Më 2 Tetor në Bruksel u zhvillua me iniciativën e KKE (Partisë Komuniste të Greqisë), Takimi me titull «Europa 100 vjet mbas luftës së parë botërore. Kapitalizëm: Krizë, fashizëm, luftë. Lufta e partive komuniste dhe punëtore për Europën e socializmit, paqes, drejtësisë sociale».
Në këtë takim morën pjesë 32 parti komuniste dhe punëtore nga vende të ndryshme të Europës : Partia Komuniste e Shqipërisë, Partia e punës Belgjikës, Partia e Komunistëve Bullgare, Partia e Re Komuniste e Britanisë, Bashkimit i Komunistëve Revolucionar e Francës, Poli I Rilindjes Komuniste e Francës, Partia Komuniste Gjermane, Partia Komuniste e Bashkuar e Gjeorgjisë, Partia Komuniste e Danimarkës, Partina Komuniste në Danimarkë, Partia Komuniste e Greqisë, Partia e Punës e Irlandës, Partia Komuniste e Popujve të Spanjës, Partia Komuniste e Italisë, Partia e Re Komuniste e Hollandës, Partia Progresive e Popullit Punëtor (AKEL ) Qipro, Partia Socialiste e Letonisë, Fronti Socialist Popullor i Lituanisë, Partia Komuniste e Luksemburgut, Partia Komuniste e Norvegjisë, Partia e Punës e Hungarisë, Bashkimi i Komunistëve të Ukrainës, Partia Komuniste e Polonisë, Partia Komuniste Portugeze, Partia Komuniste e Rumanisë, Partia Komuniste e Federatës Ruse, Partia Komuniste Punëtore e Rusisë, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, Partia e Re Komuniste e Jugosllavisë, Partisa Komuniste e Suedisë, Partia Komuniste e Bohemisë - Moravisë, Partia Komuniste e Turqisë.
Fjalën hyrëse në mbledhje e bëri Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm KQ të KKE dhe më pas vazhdoi shkëmbimi i pikëpamjeve dhe përvojës të Partive Komuniste për zhvillimet dhe aktivitetet e tyre.
Më poshtë vazhdon teksti i fjalimit të Dh.Kucuba, dhe së shpejti ne do të publikojmë dhe përkthimin e mbylljes së punimeve.
DHIMITRI KUCUMBA: I domosdoshëm koordinimi i veprimeve të komunistëve, me linjë përmbysjeje, kundër NATO-s dhe BE-së
Fjalimi i hapjes i Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE në takim
Të dashur shokë dhe shoqe,
Edhe një herë ne jemi këtu në Parlamentin Europian, në takimin komunist Europian. Ju përshëndetje të gjithëve.
Pjesmarja e më shumë se 30 delegacioneve të partive komuniste dhe punëtore nga dhjetra vende në Europës, tregon se ky takim, që zhvillohet me iniciativën e KKE (Partisë Komuniste të Greqisë), i përgjigjet nevojës kryesore që komunistët e Europës të takohen, të diskutojnë dhe të mbajnë qëndrim mbi zhvillimet aktuale dhe me tej të koordinojnë aktivitetin e tyre kundër organizmave imperialiste, të cilat mbjellin vetëm vuajtje për popujt e vendeve tona, në përgjithësi të koordinojnë veprimet e tyre kundër barbarizmit kapitalist.
KKE do të vazhdojë të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ka në dispozicion, që të kontribuojë në këtë përpjekje. Në fund të fundit ne jemi këtu sot në sajë të faktit se Partia jonë përdori mundësitë e grupit të saj parlamentar në parlamentin Europian.
Përgënjeshtrohen në praktikë të gjithë ata, që si brenda Greqisë ashtu dhe në Europë, sugjeronin se largimi i imponuar i Partisë Komuniste të Greqisë nga Eurogrupi i GUE/NGL, -me zhvillimet negative dhe ndërhyrjes së shkallëzuar të Partisë e së Majtës Europiane (PME)- gjoja do të çonin në një tkurje dhe gjer në zhdukjen e mundësive të Partis tonë.
