Skip to content

Pyetje e Grupit Europaramentar të Partisë Komuniste të Greqisë (ΚΚΕ) në Parlamentin Europian në lidhje me persekutimet kundër komunistëve të rinj nga Serbia

Date:
mar 16, 2016
zarianopoulos_

Eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Sotiri Zarianopulo, denoncoi përndjekjet kundër Rinisë Komuniste të Jugosllavisë (SKOJ), dhe kundër rinisë së Partisë së Re Komuniste të Jugosllavisë (NKPJ), me pyetjen e tij ndaj Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështjet e Politikës dhe të Sigurisë së Jashtme, F. Mogherini. Eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) theksoi në pyetjen e tij si më posht:

"Po shtohen persekutimet kundër komunistëve të rinj nga Serbia, ndaj anëtarë të Rinisë Komuniste të Jugosllavisë (SKOJ), dhe ndaj të rinjve të Partisë së Re Komuniste të Jugosllavisë (NKPJ).

Më 23 Shkurt, në një leksion të dhënë nga M. Davenport, kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, në Universitetin e Beogradit, dy anëtarë të SKOJ ushtruan kritikë ndaj BE-së dhe ndaj planeve të qeverisë për përshtatjen e sistemit arsimor në këtë shtet me direktivat e Bashkimit Europian. Personeli i sigurimit të Universitetit i larguan me dhunë dhe i dorëzuan at tek policia të cilët i arrestuan.

Në 11 Shkurt, në një aktivitet në Beograd me temë "politika e jashtme amerikane dhe roli i SHBA-ve në zhvillimet ndërkombëtare", anëtarë të NKPJ-së dhe të SKOJ, ndërhyrën duke veshur bluza me stampë "Jashtë SHBA-të" dhe bërtitën parulla në lidhje me krimet e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999 dhe për mijëra vdekje të shkaktuara nga ajo. Personeli i sigurisë i goditën ata dhe i dorëzuan në polici.

Anëtarët e SKOJ vitin e fundit janë bërë viktima të shumë sulmeve edhe nga disa banda fashiste siç është ajo e "Aktivitetit Serb" duke patur si objektiv në njërën prej këtyre sulmeve Sekretarin e Parë të SKOJ, Aleksander Denic, i cili u arrestua për shkak se ai mbrojti veten e tij dhe u zvarrit në gjyqe për këtë.

Pyetet Përfaqësuesja e Lartë:

Çfarë pozicioni mban Komisioni në lidhje me terrorin dhe represionin shtetëror dhe persekutimet anti-komuniste kundër kuadrove të SKOJ, si dhe dhe për sa i përket kërkesës për aktivitet të lirë dhe të papenguar politik masiv të komunistëve dhe të lëvizjes punëtore – popullore?"

12/03/2016                                              GRUPI EUROPARLAMENTAR I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)