Skip to content

Programi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

PROLOGU

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u themelua në vitin 1918, si rrjedhojë e zhvillimit të lëvizjes punëtore në vendin tonë,  si dhe nën ndikimin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit 1917 në Rusi. Është seksioni pararojë i klasës punëtore, e vetëdijshme, e organizuar, që ka për qëllim strategjik përmbysjen e kapitalizmit dhe ndërtimin e socializmit - komunizmit.

Përvoja shumëvjeçare, pozitive dhe negative, e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe e Partisë Komuniste e Greqisë (KKE) vërteton se klasa punëtore nuk mund të përmbushi misionin e saj historik, nëse nuk ka të organizuar, të pajisur teorikisht, dhe të fuqishme partinë e vet, Partinë Komuniste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) udhëhiqet nga botëkuptimin revolucionar i marksizëm-leninizmit. Duke ndjekur sistematikisht arritjet e reja në shkencë dhe teknologji, përpiqet për interpretimin materialist – dialektik të zhvillimeve, për përgjithësimin e përvojës së lëvizjes punëtore - popullore me themel ideologjinë komuniste dhe me kriter nevojën e çlirimit të klasës punëtore nga shfrytëzimi.  Luftoi kundër teorive reaksionare, të tilla si "Greqia e kothere së bukës",  të "inferioritetit të gruas", teorive raciste,  nacionalizmin-kozmopolitizmin e kapitalit,  si dhe teoritë e errëta dhe të urrejtjes. Lufton për një arsim popullor thellësisht  njerëzor, dhe të themeluar shkencërisht.  Me ideologjinë dhe luftërat e saj frymëzoj intelektual radikal dhe artistë, u tregua korrekte dhe mbrojtëse e patundur e kulturës popullore greke.

Që nga themelimi i saj, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka qenë besnike e parimit të internacionalizmit proletar.  Mbrojti ndërtimin socialist në Bashkimin Sovjetik, në vendet e tjera të Evropës,  Azisë dhe në Kubë.  Mori pjesë në Internacionalen Komuniste,  ka shprehur solidaritetin e saj në luftën e klasës punëtore ndërkombëtare,  ndaj popujve që luftonin për çlirimin e tyre kombëtar, për socializëm. Në periudha të rëndësishme dhe të vështira në luftën e saj, ka pranuar solidaritet internacionalist dhe mbështetje nga lëvizja ndërkombëtare komuniste dhe punëtore.  Ajo lufton për rindërtimin e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare pas tërheqjes dhe krizës që ajo pësoj, dhe vuan ende gjer më sot, sidomos pas fitores së kundërrevolucionit në vitet 1989-1991.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që nga themelimi i saj, ka qëndruar në krah të rinisë së vendit tonë. Ka treguar kujdes për problemet dhe të ardhmen e saj. Vazhdon të shikoj me besueshmëri te brezi i ri, dhe te aftësitë e tij për të kontribuar në ndërtimin e të ardhmes socialiste.

E gjithë rruga historike e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nderon-vërteton nevojën e ekzistencës së saj në shoqërinë greke. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk e humbi vazhdimësinë historike. Luftoi kundër oportunizmit dhe likvidarizmit në radhët e saj dhe arriti të nxjerrë konkluzione nga 95 vitet e aktivitetit të saj. Arriti në kushte të vështira, të ruajë karakterin e saj revolucionar, dhe nuk hezitoi kurrë  të njohë gabimet, devijimet dhe të kryej autokritikë të hapur përpara popullit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në historinë e saj 95 - vjeçare tregoi angazhim të pa tundur në parimet themeltare të një Partie Komuniste punëtore revolucionare: Në njohjen e rolit udhëheqës të klasës punëtore në zhvillimin shoqëror dhe të ideologjisë marksiste-leniniste si teori revolucionare për aktivitetin revolucionar politik. Kurrë nuk mohoj luftën e klasave, revolucionin socialist, diktaturën e proletariatit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i rezistoj turbullirës të fitores së kundërrevolucionit në Bashkimin Sovjetik dhe shteteve të tjera të ndërtimit socialist në Europë dhe Azi.  Kjo rezistencë e saj nuk është e rastësishme.  Ajo u gdhend përmes lidhjeve historike gjaku me klasën punëtore dhe bujqit e varfër që nga momentet e para të themelimit të saj.

Që nga viti 1918, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i ka dhënë përmbajtje politike luftërave punëtore kundër shfrytëzimit kapitalist, me pasoja shumë të vdekur, të torturuar dhe të persekutuar. Në dekadat e para të ekzistencës së saj, përballoj represionin shtetëror nga çdo formë e pushtetit borgjez (parlamentare, diktatoriale),  me këmbëngulje në organizimin e klasës punëtore, me rezultate pozitive për lëvizjen popullore.

Rezistoj në kushte veçanërisht të vështira të ilegalitetit në periudha të ndryshme. Ajo ishte në krye të luftës së armatosur kundër pushtimit nga të tre shtete (Gjermania, Italia dhe Bullgaria) përmes rezistencës së EAM – ELAS (Frontit Nacionalçlirimtar – Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke). Dy herë, në Dhjetor të vitit 1944 dhe në luftën tre vjeçare (1946-1949) të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), lëvizja punëtore, e kryesuar nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), dhe lëvizja aleate e bujqëve, u përball e armatosur me pushtetin borgjez, i cili u mbështet nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake imperialiste fillimisht nga Britania e Madhe, dhe më pas nga SHBA-ja.

Në rrugën e saj 95–vjeçare, luftoi kundër nocionit për bashkëpunimin e të shfrytëzuarit me shfrytëzuesit, për nënshtrimin ndaj shfrytëzuesve, mbrojti arritjet pozitive të klasës punëtore dhe të popullit.

Rrënjët e thella historike të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në klasën punëtore dhe në popull, përkushtimi i patundur në parimet themelore të marksizëm-leninizmit shpjegojnë pse në krizat e mëparshme -veçanërisht në ato të 1968 dhe 1991-  arriti të ruajë vazhdimësinë e saj,  pavarësisht largimit të një pjesë të madhe të forcave të saj.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u rindërtua organizativisht, ideologjikisht dhe programativisht gjatë gjithë periudhës së re të Historisë së saj, e mbështetur në pesë  Kongreset e ndërmjetshme që nga kriza e vitit 1991.  Një fryt i këtij kursi është Programi aktual që u miratua nga Kongresi i 19-të,  i cili zhvillon strategjinë e përgjithshme të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për socializmin dhe detyrat themelore të luftës së klasave.