Ne mund t'ju vërtetojmë dhe pas përvojës të këyre pak muajve, se ka ndodhur krejt e kundërta. Eshtë forcuar ndërhyrja jonë e pavarur, prania dhe lufta jonë në të gjitha proceset brenda dhe jashtë parlamentit europian.
Të dashur shokë,
Tema e takimit të sotëm pasqyron para së gjithash ato që përjetojnë, në një mënyrë apo në tjetrën, popujt e Europës: Kriza kapitaliste ekonomike, ringjallja e rymave nacionaliste, raciste, fashiste, lufta imperialiste dhe ndërhyrje ushtarake.
Njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore dhe rreth shtatëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Europa po përjeton pasojat e epshit kapitalist për fitime, përsëri vjen në konfrontim me determinizmin e mënyrës kapitaliste të zhvillimit, të tilla si kriza ekonomike dhe pasoja tragjike të saj për punëtorët dhe shtresat e tjera popullore. Europa dhe popujt e saj vine në ballafaqim me luftën.
Sigurisht, që nga shteti në shtet shfaqja e fenomeneve ndryshon. Kështu, në qoftë se në vendin tonë shtresa të mëdha të punëtorëve përjetojnë papunësinë, përkeqësimin e rëndësishëm të nivelit të jetesës së tyre, në Ukrainë njëkohësisht gjaku rrjell. Shfaqja e ndryshëme e efekteve të kapitalizmit nga vendi në vend lidhet me zhvillimin e pabarabartë kapitalist, por në të gjithë Europën, nga fundi në fillim ai që fiton është një pjesë të vogël e kapitalistëve. Me ose pa memorandume zbatohet axhenda anti-punëtore, përkeqësohen problemet punëtore sociale. Ajo nuk është thjesht një ndarje e «shteteve të pasura» kundër «shteteve të varfra» të Europës, por një ndarje që e përshkon një divorc të thellë klasor: Dhe në vendet më të varfra të Europës ka pasuri të grumbulluar në duart e një pakice, të cilët jetojnë në mënyrë provokuese, në lidhje me pjesën tjetër të popullsisë. Si dhe në vendet e më të pasura ekziston varfëri e madhe. Punonjësit, pavarësisht nëse ata jetojnë në «vendet e varfra» ose «vendet e pasura» kanë interesa të përbashkëta, nga përmbysja e pushtetit të kapitalit, aq më shumë që kapitalizmi sot kërcënon popujt me gjakderdhje të reja në Europë.
Duke studiuar përvojën historike, ne e dimë se krizat ekonomike, të tilla si kriza e viteve 1929-1933, të çon në luftë. Në çdo krizë shtohet agresioni i kapitalit, shkatërrohen fuqi të mëdha prodhuese.
Partia jonë beson se edhe nëse ekonomia hynë në një fazë të rimëkëmbjes të kufizuar, kjo situatë mund të anormalizohet nga ndikimi i zhvillimeve në rajon, nga përkeqësimi i ecjes ekonomike në eurozonë.
Ekonomia gjermane është në rënie në tremujorin e dytë të vitit, në Itali dhe Francë është në rritje shqetësimi. Ligjet objektive të kapitalizmit nuk luajnë. Vështirësitë e sistemit kanë shkaktuar kontraste të mprehta për përzierjen e menaxhimit ekonomik, kanë ndezur reformimin e sistemit politik për të siguruar kapitalistët zgjidhje më efektive qeveritare për fuqizimin e monopoleve, për fitimet e tyre në kushtet e reja, për të vazhduar sulmin anti-popullor.
