Skip to content

STATUTI i PARTISË KOMUNISTE TË GREGISË (KKE)

PROLOGU

Statuti aktual u miratua në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i mbajtur më 11-14 Prill 2013.

U konfigurua nga ndryshimi dhe plotësimi i Statutit të miratuar në Kongresin e 15 i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Gjithashtu u morr parasysh përvoja e mëparshme dhe, e kohëve të fundit.

Statuti përcakton qëllimet dhe karakterin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), parimet dhe rregullat e pjesëmarrjes, funksionimit dhe veprimit të saj. Përcakton detyrimet, të drejtat, detyrat dhe rregullat themelore të veprimit të anëtarëve, të organizatave dhe organeve të Partisë.

Vlera e madhe dhe rëndësia e parimeve statusorë dhe e rregullave të funksionimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si parti revolucionare e tipit të ri, është vlerësuar dhe provuar në pothuaj se një shekull të ekzistencës dhe veprimtarisë së saj, si dhe nga përvoja e pasur e lëvizjes komuniste botërore.

Mbrojtja e ndërgjegjshëm dhe e vendosur i këtyre parimeve, si dhe respektimi i rreptë dhe zbatimi i tyre janë detyra parësore të çdo anëtari të Partisë. Detyrë që është e njëjtë me atë të mbrojtjes të vetë ekzistencës së Partisë dhe kushteve themelore, në mënyrë që të mundet të udhëheqë klasën punëtore në misionin e saj historik, marrjen revolucionare të pushtetit punëtore për ndërtimin e socializmit.

HYRJE

a. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është Partia e klasës punëtore, udhëheqja e organizuar e vetëdijshme ideologjike, pararoja e saj politike, forma më e lartë e organizimit të saj. Është organizatë revolucionare e vullnetarëve të së njëjtës ide dhe lufton për përmbysjen e kapitalizmit dhe ndërtimin e një shoqërie socialiste-komuniste, në të cilën do të zhduket çdo shfrytëzim i njeriut nga njeri, çdo formë e pronësisë private në mjetet e prodhimit dhe do të sigurohet një cilësi më e lartë e jetës dhe e të drejtave për popullin, mundësi dhe të drejta të barabarta, progres shoqëror të gjithanshëm në Greqi.

Objektivi strategjik i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është pushtimi i pushtetit punëtorë revolucionar, diktatura e proletariatit, për ndërtimin socialist. KKE ka për qëllim të japë të gjitha forcat e saj për të ndërtuar këtë shoqëri më të lartë, duke e pasur plotësisht të vetëdijshme se do të jetë një vepër e vetë klasës punëtore, udhëheqësja e së gjithëve atyre që vuajnë nga pushteti i kapitalit, pjesëmarrje së tyre efektive, si në luftën për pushtimin e saj, ashtu dhe në ruajtje dhe përforcim.

Klasa punëtore, faktori i ndryshimit socialist, forca lëvizëse kryesore në luftë për përmbysjen e kapitalizmit, lufton jo vetëm për çlirimin e saj, por për çlirimin e të gjithë punëtorëve.

Për këto arsye, ekzistenca e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe përforcimi i saj në shoqërinë greke është një domosdoshmëri historike. Klasa punëtore, për të zhvilluar me sukses luftën e saj kundër shtypjes së përditshme nga kapitali dhe ti japë fund shfrytëzimit të njeriut nga njeri, ka nevojë për një organizatë të saj të pavarur politike, për një parti revolucionare, e aftë për të udhëhequr luftën për interesat e saj jetike dhe për ndërtimin e një shoqërie të re më të lartë, socialiste-komuniste.

b. Në organizimin, funksionimin dhe aktivitetin për zbatimin e këtyre qëllimeve të larta, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) udhëhiqet nga botëkuptimi i marksizëm-leninizmit dhe nga internacionalizmi proletar. Frymëzohet nga përpjekja e parë historike për pushtet punëtor, në Komunën e Parisit(1871), shumë më tepër nga Revolucioni i parë Socialist fitimtar në Rusi në Tetor të vitit 1917. Edukohet nga përvoja pozitive dhe negative e ndërtimit socialist në shekullin e 20-të, para së gjithash në BRSS. Kupton mësimin se lufta e klasave vazhdon pa ndërprerje deri në zhdukjen e çdo burimi të pabarazisë shoqërore, e çdo prone private në mjete prodhimi. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) udhëhiqet nga mësimet e luftës së klasave në Greqi, luftërat heroike të EAM-ELAS (Frontit Nacionalçlirimtar – Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke) gjatë periudhës së pushtimit dhe i Dhjetorit të 1944 dhe në veçanti nga lufta e madhe e DSE (Ushtrisë Demokratike të Greqisë) në vitet 1946-1949.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) studion zhvillimet social-ekonomike dhe politike në Greqi dhe në botë, në bazë të botëkuptimit të saj dhe me synim zhvillimin e saj. Bazuar në format e mësipërme, formon programin, strategjinë dhe taktikën e saj.

c. Kalimi nga shoqëria kapitaliste, e cila është në krizë të thellë, në shoqërinë socialiste, presupozon pushtimin e pushtetit politik nga klasa punëtore, socializimin (shoqërizimin) e mjeteve të koncentruar të prodhimit, krijimin e kooperativës bujqësore të prodhimit, hartim qendror shkencor të prodhimit social dhe të shërbimeve, kontroll punëtor, e cila do të sjellë çlirimin e veprimtarisë krijuese të punëtorëve, rinisë. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton me të gjitha forcat e saj, që të kuptohet nga klasa punëtore dhe shtresat popullore kjo nevojë. Në këto drejtime, përdor çdo mundësi gjer në fund, nëpërmjet luftës së përditshme, për mbrojtjen e jetës së punëtorëve, të drejtave ekonomike, politike, kulturore dhe lirive të tyre.

Në këtë luftë, duke kërkuar unitetin e klasës punëtore, pavarësisht nga zanati, niveli arsimor, kombësisë, traditës kulturore,  gjuhësore apo gjinore.  Synon aleancën e klasës punëtore me fermerët e varfër dhe të vetëpunësuarit në një aleancë popullore, antimonopoliste-antikapitaliste lufte për pushtetin punëtor.

ç. Centralizimi organizativ dhe funksionimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përcaktohen nga qëllimet dhe karakteri revolucionar i saj. Parimi themelor i saj është centralizmi demokratik.

Zbatimi konsekuent i centralizmit demokratik, me të gjitha anët e saj, është e nevojshme për unitetin ideologjik, politik dhe organizativ të Partisë, një kusht i nevojshëm për përmbushjen e qëllimeve të saj.

d. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) bazohet në parimin e internacionalizmit proletar. Mbështet internacionalizmin e saj në interesat e përbashkëta të klasës punëtore, për domosdoshmërinë e përbashkët objektive të socializëm-komunizmit në çdo vend kapitalist. Edukon anëtarët e saj me frymën e internacionalizmit proletar, solidaritetit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit me punëtorët e të gjithë botës. Plotëson detyrimet e saj internacionaliste, merr pjesë në luftën për rindërtimin, unitetin ideologjik strategjik dhe forcimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kundër-lufton çdo shfaqje të fashizmit, nacionalizmit, shovinizmit, racizmit, ajo barazon patriotizmin me luftën klasore.