Skip to content

Përgjigje kundër histerisë antikomuniste të Parlamentit Europian

Date:
nën 16, 2017
papadakhs

"Popujt, tashmë të mësuar, do ta gjejnë përsëri rrugën e tyre. E ardhmja e botës është socializmi - komunizmi".

Përgjigje vendimtare ndaj antikomunizmit vulgar të përfaqësuesve politikë të kapitalit lëshoj Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në diskutimin për Revolucionin e Tetorit, sot në Seancën Plenare të Parlamentit Europian në Strasburg. Eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Kostas Papadhakis në fjalimin e tij theksoj si më poshtë:

"Mbrojmë socializmin, i cili për pak vjet zgjidhi probleme të mëdha të cilat mbeten të pazgjidhura në kapitalizëm. Zhduki  papunësinë, shfrytëzimin. I bëri të njohur popujve se çdo të thotë punësim të përhershëm dhe të qëndrueshëm me të drejta, shëndetësi dhe arsim falas për të gjithë, strehim shumë të lirë, siguri për të ardhmen.

Sistemi shfrytëzues që ju mbroni do të thotë punësim galere, radha me të papunë, pasiguri të përhershme, ankande-konfiskime, njerëz që kërkojnë ushqim në plehra.

Në socializëm popujt jetuan në mënyrë paqësore për dekada të tëra. Sistemi juaj kullon gjak nga krimet e luftërave imperialiste, me Hiroshima, shtete të copëtuara, refugjatë.

Socializmi fitojë mbi përbindëshin e fashizmit në luftën e Dytë Botërore dhe fashizmi është pjella e kapitalizmit. Demokracia që ju na tregoni është diktatura e monopoleve.

Balta që hidhni , antikomunizmi, ndalimet që bëjnë avokatët dhe apologjetët e kapitalizmit tregojnë frikën e tyre. Popujt, tashmë të mësuar, do ta gjejnë përsëri rrugën e tyre. Sistemi juaj i kalbur është e vjetra.

E ardhmja e botës është socializmi - komunizmi".

 

GRUPI EUROPARLAMENTAR I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

15/11/2017