Kontradiktat midis qendrave imperialiste përkeqësohen. Dhe ky fakt është i lidhur me zhvillimet në Ukrainë, luftën ekonomike të sanksioneve të BE-Rusi, por edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Përkeqësohet dyluftimi i grupeve të fuqishme monopoliste, vendeve kapitaliste, klasave borgjeze për pjesë nga tregu, për kontrollin e burimeve natyrore, për tubacionet e gazit dhe naftës, si dhe tërësisht për kontrollin e pikave të transportit të mallrave. Është tashmë një antagonizem i pamëshirshëm mbrenda-imperialist, që me kalimin e kohës, forcohet. Tashmë përbën detyrë parësore për lëvizjen tonë, të kuptojmë se ka ndryshuar krejtësisht, për shkak të korrelacionit negativ i gjithë rrjeti i marrëdhënieve ndërkombëtare, të së drejtave ndërkombëtare, siç ishin formuar ato pas Luftës së Dytë Botërore.
Shenjat e të gjitha këtyre i përjetuam të gjithë këto 20 vitet e fundit, me seri të gjatë luftërash dhe operacione ushtarake të NATO-s, SHBA-s, BE-s në Jugosllavi dhe Irak, Afganistan dhe Libi, Siri dhe Republikën e Afrikës Qendrore, tani në Ukrainë. Kudo, domethënë, ku rrezikojnë interesat e monopoleve amerikane dhe europiane, aty ku ballafaqohen me interesat konkurruese të grupeve ruse, kineze dhe të grupeve të tjera ekonomike kapitaliste të zhvilluara.
Është një dyluftim që përfshin përdorimin e çdo mjeti, si masa diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, madje edhe mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore. Këtë dëshmon vendimi i NATO-s për të ngritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por edhe sugjerimi i saj për të krijuar në Europë të ashtuquajturit «mburoja anti-raketa», që të fitojë «avancim bërthamor» për «goditjen e parë» kundër Rusisë.
Do të dëshironim të ndalemi pak në zhvillimet në Ukrainë. KKE që fillim tregojë se ky konflikt i përgjakshëm shpërtheu me intensitet të tillë, pas ndërhyrjes së SHBA-së dhe BE-së në zhvillimet në Ukrainë, forca të cilat janë në konkurrencë të fortë me Rusinë për kontrollin e tregjeve, të lëndëve të para dhe të rrjeteve të transportit të vendit. Sigurisht, konflikti ka evoluar mbi terenin e rrugës kapitaliste të zhvillimit, që ndjek ky shtet, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Sigurisht, përmbysja e qeverisë Janukoviç nuk përbënte «zhvillim demokratik», në qeveri u ngjitën forca konservatore reaksionare gjer dhe forca fashiste, të cilat përdoren nga BE - SHBA për të promovuar planet e tyre gjeopolitike në rajonin e Euroazisë.
KKE vlerëson se një zgjidhje e vërtetë për popullin ukrainas nuk përbën as futja e Ukrainës në qerren e tanishme imperialiste të Bashkimit Evropian as në qerren e kapitaliste aktuale të Rusisë. Përpjekjet për t’u ndarë populli i Ukrainës në bazë etnike, gjuhësore dhe të çojë në masakër edhe më të madhe, me pasoja tragjike dhe të pallogaritshme për vet popullin dhe vendin e tij, për të zgjedhur njërin ose tjetrin Bashkimi Ndërshtetror kapitalist, është krejtësisht e huaj karshi interesave të punëtorëve.
Shprehin mendimin se populli punonjës i Ukrainës duhet të organizojë luftën e tij të pavarur, me kriter interest e tij dhe jo me kriter cilin imperialist zgjedh njëra pjesë ose pjesa tjetër e plutokracisë ukrainase. Që të hapi rrugën për një divorc dhe përmbysje të përgjithshme, për në socializëm, e cila është e vetmja alternativë ndaj jorrugëdaljeve të zhvillimit kapitalist, të krizave dhe të luftrave. Shumë më tepër, që populli ukrainas e ka jetuar çdo të thotë socializëm, internacionalizëm, të drejta për klasën punëtore në bazë të nevojave aktuale. Kryesisht kujton fitimet e mëdha sociale që ai i kishte për klasën punëtore dhe shtresat e tjera punëtore.
