Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

E papranueshme dhe provokative barazimi i komunizmit me nazizmin

Kongresi antikomunist - provokativ i presidencës Estoneze në BE nuk është diçka e papritur. Aktivitete të ngjashme antikomuniste organizohen në kuadër të së ashtuquajturës "Dita europiane e përkujtimit për viktimat e regjimeve totalitare", siç mundohet që të vendosë BE-ja ditën e 23 gushtit duke derdhur fonde të shumta parash. Ky është një mision i urdhëruar që synon shpifje kundër socializmit, për rishkrimin e historisë, barazimin provokator dhe të papranueshëm të komunizmit me përbindëshin e fashizmin. Barazimin e nazizmit me forcat që historikisht e shpartalluan atë.
Qëllim themelor është që të fshihet faktin se fashizmi është një formë e pushtetit të kapitalit në kushte konkrete. Në Gjermani, nazizmi ishte forma e duhur për mbështetjen e kapitalit në kushtet e përgatitjes ushtarake për të pretenduar tregje të reja, të krizës së thellë kapitaliste, të rritjes së ideve revolucionare, të rëndësisë që kishte PK e Gjermanisë dhe BRSS-ja. Nazizmi nga ana politike dhe ekonomike u mbështet nga disa pjesë të kapitali Gjerman, shprehte monopolet (Krupp, I.G. Farben, Siemens, etj), bashkëpunoj më gjigandët e shteteve "demokratike" kapitaliste (General Motors, General Electric, ITT, Ford, IBM).
Nazizmi - fashizmi hasi në shoqërinë socialiste të BRSS-së, shoqëri të cilën e inaugurojë Revolucioni i Tetorit 100 vjet më parë, kundërshtarin e tij më të vendosur dhe vdekjeprurës. 20 milionët e të rënëve Sovjetikë janë provat e përgjakshme të konfliktit vdekjeprurës midis socializmit dhe nazizmit. Komunistët në çdo shtet ishin forcat më të vendosura dhe luftarake anti-naziste, karakteristik roli i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe i EAM-it (Fronti Nacional Çlirimtar) në vendin tonë.
Fushata antikomuniste e BE-së, pra e bashkimit kapitalist, përputhet me sulmin kundër punëtorëve dhe të drejtave popullore, dhe kjo gjë bëhet për shumë vite.
Shtytje për këtë mision anti-historik u dha me memorandumin e pështirë antikomunist të Këshillit të Europës në vitin 2005, i cili nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, që kështu të bëhej dhe e detyrueshme për shtetet - anëtare të saj masat përkatëse që e shoqëronin këtë memorandum.
Me kontribut vendimtar dhe lëvizjen e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ai kishte hasur dënimin e gjerë dhe masiv të popullit grek dhe të popujve të tjerë të Europës, të sindikatave dhe organizatave të tjera masive, të personaliteteve. Pretendime se nuk do ta mbështesin atëherë shprehën edhe qeveritë e Greqisë, Portugalisë dhe Qipros. Kundërshtimin e tyre deklaruan dhe shumica e deputetëve dhe eurodeputetëve të partive borgjeze greke.
Pasuan rezoluta antikomuniste në Parlamentin Europian në vitin 2006, si dhe në veçanti rezoluta e muajt prill 2009, mbi të ashtuquajturën "Ndërgjegjja europiane dhe Totalitarizmi", të cilën duhet të theksohet se asnjë eurodeputeti grek nuk e votoj, ndërsa pasuan dhe deklarata e vendime të tjera antikomuniste të BE-së.
Por, përveç deklaratave dhe rezolutave në një numër shtetesh - anëtare të BE-së (p.sh. si në Poloni, Hungari, Letoni, Estoni, Lituani) si dhe në ato në lidhje me BE-në (shih Ukrainën.), me mënyra aktive promovohen masat anti-komuniste, përndjekje, gjyqe, dënime gjykatash kundër komunistëve, ndalime të veprimtarive të Partive Komuniste, të simboleve komuniste etj.
Vetvetiu, si pasojë e fushatës anti-komuniste, vjen justifikimi, zbukurimi dhe pafajësia e nazizmit - fashizmit dhe i krimeve të tij. Në këto shtete jepen nderime, dhe caktohen pensione dhe privilegje për bashkëpunëtorët e nazistëve dhe privilegjohen pasardhësit e tyre politik.
Këtë vit, BE-ja ka financuar me shuma të mëdha parash të ashtuquajturën "Shtëpia e Historisë Europiane", për propagandimin e predikimeve të tyre anti-historike dhe antikomuniste, ndërsa për vite me radhë vepron programi antikomunist "Europa për qytetarët" për të shpifur kundër socializmit me pjesëmarrje të Bashkive, OJQ-ve etj.
Me rastin e fiestës antikomuniste në Estoni, të shumtë ishin ata që gjetën rastin të shpërthejnë. Anti-komunizmi primitiv e vulgar, në të cilën partia e ND-së është protagoniste dhe e ndjekin nga pas parti si PASOK-u dhe Potami, natyrisht së bashku me nazistët e Agimit të Artë, kopjojnë gjithë propagandën me synim baltosjen e socializmit, BRSS-së, falsifikimin e historisë të së gjithë popujve.
Mungesa e vetëkuptueshme e qeverisë nga fiestat e sivjetshme antihistorike në Estoni nuk mund ta fshehë faktin se forcat e SYRIZA-s propagandojnë në lëvizje -haptazi ose fshehurazi- barazimin e Hitlerit me Stalinin, që janë protagonist të propagandës antisovjetike dhe antikomuniste, ndërsa njëkohësisht fshehin ose shtrembërojnë lidhjen mes kapitalizmit dhe fashizmit.
Karakteristik e hipokrizisë qeveritare është fakti se vitin e kaluar përfaqësuesi i qeverisë kishte marrë pjesë në aktivitetet e ngjashme antikomuniste në Bratislavë, akt të cilin Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e kishte dënuar, ndërsa pak javë më parë, më 15 korrik, gazeta e SYRIZA-s "Avgi", me një artikull vulgare propagandonte barazimin e fashizmit me komunizmin.
Eksperienca popullore dëshmon se përshkallëzimi i antikomunizmit përbën sinjal për ardhjen e masave të reja antipopullore dhe heqjen e të drejtave popullore, është sinjal për ofensiva të reja luftërash imperialiste. Lufta për heqjen e përndjekjeve dhe ndalimeve antikomuniste, lufta kundër antikomunizmit për përmbushjen e nevojave dhe të drejtave bashkëkohore popullore, është e lidhur fort me luftën për pushtet punëtor, që të çlirohen klasa punëtore, shtresat popullore nga zinxhirët e shfrytëzimit kapitalist dhe bashkësitë imperialiste, që të bëhen popujt ata që do të jenë pronarë të pasurisë që ata vetë prodhojnë.
Sado që të bëjnë, historia nuk mund të shkruhet përsëri me germa blu, jeshile ose të zeza. Ajo është shkruar me gjakun e miliona luftëtarëve dhe komunistëve që luftuan nazizmin -fashizmin. Është në duart e popujve sot që në bashkëveprim me komunistët të hedhin në koshin e plehrave të historisë kapitalizmin, i cili lind varfërinë, luftërat, fashizmin-nazizmin dhe nostalgjikët e tij.
Kostas Papadhakis
Anëtar i KQ dhe Eurodeputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
Artikulli është botuar nga gazeta «Efimerida ton Sindakton»