BE-së ndaj Grupit Europarlamentar të KKE(Partisë Komuniste të Greqisë) për sa i përket metodave të ndalimit të Partis Komuniste të Ukrainës.  Në deklaratë për shtyp Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë përmënd:

"Mbështetjen e plotë të BE-së ndaj qeverisë reaksionare të Ukrainës, për qëllimin e saj që të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste të Ukrainës dhe për shkallëzimin e përndjekjeve kundër komunistëve, vërteton përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së K. Aston më përgjigjen e saj ndaj pyetjes së Groupit Europarlamentar të KKE, i cili denoncoi përndjekjet qeveritare kundër Partisë Komuniste të Ukrainës.

Komisioni i BE-së pakëzon qeverin e Ukrainës si  një "zgjedhje të qytetarëve të Ukrainës pas zgjedhjeve të drejta dhe demokratike", duke fshehur së ata erdhën në pushtet më grusht shteti, në të cilën morren pjesë në mënyrë aktive dhe grupime nazi-fashiste të armatosura, me mbështetjen e plotë të BE-së dhe aleatëve të saj, NATO dhe SHBA.  Justifikon vendimin  e papranueshëm të shpërbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Komuniste të Ukrainës, duke thënë se u bë për "arsye proceduriale" dhe për shqyrtimin gjyqësor të qeverisë ukrainase të nxjerrë të paligjshme Partinë Komuniste të Ukrainës u mjftua të deklaroi se "po i vëzhgon nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje".

Provokim përbën fjalëlehtësia hipokrite e përfaqësueses së lartë të BE-së se "ç’do proçedur gjyqësore(...) duhet të jetë në përputhje me gjoja  standardet e njohura ndërkombëtare(...)në mënyrë të veçantë në lidhje me respektimin e të drejtave politike, civile dhe njerëzore"  dhe se  "këto angazhime dhe parime jan të garantuara edhe me marveshjen e lidhjes kohët e fundit  midis BE -së dhe Ukraines."

Sepse fushata anti-komunist përbën një objektiv i deklaruar i qeverisë ukrainase, që lidhet me përndjekje, sulme, kërcënime dhe terror kundër komunistëve si nga partitë borgjeze ashtu dhe nga  bandat fashiste të " Sektorit të djathtë" etj  që mbështesin qeverinë.  Këto janë "parimet" e përfshira në Marrëveshjen e Lidhjes midis Ukrainës dhe BE-së, ky është zbatimi i deklarimeve të BE-së për "demokraci": Reduktimi në ideologji zyrtare të BE-së të barazimit anti-historik të fashizmit dhe komunizmin, ndalimi i aktivitetit të komunistëve, të simboleve komuniste, si dhe të ideologjisë komuniste.

Anti-komunizmi bashkëvepron dhe mbështet politikën anti-popullore, nacionalizmin, heqjen e të drejtave demokratike dhe të lirive popullore, që po imponon qeveria ukrainase për të shërbyer interesat të biznesit vëndas që përfaqëson, të grupeve monopoliste të BE-së dhe SHBA-së që e sigurojnë pozicionin e tyre në këtë vend dhe në rajonin më gjerë, duke therur popullin, në konfrontimin e tyre me kapitalistët Rusë.

KKE do të forcojë solidaritetin e saj me komunistët dhe popullin puntor të Ukrainës, që të forcohet luftën e tyre, në mënyrë që punonjësit të vënë vulën e tyre mbi zhvillimet, në konflikt me kapitalistët, me pushtetin e tyre dhe lidhjet  imperialiste të tyre."