Partia Komuniste e Greqisë, të gjithë këtë periudhë ndoqi të vetëmen politikë të cilën ne besojmë se i përgjigjet karakterit tonë si Partia Komuniste. Që nga momenti i parë Partia jonë ka kërkuar që Greqia mos të ketë asnjë pjesmarje, asnjë përfshirje në planet imperialiste të NATO-s, të SHBA-së dhe BE-së në Ukrainë, me çfarëdo mënyre që të shprehen këto plane, ose me sanksione kundër Rusisë, por edhe me misione ushtarake nesër. Ne e bëmë këtë me ndërhyrjet tona brënda në lëvizjen punëtore popullore, në parlament dhe europarlament, me takime me Presidentin e Republikës Greke. Nuk kemi ndalur të theksojmë se kriza kapitaliste dhe luftërat imperialiste shkojnë dora-dorës dhe se populli tonë nuk ka asnjë interes nga pjesëmarrja e Greqisë në këto plane.
Të dashur shokë,
Në këto rrethana, të krizës ekonomike dhe konflikteve akute si dhe përgatitje luftrash, shohim se kapitalizmi rinxjer nga dollapi i historisë, dhe ringjall në jetën politike të shumë shteteve forca fashiste. Sigurisht që terrenin e kishin përgatitur vite më parë. Dhe duke folur për kontinentin tonë, vetë BE-ja, bëri ç’kalonte nga dora e saj për të shuar flakën e historisë së vërtet, që u shkrua me gjakun e popujve. Bën ç’është e mundur që të shtrembërojë Historinë, për të justifikuar në mënyrë indirrekte ose edhe të drejtpërdrejtë brutalitetin fashist. Shkoi aq larg sa shpalli 9 Majin nga Dita e Fitores Antifashiste të Popujve si "dita e Europës", duke kërkuar që të zhduki nga kujtesa e popujve të Europës karakterin antifashist-antiimperialist të këtij përvjetori. Madje nuk hezitojnë në këtë aksion shpifjesh të qelbura ideologjiko-politike të barazojnë fashizmin me komunizmin, me kuadër direktivën e BE-së dhe teorinë anti-historike të "dy anëve ekstreme".
Në të njëjtën kohë BE-ja, si edhe SHBA, nuk hezitojnë aspak që të mbështeten dhe të mbështesin forcat më të errëta, forcat më reaksionare, të cilët u ngjitën në qeveri me puç shteti, në udhëheqjen shtetërore të Ukrainës, siç kishte ndodhur më parë në vende Baltike, për të promovuar interesat e tyre gjeopolitike në rajonin e Euroazisë. Në këto shtete, 25 vitet e fundit, pas përmbysjes së socializmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovietik, kryet në mënyrë sistematike një «shplarje truri» ideologjik anti-komunist përmes së cilës "legjionet e SS-it" dhe grupe të tjera filo-fashiste të armatosura paraqiten si "çlirimtarët" e vendit nga bolshevikizmi.
Megjithatë, sa do helm që të derdhin, sa do mellan që të shpenzojnë, realiteti objektiv nuk ndryshon. Gati 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, miliona njerëz në mbarë botën vlerësojnë ofertën e flijimeve të papërsëritshme dhe të mahnitshme të lëvizjes komuniste në humbjen e fashizmit. Forca kryesore e kësaj lufte titanike, shpirti dhe udhëheqja ishin Partitë Komuniste, me në krye Partinë e Bolshevikëve. Miliona komunistë dhe komuniste dhanë jetën e tyre për një botë më të mirë.
