Qeveria e ND u gjend edhe një herë në anën e gabuar të historisë, kur pas 33 vitesh abstenoi nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën e Kubës që kërkon fundin e bllokadës imperialiste. Qëndrimi i saj është i turpshëm dhe i papranueshëm! Së bashku me një grusht shtetesh të tjera, ajo u rreshtua me fushatën e SHBA kundër rezolutës së Kubës, ndërsa kjo e fundit u miratua nga një shumicë e madhe prej 130 vendesh në Asamblenë e Përgjithshme.
Zgjedhja e qeverisë së ND është edhe një element tjetër i implikimit në planet imperialiste të SHBA dhe NATO kundër popujve, në një moment kur po përforcohen kërcënimet e qeverisë Trump, madje edhe për ndërhyrje ushtarake kundër Kubës.
Qëndrimi i saj e bën atë bashkëfajtore në krimin e vazhdueshëm të bllokadës, i cili u shkakton vuajtje dhe privime të mëdha popullit kuban, si dhe shtron rrugën për pranimin e preteksteve dhe mbështetjen e një ndërhyrjeje të mundshme imperialiste, të një krimi të ri.
Për fat të keq për qeverinë e ND, populli grek ushqen ndjenja të thella dhe të gjera miqësie e solidariteti për popullin heroik të Kubës, i cili u reziston për më shumë se 60 vjet bllokadës barbare dhe kërcënimeve të SHBA.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të vazhdojë të jetë në krye dhe të shprehë solidaritetin e saj të konkret ndërkombëtar me Revolucionin Kuban dhe popullin e tij, si dhe të dënojë agresivitetin imperialist në të cilin tashmë po kontribuon edhe qeveria greke.
ATHINË 29/10/2026
ZYRA E SHTYPIT E KQ TË KKE
