Skip to content

Për të 5-tin vit radhazi, KNE forcë e parë në zgjedhjet studentore

Date:
maj 14, 2026
athina-fititikes-01

«Panspudastiki KS», vlet-vota e mbështetur nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) në universitete, u shpall për të 5-tin vit  radhazi forca e parë në zgjedhjet studentore që u zhvilluan në të gjithë Greqinë ditën e mërkurë, 13/5, me një përqindje prej 32,47% dhe mbi 14.900 vota. Flet-vota e mbështetur nga qeveria e ND (DAP) doli e dyta me 25,40%, ndërsa ai i PASOK-ut socialdemokrat (PASP) doli i treti me 11,22%. Forca të tjera që vijnë nga SYRIZA, gjithashtu socialdemokrate, mblodhën vetëm 0,54%.

athina-fititikes-03

Në deklaratën e tij, Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Thodhori Koçandis, theksoi ndër të tjera:

«Në zgjedhjet studentore, mijëra të rinj dhe të reja morën frymë dhe shpresë me fitoren e Panspudastiki K.S. për të 5-tin vit radhazi, duke lënë grupin qeveritar, DAP, në vendin e dytë.

Studentët dhe studentet mbajtën qëndrim për gjithçka që ndodh në studimet dhe jetën e tyre, duke ndëshkuar qeverinë dhe politikën e saj. Ata forcuan zërin e tyre për një Universitet të hapur ndaj dijes dhe kërkesave, e të mbyllur ndaj funksionimit të bizneseve, studimeve për luftërat dhe autoritarizmit shtetëror. Mesazhi është i qartë: Qeveria të mos guxojë të rishikojë nenin 16 të Kushtetutës*, gjë që do të çojë në zhvlerësimin e diplomave, barazimin e tyre me kolegjet private dhe përgjithësimin e tarifave të shkollimit.

(…)Studentët i kthyen shpinën edhe një herë DAP-it qeveritar. PASP, që është dega e PASOK-ut, mbetet në përqindje të ulëta, por "shkëlqeu" në antikomunizëm dhe mbështetjen e politikës qeveritare, me shembull tipik mbrojtjen e rishikimit të nenit 16. SYRIZA dhe parti të ndryshme personale dëshmuan se sa larg janë nga proceset e gjalla të rinisë, pasi nuk arritën të kenë asnjë kandidat në të gjithë Greqinë.

Anëtarët dhe miqtë e KNE, mijërat e kandidatëve me Panspudastiki K.S., marrim përgjegjësinë e madhe për t'iu përgjigjur besimit të mijëra studentëve, për të ringjallur shoqatat studentore dhe që lëvizja studentore të kalojë në kundërsulm! Për të forcuar bashkërendimin e studentëve me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) në rrugën e përplasjes dhe përmbysjes!»

 

*Neni 16 i Kushtetutës Greke përcakton karakterin ekskluzivisht Publik të Universiteteve.

foititikes-ekloges-5
foit-ekloges-panteio-1