Sistemi kapitalist, rivalitetet, që në mënyrë të pashmangshme shprehen në brendësi të tij midis imperialistëve dhe monopoleve, janë të regjistruar dhe nuk shuhen nga ndërgjegjja e popujve si shkaktarët, të stigmatizuar thellë për dy luftërat botërore. Për milionat e së vdekurve, të sakatosurve, të ç’rënjosurve. Nuk hezituan, as hezitojnë para asnjë krimi, mjafton që të shërbejnë fitimin, dominimin dhe pushtetin kapitalist. Kjo e vërtetë vlen më shumë sot që rivalitetet dhe konfliktet mes tyre rriten.
Përbindëshi fashist si atëherë edhe tani është një krijim i sistemit kapitalist, lind nga zorët e tij, nuk është ajo që ata duan të tregojnë si diçka jasht nga kjo. Fashizmi është zëri ekstrem i kapitalit që përdoret si «maja e thikës» e pushtetit kapitalist kundër lëvizjes popullore.
Përdor kushtet e demokracisë borgjeze parlamentare, për t’u forcuar, duke patur mbështetje nga kapitali, ose nga një pjesë të tij, si dhe nga e aparati shtetëror. Kërkon të zbatojë një formë të ashpër ushtrim-pushteti të monopoleve, si u bë në të kaluarën nga Partitë Nacionalsocialiste të Hitlerit dhe Musolinit, për të mposhtur lëvizjen punëtore-popullore. Ky ishte dhe është një nga tiparet kryesore njohëse të tij dhe nga këtu buron urrejtja e shquar antikomuniste që karakterizon të gjithë këto forca fashiste në të gjitha kohërat.
Forcimi i fashistëve në Ukrainë, në Greqi, në Francë dhe në vende të tjera të europës lidhet me përgënjeshtrimin e shpresave të rreme që kishte nxitur socialdemokracia, por edhe partitë liberale borgjeze, të gjitha llojet e qeverive borgjeze që premtuan masa pro-popullore dhe në praktikë zbatojnë politikë të ashpër, anti-popullore, duke i shërbyer monopoleve. Atëherë zhgënjimi i shtresave të ulëta të shkatruara, fermerësh, të vetë-punësuar, të papunë, pjesë nga klasa punëtore që nuk kanë përvojë, sidomos të rinjtë, mund të shkojnë edhe në drejtim reaksonar. Këtë tregon si historia, ashtu dhe zhvillimet aktuale. Sloganet, premtimet për ndryshime pro-popullore që përgënjeshtrohen në praktikë nga njëri ose nga tjetëri menaxhus i interesit të kapitalit, dhe barbarisë kapitaliste, të strategjisë së BE-së ushqejnë kthimin mbrapsht të ndërgjegjes. Fashizmi, si 80 vjet më parë, mund të jetë një zgjedhje e klasës borgjeze, jo vetëm si një forcë goditëse dhe frike kundër lëvizjes popullore, por dhe si një forcë menaxhuese e pushtetit borgjez.
Komunistët luftojmë për zhdukjen e këtyre shkaqeve që sjellin kriza, luftë, fashizmin, dhe nuk është askush tjetër përveç se vetë sistemi kapitalist. Ky drejtim, lufta për ndryshim revolucionar, për socializëm, besojmë se jo vetëm që na jep forcë për luftë të përditshëm ndaj kapitalit, për kërkesa objektive, kërkesa që i përgjigjen nevojave popullore, por dhe orienton politikën e aleancës tonë. Në këtë drejtim, komunistët në Greqi luftojmë, duke u përpjekur për të bashkuar të gjithë ata, të shumtit, dmth klasën punëtore, shtresat e mesme të qytetit dhe të fshatit, në luftën kundër monopoleve, kundër kapitalizmit.
