Në rrugët e luftës dolën më 21 tetor si mjekët e spitaleve publike, ashtu edhe pensionistët. Konkretisht, mjekët e spitaleve realizuan një tubim proteste në kuadër të grevës së tyre 24-orëshe përpara Ministrisë së Financave, e cila ishte e rrethuar nga forca të shumta policore të FNSH (MAT). Ata kërkuan shëndetësi publike dhe falas për të gjithë, rroga që mundësojnë një jetë me dinjitet, si dhe plotësimin e plotë me personal dhe financim shtetëror për spitalet publike. Në tubimin e protestës morën pjesë deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Afrodhiti Ktena dhe Jorgos Labrulis.
Me parullën «Jepni para për Shëndetësinë dhe jo për kasaphanë e NATO-s» që oshëtinte përpara Ministrisë së Shëndetësisë, pensionistët e zonës së Atikës kërkuan Shëndetësi me të vërtet falas, kujdes mjekësor dhe barnash, punësime mjekësh e personalit infermieror, si dhe rihapjen e njësive spitalore e infermierore që janë mbyllur. Në krah të pensionistëve mori pjesë Hristo Kacotis, anëtar i Komitetit Qendror dhe deputet i KKE.




