Pas aktivitetit hapës të Kongresit të 22-të të KKE, i cili u zhvillua të mërkurën më 28/1 në Stadiumin Olimpik të qytetit Galaci, ditën e enjte, më 29/1, punimet e Kongresit vazhduan në selinë e KQ të Partisë, në qytetin Perissos, me prezantimin e raportit të KQ para delegatëve nga Dhimitri Kucuba. Në prezantimin e raportit morën pjesë edhe dhjetëra veteranë të Partisë, të cilët ishin të pranishëm në fillim të punimeve në sallën e konferencave, dhe më pas u larguan.
Në fjalën e tij hyrëse, Dh. Kucuba theksoi, ndër të tjera:
«Çdo Kongres shqyrton aktivitetin e Partisë që nga Kongresi i mëparshëm, ai përmbledh konkluzione të dobishme për veprim në periudhën e ardhshme të caktuar, të përqendruara në Programin e vendosur. (…) Në Kongresin e 22-të theksojmë veçanërisht PARTINË, sigurisht nga perspektiva e zhvillimeve dhe parashikimeve për zhvillimet e ardhshme, me karakteristikën kryesore që PARTIA -pra lëvizja punëtore dhe aleanca e saj shoqërore- do të bëhen faktorë më vendimtarë në drejtim të përmbysjes revolucionare. Prandaj, përmirësimi i ndërhyrjes sonë duhet të shprehet në të gjitha aspektet: Organizimi - aktiviteti ideologjik-politik dhe në lëvizje, i përqendruar në qëllimin strategjik. Bazuar në këtë, u përcaktua slogani qendror i Kongresit tonë: «KKE e fortë, e palëkundur në çdo provë, e gatitur për thirrjen e Historisë, për Socializëm!» Slogani i Kongresit të 22-të përmbledh domosdoshmërinë për të punuar si Parti, në një unitet të pathyeshëm në lidhje me gatishmërinë tonë strategjike programatike dhe veprimin aktual organizativ politik.»




