Skip to content

Shpresa dhe progresi gjenden në luftën me KKE

Date:
maj 29, 2026
κολαζ

Jeta politike në Greqi po fillon të lëvizë në ritme parazgjedhore, pavarësisht vërtetimeve të qeverisë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të mandatit të saj, në pranverën e vitit 2027. Ditët e fundit u shfaqën dy parti të reja:

Njëra, me emrin «Shpresa për Demokraci», u themelua nga M. Karistianu, e cila u bë e njohur në Greqi si nëna e një prej viktimave të krimit hekurudhor në Tempi. Kjo parti, e cila është e përqendruar rreth një individi, flet në mënyrë të paqartë dhe pa parime klasore për "drejtësi", "transparencë", "demokraci" dhe "pavarësi", duke lëvduar ligjshmërinë borgjeze dhe institucionet e BE-së, ndërsa që në fillim u lidh me qarqe fetare, duke shprehur madje edhe qëndrime reaksionare.

Partia tjetër, gjithashtu e përqendruar rreth një individi, u themelua nga A. Cipra, ish-kryeministër dhe udhëheqës i partisë socialdemokrate “SYRIZA”, e cila së bashku me partinë e ekstremit të djathtë ANEL qeverisi Greqinë në periudhën 2015-2019 për llogari të kapitalit të madh. Themelimi i partisë së re të socialdemokracisë, me emrin «Koalicioni i Majtë Grek», që ringroh propozimin politik të "së majtës qeverisëse", ka çuar në trazira të mëdha të brendshme si në SYRIZA, ashtu edhe te partia "E Majta e Re", të cilat rrezikojnë të shpërbëhen, ndërsa shqetëson edhe polin klasik të socialdemokracisë në Greqi, PASOK-un.

Në mes të kësaj klime politike foli këto ditë Dh. Kucubas, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në një tubim në qytetin Menidhi (një qytet popullor i Athinës), duke vënë në dukje se: «Qeveria e ND-së dhe partitë sistemike të opozitës grinden çdo ditë se kush është më i aftë të garantojë zhvillimin. ND dhe Micotakis kërkojnë "stabilitet politik". Domethënë, të vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur në karriget e tyre, si kusht për këtë, ndërsa PASOK-u, Cipras dhe të tjerët i dëgjojmë të kërkojnë "ndryshim politik", gjë që nuk do të thotë aspak ndryshim i politikës.»

Duke u ndalur veçanërisht në rolin e opozitës, Dh. Kucubas vuri në dukje se ekziston, «opozita e përshtatshme që voton së bashku me qeverinë e ND projektligje dhe direktiva të Bashkimit Europian, që "çojnë dolli" në nder të BE, NATO, SHBA dhe aleatëve të tyre Izraelitë. Ata që nuk thonë asnjë fjalë për përfshirjen e rrezikshme ushtarake të vendit në luftë dhe që -mbi të gjitha- u shërbejnë interesave të së njëjtës klasë, klasës së kapitalistëve, të shfrytëzuesve të djersës së popullit tonë.»

Ai shtoi për partitë e përqendruara te një individ: «Me një lider në rolin e «Mesisë» që i "ka të gjitha zgjidhjet e problemeve", mjafton që populli të ngrihet nga divani vetëm një herë në katër vjet, t'i japë votën atyre dhe pastaj të ulet përsëri dhe të shikojë masakrimin e tij. Kemi parë dhe do të shohim mjaft «Mesia» të tillë këto ditë, sidomos në ditët që po vijnë.»

koutsoumpas-syskepsi-menidi-5
koutsoumpas-syskepsi-menidi-8

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, duke iu referuar rolit të Partisë, shtoi: «Nga KKE nuk do të dëgjoni gjëra të tilla. Ne besojmë se vetë populli, në bashkë-veprim me KKE, ka forcën të bëhet vetë protagonist i zhvillimeve, të përmbysë gjithçka, mjafton që ai ta vendosë.»

Dh. Kucubas iu referua në mënyrë të detajuar problemeve që përjetojnë punëtorët në lagjet popullore dhe shtoi: «Çfarëdo problemi që të shqyrtojmë, rezulton i njëjti përfundim: Kjo rrugë zhvillimi, rruga kapitaliste, vet ky shtet armiqësor për popullin tonë, ky sistem i mjerueshëm, nuk janë të destinuara për t'u shërbyer nevojave të shumicës, punëtorëve, popullit. Janë ndërtuar për t'u shërbyer fitimeve të pakicës, dhe për ta arritur këtë, ngrenë vazhdimisht pengesa të pakapërcyeshme para popullit dhe rinisë, në përpjekjen e tyre për të jetuar ashtu siç u takon dhe siç do të mundeshin të jetonin.