Të dashur shokë,
Ka një rëndësi të madhe qëndrimi i lëvizjes komuniste dhe punëtore. Të mos bien në «kurthet» që ngrihen, ndër të tjerët, edhe nga të «majtët» d.m.th nga forcat oportuniste-socialdemokrate, të tilla si SYRIZA në Greqi dhe PME(Partia e së Majtës Europiane) në Europë, të cilët i bëjnë thirrje shtresave punëtore-popullore për të luftuar «nën flamur të huaj». Pozita të tilla si p.sh krijimi i «frontit jugor» të Europës, ose të ashtuquajturës «demokratizim të BE-së», të «ndryshimit të rolit të Bankës Qendrore Europiane», etj vijnë që të «trubullojnë ujërat». Për të mbjellë iluzione se është e mundur një menaxhim, më i mire, një «përzierje më e saktë» menaxhimi, që do të korrigjojë BE-në dhe do ta çlirojë kapitalizmin nga barbaritë e tij të sotme.
Dhe nga ky hap, ne duam që ta theksojmë: Si kapitalizmi, sistemi imperialist ndërkombëtar, nuk mundet kurrë të çlirohet nga karakteristikat e veta të qenësishme edhe me një tjetër, mënyrë menaxhimi gjoja të «majtë», që të bëhet «më njerëzor», po ashtu edhe aleancat ndërshtetërore kapitaliste të tij, organizatat imperialiste të tipit BE, nuk mund të bëhen «më njerëzore». Madje në kushtet e sotme ato do të bëhen edhe më keqija, është e pamundur të bëhen më të mira. E vetmja rrugë për popujt është lufta për përbysjen e tyre, për të ndërtuar një shoqëri të re socialiste, me klasën punëtore, popullin në pushtet.
BE dhe NATO janë «vegla» të monopoleve euro-amerikane. Nuk është BE-ja nën «mbikqyrjen» e SHBA-së dhe NATO-s. BE-ja nuk zvaritet prapa SHBA-s dhe NATO-s, siç mbështesin forcat oportuniste, por ato bashkëpunojnë ngushtë dhe kjo duket kudo. Sigurisht që ka edhe interesa vetiake, të cilat mund të bien ndesh me njërin ose tjetërin trajtim të përbashkët të një çështjeve, por forcat imperialiste euro-natoike çdo herë thirren për ti kapërcyer këto interesat vetiake për të hartuar koordinimin e përbashkët të BE-NATO-SHBA, për forcimin e mëtejshëm të koalicionit grabitqar dhe të infrastrukturës së saj në Europë, në bashkpunim të shkëlqyer, duke tentuar të fitojë avantazh dhe të flasin nga pozita pushtetore me Rusinë e sotme kapitaliste. Në këtë kontekst dhe në emër të së ashtuquajturës gjoja «siguria europiane» hynë planet e rritjes së shpenzimeve ushtarake, e ashtuquajtura «mbrojtja nga raketat», ose shtim të së ashtuquajturave «trupa ushtarake fleksibële», lidhje më të madhe të Ukrainës në planet e NATO-s etj siç u vendos në samitin e fundit të NATO-s në Uells.
Europa e socializmit, e paqes dhe drejtësia sociale, për të cilën ne luftojmë parashikon objektivisht forcimin e luftës punëtore-popullore në shkallë kombëtare. Sepse forcimi i luftës në nivel kombëtar është parakusht për fuqizimin e luftës në nivel rajonal dhe ndëreuropian, për ndryshimin e bilancit të forcave, që të «thyet lidhja» e pushtetit të monopoleve dhe të «lidhjeve» imperialistetë BE-së dhe NATO-s, me shkëputje, të cilën në kushtet aktuale mundet ta garantojë vetëm pushteti punëtor-popullor.
