1 . Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste të Greqisë, duke analizuar ecurinë e viteve të fundit të grupit «E Majta e Bashkuar/E majta e Gjelbër Veriore» (GUE/NGL), dhe të dhënat që rezultojnë nga përbërja e parlamentit Europian pas eurozgjedhjeve, vendosi që deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë të mos bëjnë pjesë në asnjë grup parlamentar të Parlamentit Europian. Komiteti Qendror vë në dukje se angazhimi themelor, që ka ndërmarrë Partia Komuniste e Greqisë ndaj popullit grek, është që të zbuloj planet anti-popullore që sajohen në BE dhe mbi të gjitha të kontribuojë, në mënyrë që të forcohet lufta e popujve kundër BE-së imberialiste, me qëllim socializimin e monopoleve, shkëputjen nga BE-ja, që të arihet nga popujt pushteti i tyre. Ky angazhim nuk mund të shërbehet me pjesëmarrjen e eurodeputetve të Partisë Komuniste të Greqisë në grupe politike, të cilat kanë si linjë kryesore zbukurimin dhe mbeshtetjen e BE-së.
2. KKE deri kohët e fundit ka marrë pjesë në grupin E Majta E Bashkuar/E Majta e Gjelbër Veriore (GUE/NGL). Pjesëmarrja e Partisë në këtë grup që nga viti 1994, në kushte të ndryshme nga sot, u diktua nga nevoja për të lehtësuar ndërhyrjen e eurodeputetëve të Partisë Komuniste të Greqisë në Europarlament dhe shfrytëzimin e disa mundësive që ekzistonin për koordinim me PK të tjera. Që në fillim themelimi i GUE/NGL u bë në bazë Konfenderale, pa ndonjë platformë të përbashkët ideologjike ose konvergjencë programore, duke ruajtur autonominë ideologjike e secilës parti dhe konsultim për çështje teknike, që i përkasin ndërhyrjeve në europarlament. Në të gjithë këto 20 vite dhe më me intensivitet pas krijimit të Partisë të së Majtës Europiane (PME) ekzistonte, brënda GUE/NGL, një luftë e vazhdueshme e Partisë Komuniste të Greqisë me forcat që mernin pjesë në Partinë e së Majtës Europiane, të cilat kërkonin që të imponojnë qëndrimet e tyre, si pozita të Grupit, ndërkohë që në çdo rast përpiqeshin të shkelnin karakterin Konfederal të Grupit. Në këtë perpjekje udhëheqëse ishin partitë e PME-së dhe sidomos Die Linke e Gjermanisë dhe SYRIZA.
3. Kjo gjëndje dhe situatë është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit. Konkretisht: Karakteri Konfederal i GUE/NGL ka ndryshuar në praktik, sepse partitë e PME-së me linjë të përbashkët, të grupuara, flasin në komisione dhe në seancat plenare bazuar në një platformë të përbashkët, duke shfaqur qëndrimet politike të PME-së si pozicione të GUE/NGL. Situata përkeqësohet përderisa BE-ja, në kuadrin e reaksionarizmit të më tejshëm të saj, jep avantazh në funksionimin e europartive, që i sigurojnë forcim të mëtejshëm të Komisionit dhe të mekanizmave shumkëmshe të saj. Shfaqen sulme kundër Partisë Komuniste të Greqisë dhe u përpoqën të fshehin dhe të shtrembërojnë pozicionet e saj. Promovohen «qëndrime të përbashkëta» për çështje serioze që kanë të bëjnë me politikën e BE-së dhe zhvillimet ndërkombëtare, pavarësisht se grupi europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë ka kundështuar, këto qëndrime fshihen. Me metoda përgatitet bashkëpunimi i GUE/NGL me grupet politike të Socialistëve dhe të Gjelbërve për të formuar gjoja «bllok të majtë», diçka që doli edhe nga qëndrimet e kandidatit për president të PME-së për Komisionin, Al. Cipra. Gjithashtu në europarlament u nënshkruan, për çështje shumë serioze, rezoluta të përbashkëta, me përfshirjen akoma edhe të Partisë Popullore Europiane dhe Liberalëve (p.sh. Rezolutën e Përbashkët mbi Kuadrin Financiar shumëvjeçar 2014-2020). Forca të GUE/NGL, si Die Linke e Gjermanisë, marin pjesë në fushatën anti-komuniste të BE-së, në falsifikimin e së vërtetës historike, në barazimin anti-historik të komunizmit me fashizmin, në shpifje mbi ndërtimin socialist dhe arritjeve të klasës punëtore.
