Skip to content

Njoftim i Zyrës së Shtypit të Komitetit Qendror të KKE:Për zhvillimet e luftës dhe dërgimin e forcave ushtarake në Qipro

Date:
mar 3, 2026
belharra-kimon-04

Zhvillimet dramatike të fundit në Qipro dhe në vende të tjera të rajonit, bëjnë të domosdoshme që Greqia të tërhiqet menjëherë nga zjarri i luftës i ndezur nga SHBA dhe Izraeli me sulmin e tyre ushtarak ndaj Iranit.

Përkundrazi, qeveria greke jo vetëm që nuk i tërheq forcat ushtarake greke që ndodhen në Arabinë Saudite dhe në Detin e Kuq, por njofton edhe dërgimin e fregatave dhe avionëve luftarakë grekë, duke shkallëzuar hap pas hapi pjesëmarrjen e Greqisë në kasaphanën e luftës.

Preteksti se kjo bëhet për mbrojtjen e "sigurisë së Qipros" është edhe një gënjeshtër tjetër gjigante dhe e paturpshme. Roli i forcave ushtarake greke në Qipro do të jetë mbrojtja e bazave ushtarake britanike në ishull dhe e infrastrukturave të tjera të NATO-s, të forcave që kanë përgjegjësi për pushtimin turk.

Në të njëjtën kohë, pranimet cinike të zëdhënësit të qeverisë për përfshirjen e Greqisë nën "ombrellën bërthamore" të Francës dhe për rreziqet me të cilat përballen grekët në Lindjen e Mesme, mes tyre edhe personeli i baterisë «Patriot» në Arabinë Saudite, përbëjnë një pranim të mbështetjes së planeve shkatërruese të SHBA-NATO-s në rajon me çdo kosto.

Për aq sa qeveria e ND, me neglizhimin e partive të tjera, vazhdon të sigurojë baza ushtarake dhe infrastruktura të tjera si pikë nisjeje lufte, për aq sa birëson pretekstet qesharake të SHBA dhe Izraelit për sulmin e tyre kriminal ndaj Iranit, po aq realitet bëhet rreziku që populli grek të bëhet objektiv hakmarrjeje.

Në këto orë të vështira askush nuk mund të bëjë sikur nuk kupton!

Tani kërkohet një kryengritje popullore për të mbyllur të gjitha bazat ushtarake nga Suda e Kretës, deri në Aleksandrupoli dhe Larisa, të tërhiqet bateria raketore «Patriot» nga Arabia Saudite dhe të kthehen të gjitha fregatat dhe avionët F-16 që ndodhen në rajon.
Lufta e imperialistëve nuk është lufta jonë. Interesi i popullit grek është të forcojë luftën për shkëputjen e Greqisë nga lufta.

 

ATHINË 02/03/2026

ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)