Skip to content

KKE PËR TRAGJEDINË ME DHJETËRA EMIGRANTË TË MBYTUR:Populli të revoltohet kundër një "normaliteti" me të vdekur në Evros dhe detin Egje

Date:
qer 15, 2023
karavi_pylos-02

Të mërkurën 14/6, sapo u bë e ditur tragjedia e anijes së mbytur në të cilën humbën jetën të paktën 79 emigrantë, ndërsa sipas informacioneve qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur, një delegacion i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i kryesuar nga Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas shkoi në qytetin e Kalamatës nga ku kryhen operacione. Prej aty, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE deklaroi si mëposhtme:

 

«Fatkeqësisht, kjo është me të vërtetë një tragjedi e papërshkrueshme. Mbytja e re vdekjeprurëse jashtë Pylos, me dhjetëra të vdekur e qindra, për fat të keq, të zhdukur, nga sa më informuan, erdhi sot për t'iu shtuar gjithë këtyre anije-mbytjeve, të bashkënjerëzve tanë të vdekur, që i vajtojmë prej vitesh në detin Mesdhe, në detin Egje dhe, për fat të keq, në një tragjedi të pafundshme. Sot ne gjendemi këtu dhe në realitet, në ditët kur njëkohësisht po diskutohet dhe përshpejtohen procedurat për ndryshimin e Paktit të BE-së në raport me refugjatët dhe azilin, diçka që nënkupton dhe varrosjen përfundimtare të Konventës së Gjenevës për refugjatët, me pasoja të papërshkrueshme dhe me intensitet të represionit. Dhe, sigurisht, me hapjen e “oreksit” të mëtejshëm të rrjeteve kriminale të trafikantëve, të cilët i sjellin refugjatët në këto varre-uji dhe po humbasin jetën gra e fëmijë.

Ne besojmë se populli grek, me ndjeshmërinë që ai ka, rinia greke me solidaritetin që ajo ka dhe e ka treguar këtë gjithë këto vite, nuk duhet ta ndiejë si një “normalitet” këtë krim të vazhdueshëm në detet Egje dhe Mesdhe. Lufta e të gjithëve ne duhet të forcohet, për të ndalur luftërat e padrejta imperialiste, për të ndalur ndërhyrjet ushtarake dhe pushtimet e shteteve, për të ndalur gjithë këtë orgji persekutimesh politike, të varfërisë dhe urisë që i çon njerëzit të emigrojnë, për të gjetur një fat më të mirë dhe përfundojnë në varrin prej uji të detit Mesdhe.

Parulla «O fitimet e tyre, o jetët tona» është koherente si kurrë më parë dhe ne i përgjigjemi qartë: Ne jemi me jetët e njerëzve».

 

 

Njëkohësisht, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në njoftimin e saj për tragjedinë e re, thekson:

Anije-mbytja e re me shumë njerëz të çrrënjosur të mbytur në Pylos i vjen në shtim listës barbare të përgjakshme të dhjetëra anijembytjeve të ngjashme në detet Mesdhe dhe Egje çdo vit. Deri më tani, numri i të vdekurve është me dhjetëra, me shifra vazhdimisht në rritje. Zbulohet se, në bazë të së dhënave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, numri i njerëzve të çrrënjosur nga vendet e tyre që kanë vdekur ose janë zhdukur në detin Mesdhe tashmë arrin për gjysmën e vitit 2023, në 1.037 njerëz, ndërsa vitin e kaluar ky numër arriti afërsisht në 2.400 njerëz!!!

Në të njëjtën kohë, shtabet e BE-së dhe e qeverive borgjeze gjenden në negociata të ethshme për Paktin e Ri të BE-së për Migracionin dhe Azilin, siç shprehet kjo edhe në vendimin e fundit të Këshillit të disa ditëve më parë në Luksemburg. Qeveritë e të ashtuquajturave Shtetet e Para Pritëse të Refugjatëve, si Greqia dhe Italia, kanë një rol udhëheqës në to. Pakti i ri i propozuar i vendos vulën varrosjes së Konventës së Gjenevës për Refugjatët dhe sinjalizon intensifikimin e mëtejshëm të represionit në kurriz të këtyre njerëzve që çrrënjosen nga vendi i tyre.

Politika e intensitetit të represionit me Frontex, gardhet e dukshme e të padukshme, izolimi në kampe moderne të përqendrimit, deportimet dhe listat e papranueshme të vendeve të ashtuquajtura "të sigurta", është ajo që rit aktivitetin e rrjeteve të trafikantëve dhe i shtyn njerëzit e çrrënjosur në udhëtime terrori.

I bëjmë thirrje popullit grek të revoltohet kundër “normalitetit” të lajmeve të përditshme për të vdekur e të zhdukurit në Evros dhe detin Egje. Të forcojë luftën e tij kundër përfshirjes së Greqisë në planet imperialiste dhe në luftëra, të cilat bëhen për fitimet e grabitësve imperialistë dhe shkaktojnë vdekjen dhe çrrënjosjen e miliona njerëzve. Të pretendojë mbrojtjen thelbësore të këtyre njerëzve të çrrënjosur dhe heqjen e gjithë kuadrit-ligjor të padrejtë të represionit ndaj tyre.

Në dilemën «O fitimet e tyre, O jetët tona», përgjigja edhe këtu është vetëm Një: Jetët e njerëzve!

 

15.06.2023

patra_kne-01
migration_greece-09
syntagma_kne-17
koyts_kalamata-07
kalamata_kinit_koyts-05