4 . Gjatë gjithë ketyre viteve grupi europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë kundërluftoi këto opsione të rrezikshme. Luftoi kundër qëndrimeve të papranueshme të partive dhe deputetve, që marin pjesë në GUE/NGL dhe që mbështetën luftën në Libi, ndërhyrjen e BE-së në Republikën e Afrikës Qendrore, në punët e brendshme të Sirisë apo në fushatën minuese kundër Kubës, që nuk e dënuan ndërhyrjen e BE-së në Ukrainë. Kundërluftoi opsionet e PME-së se mund të ekzistojë një menaxhim pro-popullor i krizës, duke qëndruar në pushtet monopolet. U përplas me qëndrime që zbukurojnë natyrën imperialiste të BE-së dhe argumentojnë se kjo bashkësi monopolesh mund të bëhet një bashkësi pro popujve. Megjithatë, dhe pavarësisht nga përpjekjet e Partisë Komuniste të Greqisë, GUE/NGL përdoret si një mjet i PME-së. Të gjitha këto kanë si përfundim formimin e një situate krejtësisht negative dhe kushte të reja që vështirsojnë objektivisht pjesëmarrjen tonë në GUE/NGL. Pjesmarrja e Partisë Komuniste të Greqisë në një Grup, në të cilin dominojnë këto forca, do të ishte pengesë për pavarësinë ideologjike, politike dhe organizative të Partisë në europarlament, për të promovuar strategjinë në favor të klasës punëtore dhe shtresave popullore në vendin tonë dhe në Europë, për rindërtimin e lëvizjes komuniste në Europë. Njëkohësisht që, po të vazhdohej pjesëmarrja e Partisë Komuniste të Greqisë në GUE/NGL do të përdorej si alibi e «majtë» për imponim të politikës oportuniste dhe socialdemokrate të partive që veprojnë në favor të BE-së dhe që pranojnë barbarizmin kapitalist.
5 . Mospjesmarrja e eurodeputetëve të Partisë Komuniste të Greqisë në një nga grupet politike konkrete që ekzistojnë, si dhe kuadri i ngusht i funksionimit të europarlamentit, nuk mund të pengojnë ndërhyrjen e Partisë Komuniste të Greqisë. Eurodeputetët e Partisë Komuniste të Greqisë do vazhdojë, pa asnjë angazhim, luftën për interest dhe të drejtat e klasës punëtore, të shtresava popullore, dhe në kontrast me BE-në dhe politikën e saj, duke iu kundervënë barbarizmit kapitalist dhe duke siguruar pavarsinë, aktivitetin më efektiv ideologjik-politike të Partisë Komuniste të Greqisë. Do të vazhdojnë të zbulojnë natyrën e BE-së, si dhe rolin e dëmshëm të partive që përblidhen në PME, të partive që kanë braktisur luftën kundër BE-së dhe përmbysjen e pushtetit të kapitalit në vendin e tyre dhe në përgjithësi. Këto forca, me politika zbukuruese për BE-në, me qëndrimin e tyre pro-monopolist në lëvizje, me pjesëmarrjen e tyre në qeverira anti-popullore (Itali, Francë, në qeveri lokale në Gjermani, Spanjë), jo vetëm që nuk kontribuan aspak për promovimin e interesave popullore, por çuan në integrim dhe sbrapsje lëvizjen punëtore-popullore në vendet e tyre.
6 . Partia Komuniste e Greqisë do të vazhdojë e palodhur përpjekjet për rindërtim e lëvizjes komuniste, zhvillimin e marrëdhënieve të dypalëshe me Partitë Komuniste që përfaqësohen në europarlament, me dhjetra Parti Komuniste në Europë dhe në botë. Do të jape presencen e saj luftarake në Takimet Ndërkombëtare dhe Rajonale dhe do të forcojë punën e saj në kuadrin e INICIATIVËS të 29 Partive Komuniste dhe Punëtore në Europë, kundër Bashkimit Europian, partive dhe politikave të saj, për zhvillimin e veprimit të përbashkët për interesat e popujve.
K.Q i Partisë Komuniste të Greqisë
03/Qershor/2014