Gjatë këtyre 7 viteve të fundit, këtë politike ka marrë përsipër të shërbejë -dhe madje me fanatizëm- qeveria e ND, e Micotakis, pasi mori stafetën nga të mëparshmit, të cilët në mënyrë të pacipë nxorën në tregun e shitjes shpresat e popullit.

Prandaj, është e justifikuar zemërimi i një pjese të madhe të popullit ndaj kësaj qeverie, si dhe kërkesa e tij që ajo të largohet. Por bashkë me të duhet të largohet edhe vetë politika e saj (...) Edhe brenda partisë së ND dhe në parti të tjera që presin, janë të gatshëm të vazhdojnë të njëjtën vepër antipopullore, pavarësisht fjalëve të tyre parazgjedhore tani që janë ende në opozitë.

Ne, siç kemi bërë gjithmonë, ju shikojmë drejt e në sy dhe ju themi se kjo situatë që po jetojmë nuk rregullohet me disa meremetime dhe gjoja zbukurime. Nuk do të ketë përmirësim thelbësor në jetën e popullit as me reformat që po përgatit qeveria e ND, as me një ndryshim të thjeshtë të administratorit të kësaj barbarie.

Shteti që ekziston për t'i shërbyer padrejtësisë dhe shfrytëzimit nuk do të bëhet kurrë "shtet i së drejtës", siç thonë të gjithë ata. Përkundrazi, do të bëhet gjithnjë e më agresiv ndaj popullit, veçanërisht tani që rivalitetet e tyre dhe qorrsokaket e këtij sistemi kanë nxjerrë thikat nga këllëfët në nivel ndërkombëtar.

BE-ja e lobeve të korrupsionit, e monopoleve dhe e luftës, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë garantues i "drejtësisë" dhe i të drejtave tona! Ajo do të bëhet edhe më shumë antipopullore, veçanërisht tani që po humb terren në kuadrin e konfliktit të madh SHBA - Kinë për supremacinë globale.

Shfrytëzuesit dhe viktimat e shfrytëzimit nuk do të kenë kurrë interesa të përbashkëta. Ndërkaq, populli i Menidhit, me qindra industri, e njohin shumë mirë se nga kush prodhohet pasuria dhe kush e përfiton në fund këtë pasuri. Prandaj nevojiten menjëherë ndryshime rrënjësore, një rrjedhë tërësisht ndryshe për vendin, me popullin me të vërtet në pushtet.

Aty gjendet perspektiva, shpresa, progresi. Për të përmbushur të gjitha nevojat bashkëkohore të popullit, kusht i domosdoshëm është pronësia shoqërore mbi mjetet e prodhimit të pasurisë dhe planifikimi qendror shkencor i ekonomisë, shërbimeve dhe jetës shoqërore. Me punëtorët, me popullin grek të ndodhen në thelbin e drejtimit të pushtetit.

Një program të tillë e ka vetëm KKE, dhe këtë ia paraqet hapur popullit. Kjo është ajo që i lejon asaj të përbëjë edhe sot, së bashku me lëvizjen punëtore - popullore, të vetmen opozitë punëtore - popullore ndaj qeverisë së ND, si brenda Parlamentit ashtu edhe jashtë tij.

Po, luftërat e popullit dhe aksioni i KKE ishin të vetmit kundërshtar real të qeverisë gjatë gjithë viteve të kaluara, kur të gjithë të tjerët i jepnin mbështetje dhe alibi! Këto luftëra, ky aksion i KKE ishin ato që e bllokuan qeverinë, që anuluan propagandën e saj, dhe që i shkaktuan asaj mjaft humbje të hidhura.

Tani pra është koha të fuqizohen luftërat e popullit, organizimi dhe aksioni përmes organizatave të lëvizjes, bashkimi i shtresave më të gjera të saj me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).

Nuk është pikënisja politike e secilit punëtor dhe secilës punëtore ajo që luan rolin përcaktues, por vetë pozita e tyre në shoqëri, pozicioni i tyre klasor, nëse heqin të njëjtat vështirësi, nëse të gjithë kemi interes objektiv nga propozimi politik dhe aksioni i KKE.

Le të lëmë pas hezitimet dhe iluzionet. Le të shtrëngojmë fort duart dhe të ecim së bashku në rrugën e vështirë, të përpjetë, por në të njëjtën kohë të vetmen rrugë shpresëdhënëse për popullin, rrugën e luftës dhe të përmbysjes.

Deri në fitoren përfundimtare të popullit tonë!

Deri sa të lindë drita e një shoqërie vërtet të re, një shoqërie të lumtur, pa shfrytëzim të njeriut nga njeriu, me popullin grek zot të vërtetë në vendin tonë të bukur.

Partia Komuniste e Greqisë është këtu, më e fortë, më me përvojë, e palëkundur në çdo sprovë, e gatitur në thirrjen e Historisë, për socializmin!

koutsoumpas-syskepsi-menidi-2
koutsoumpas-syskepsi-menidi-12