Skip to content

Tubim antifashist i sindikatave në 13-vjetorin e vrasjes së P. Fisas nga "Agimi i Artë" nazist

Date:
sht 17, 2026
afisa-ergatiko-kentro-piraia-2

Këtë të premte, më 18 shtator, mbushen 13 vjet nga vrasja e muzikantit antifashist dhe punëtorit të metalurgjisë Pavlo Fisas në qytetin Keracini nga batalioni sulmues i organizatës kriminale naziste "Agimi i Artë". Po atë ditë, në pasdite, do të zhvillohet një tubim te monumenti i Pavlo Fisas (në qytetin Keracini, që është një zonë e Pireut), ndërsa më pas do të pasojë marshimi drejt «Bllokut të Kokinias», i cili është qytet fqinj në Nikea, ku në gusht të vitit 1944 nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas patën ekzekutuar më shumë se 100 komunistë dhe luftëtarë të tjerë të Rezistencës Kombëtare.

Thirrje masive drejtojnë Qendra Punëtore e qytetit të Pireut, Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME), një sërë sindifikatash punëtore dhe organizata masive.

«Nuk harrojmë! Nuk falim! Vazhdojmë luftën kundër fashizmit dhe sistemit që e lind, e ushqen dhe e shfrytëzon atë», thekson Qendra Punëtore e Pireut dhe shton ndër të tjera:

«Vrasja e Pavlos, pak ditë pas sulmit të organizuar me qëllim vrasjen nga ana e anëtarëve të 'Agimit të Artë' kundër sindikalistëve të PAME në qytetin Perama, zbuloi edhe një herë rolin e vërtetë të bandës kriminale naziste 'Agimi i Artë', të batalioneve sulmuese dhe të fashistëve në tërësi. Dora e zgjatur e sistemit, në shërbim të kapitalit dhe kapitalistëve. Punëtorët, sindikalistët, emigrantët, të rinjtë dhe çdo njeri që lufton e i reziston shfrytëzimit, luftës, varfërisë dhe shpërnguljes me forcë, ndodhen në shënjestrën e tyre. Ata bbrojnë interesat e sistemit të kalbur për të fshehur politikën kriminale të fitimit të pakicës dhe pasojat e saj, përballë shërbimit të nevojave të shumicës.»

Shton se «nuk është aspak rastësore përpjekja për rishfaqje politike dhe promovim të tepruar nga mediat e ndryshme të kriminelit nazist Ilias Kasidhiaris me rastin e lirimit të tij nga burgu» dhe deklaron prerazi:

«Lëvizja e organizuar e punëtorëve dhe popullit do t'i dërgojë atje ku e kanë vendin, atë dhe të tjerët, pa kthim. Të mos guxojnë të shkelin në qytetin Pirea dhe në lagjet e saj! Nuk do t'i lejojmë nazistët të ngrenë kokën përsëri! Nuk do t'i lëmë të dalin nga strofkat e tyre për të goditur punëtorët dhe sindikatat, apo për të helmuar rininë! Dalim në përpara! Izolojmë fashistët në çdo mënyrë, kudo që të shfaqen, në shkolla, në lagje e në vende pune!».