Kjo çështje është hapur në vendin tonë, opozita e SYRIZA-s, nga njëra anë betohet për besimin që ka ndaj bashkësive të mësipërme, dhe nga ana tjetër premton se si qeveri ajo do ta meremetojë BE-në, ose, deklaron se ikja nga NATO nuk është në prioritetin e saj, ose vendos disa kuadro të saj të flasin në përgjithësi për nevojën e «shpërbërjes» të NATO-s. Por linja revolucionare që është në përputhje me interesat e çdo populli dhe e të gjithë popujve është një: Sa shtete që janë pjesë e NATO-s të luftojnë me konsisent për shkëputje nga ajo, sado që klasat borgjeze përgatiten që ti fusin brënda këtij koalicioni ujqërish, të organizojnë luftën e tyre kundër përfshirjes në të. Rrugë të tretë nuk ka.
Është e njohur taktika e forcave oportuniste dhe socialdemokratike, si SYRIZA dhe të tjerë që grumbullohen kryesisht në PME(Partinë e se Majtës Europiane), dhe të cilat për vite me rradhë nga njëra anë «hedhin ujë në mullirin» e NATO-s, duke mbështetur pretekset dhe ndërhyrjet imperialiste p.sh. Jugosllavia, Libi, apo Siri dhe në të njëjtën kohë kërkojnë ti hedhin «hi syve» të punëtorëve, duke folur në mënyrë të përgjithshme dhe me pacifitet në favor të shpërbërjes së NATO-s. Është hipokritike për shkak se një pretendim i tillë mund të ngrihen nga një lëvizje, nga një parti që vendi i tij nuk është në NATO, dhe as ka ndërmënt të futet në të. Por, kur vendi tënd është brënda kësaj bande kriminelësh, nuk mund të fëshëllesh me indiferencë dhe të thuash në përgjithësi «eh, le të shpërbëhet». Para së gjithash duhet të luftosh për çbllokimin e vend tënd nga planet kriminale dhe nga vetë organizimi kriminal, nga «dora e gjatë», nga «dora» e armatosur e monopoleve euro-amerikane.
Të dashur shokë,
Njëqind vjet më parë ka pasur disa analistë të zhvillimeve ndërkombëtare, të cilët vlerësuan se kontradiktat, konflikti mes fuqive të mëdha do të kufizohen në vatra individuale, në luftëra lokale dhe perleshje. Kjo për shkak se, ashtu si e konsideronin këta, se interesat e bashkëpunimit të cikleve ekonomike të vendeve të mëdha ishin aq të mëdha, sa që do të funksiononin si pengesë për një Luftë Botërore.
Por siç e dimë ne sot, megjithatë, këto vlerësime u përgënjeshtruan nga vetë jeta dhe madje edhe duke e paguar me jetën e tyre miliona njerëz. Kapitalizmi, kontradiktat ndër-imperialiste tashmë i shkaktuan Europës dy Luftëra Botërore, duke shkaktuar dëme masive. Sot «fitil» i luftës është ndezur. Dhe përsëri, nuk janë të pakët ata që besojnë se një konflikti i përgjithësuar është diçka «absurde», pasi fitimet e bashkëpunimit në mes të fuqive të mëdha, të tilla si p.sh mes Gjermanisë dhe Rusisë, janë të mëdha, kështu që nuk është e llogjikshme që të vemi në një konflikt të përgjithësuar. Nga ana jonë, ne nuk pajtohemi me këto zëra qetësues.
Sigurisht, që i studiojmë zhvillimet, variacionet, interesat individuale dhe partneritetet, që zhvillojnë klasat borgjeze, por nuk harrojmë se kriza kapitaliste «i anakatos kartat» brënda në sistemin imperialist, që bën pjesë çdo vend kapitalist, në bazë të fuqisë së saj ekonomiko-politike dhe ushtarake. Kontradiktat ndër-imperialiste, të cilat në të kaluarën kanë çuar në dhjetëra luftra lokale, rajonale dhe dy luftëra botërore, vazhdojnë të çojnë në konflikte të ashpra, ekonomike, politike dhe ushtarake, pavarësish përbërjes ose ripërbërjes, të ndryshimeve në strukturë dhe kuadrin e objektivave të bashkësive ndërkombëtare imperialiste, të ashtuquajturën «arkitekturën» e re të tyre.
