Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, u takua më datën 21/10 në selinë e Komitetit Qendror të KKE me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Turqisë (TKP), Kemal Okujan. Në takim morën pjesë gjithashtu Jorgos Marinos, anëtar i Byrosë Politike të KQ dhe deputet, si dhe Ari Evangjelidhis, anëtar i KQ dhe i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime dhe u krye një informim mbi zhvillimet në të dyja vendet dhe në nivel ndërkombëtar, si dhe mbi ecurinë e marrëdhënieve greko-turke. Përveç kësaj, u shpreh solidariteti ndërkombëtar mes dy partive dhe ndërhyrja e tyre në favor të së drejtave popullore, ndërsa u konfirmuan marrëdhëniet miqësore-shoqërore dhe vazhdimi i bashkëpunimit të tyre për miqësinë e popujve, kundër barbarisë së sotme që lind luftëra, varfëri dhe shpërngulje refugjatësh.


