Skip to content

Takim Mbarëkombëtar i PAME

720 organizata sindikale iu përgjigjën thirrjes: «Asnjë sakrificë për luftën dhe përfitimet e tyre - Organizim dhe luftë në rrugën e përmbysjes»
Date:
pri 6, 2026
panelladiki-siskepsi-pame-47

Takimi më i madh mbar-punëtor i organizuar ndonjëherë në Greqi u realizua me sukses të shtunën, më 4 prill, në Athinë. Aty morën pjesë mbi 2.000 sindikalistë, duke përfaqësuar 720 organizata sindikale nga e gjithë Greqia, duke iu përgjigjur thirrjes: «Asnjë sakrificë për luftën dhe fitimet e tyre - Organizim dhe luftë në rrugën e përmbysjes».

Në takim mori pjesë pjesa më e gjallë dhe militante e lëvizjes punëtore -sindikale të Greqisë, sindikatat dhe sindikalistët që japin beteja të mëdha klasore kundër punëdhënësve dhe shtetit borgjez, që klasa punëtore të marrë frymë, të dalë në skenë përballë politikës së fitimit që kryen krime çdo ditë në vendet e punës, që dërmon pagat, pensionet, të drejtat e punës dhe ato popullore, dhe që sot e zvarrit popullin drejt luftës shkatërrimtare.

Përmes një procesi të gjallë u shkëmbye përvojë e çmuar nga beteja për organizimin e luftës kolektive të punëtorëve përmes shoqatave, Qendrave të Punës dhe Federatave, nga hapat e rëndësishëm që po hidhen dhe që tregojnë në praktikë mundësitë që lëvizja punëtore të riorganizojë forcat e saj, të përmirësojë bilancin e forcave dhe të kalojë në kundërsulm!

Në Takim Mbarëkombëtare të PAME (Frontit Militant Mbar-punëtorë) u dërgua një mesazh i fuqishëm i solidaritetit internacional dhe i luftës së përbashkët të punëtorëve në nivel ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e delegacioneve të organizatave sindikale nga e gjithë bota. Në mbledhje morën fjalën dhe përshëndetën: Babi Kiricis, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Sindikatave (WFTU), Kamel Hamid, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Përgjithshëm të Punëtorëve Palestinezë, Mohamed Jaha, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Sindikatave Palestineze dhe Pedro Eusse, Sekretar i Përgjithshëm i Konfederatës së Bashkuar të Punëtorëve të Venezuelës (CUTV). Gjithashtu morën pjesë përfaqësues të sindikatave nga Qipro, Turqia, Italia, Spanja dhe Gjermania.

Takimi Mbarëkombëtare i PAME u përfundoi me zgjedhjen e Sekretariatit të ri të PAME.

 

panelladiki-siskepsi-pame-62
panelladiki-siskepsi-pame-83
panelladiki-siskepsi-pame-67