Për më tepër, «lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera, të dhunshme», sidomos në kushtet e krizës së thellë të super-grumbullimit të kapitalit, dhe të ndryshimeve të mëdha në korelacionin e forcave të sistemit imperialist ndërkombëtar, ku rindarja e tregjeve rrallë bëhet pa gjak.
Ky konstatim, që sa ekziston kapitalizmi do të ekzistojnë dhe kushtet që lindin luftën, na vë përpara detyra komplekse. Prandaj i drejtohemi klasës punëtore të vendit, popujve të Europës dhe u theksojmë se interesat e tyre pajtohen me luftën e përbashkët anti-kapitaliste anti-monopolste, për shkëputje nga organizmat imperialiste, të heqjes së bazave ushtarake të huaja dhe bërthamore, kthim të forcave ushtarake nga misionet imperialiste, manifestim të solidaritetit ndaj çdo populli që lufton dhe kërkon të hartojë rrugën e vetë të zhvillimit. Që të shkëputet vendin jonë nga planet imperialiste dhe luftërat. Që të praktikohet slogani: "As tokë, as ujë ndaj vrasësve të popujve"! Kjo është një luftë e përditshme! Një ndeshje me objektiva të caktuara lufte, një luftë që komunistët në Greqi e kryejmë të përbashkët, dhe jo të shkëputur nga lufta për pushtetin popullor.
Përdorimi i përvojës së vlefshme historike, të çdo lëvizjeje, të çdo Parti në vendin e saj dhe ndërkombëtarisht, është një mjet i rëndësishëm. Por njëkohësisht nuk është e mundur të qëndrojmë në përvojën tonë të vlefshme të vjetër. Dëshira e klasës borgjeze e çdo shteti të marrë pjesë aktivisht në shpërndarjen e tregut me luftë do të lidhet akoma më shumë me fushatë çorientuese nacionaliste në çdo shtet, me pretekste të ndryshme çdo klasë borgjeze të përpiqet për të bindur popullin e shtetit të vetë, se ka interes materialist të zvaritet edhe një herë në një luftë për zgjerim kufinjsh, të tentojë bashkime ose të pranojnë kompromise dhe varësi. Por në çdo rast, çfarëdo forme që të marri pjesëmarrja secilit vend individual në luftën imperialiste, në ndërhyrjen imperialiste, lëvizja jonë Komuniste, Partitë Komuniste duhet të udhëheqin, organizimin e pavarur të rezistencës punëtore-popullore dhe ta lidhin këtë luftë të tyre me humbjen totale të klasës borgjeze, si të shtetit të tyre ashtu dhe të së huajës si pushtuese. Dhe kjo mund të bëhet realitet, duke marrë iniciativën PK-të, për krijimin e Frontit Punëtor-Popullor me sloganin: Populli të japi lirinë dhe rrugëdaljen nga barbarizmi kapitalist, i cili sa dominon në vendet tona sjell luftë dhe «paqe» imperialiste me pistoletë në kokë të popujve.
Kontributi i socializmit në Europë, pavarësisht përbysjeve që u bënë rreth 25 vjet më parë mbetet të palëkundura. Vetëm socializmi mund të vëjë ato bazat ekonomike dhe sociale, që në njërën do të jetë në gjendje për të përmbushur nevojat bashkëkohore të punonjësve, shtresave të tjera popullore, dhe në tjetrën duke garantuar edhe paqen.
Partitë komuniste dhe punëtore të Europës dhe duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre, aktivitetin, koordinimin e tyre dhe me linjë përbysëse të kontribuojnë që të forcohet fronti europian kundër NATO-s dhe BE-së._ Që të vijë një agim premtues për popujt dhe të rinjtë e vendeve tona.
