Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Mesazhi greve: Jemi njerëz, jo makineri

Një mesazh i fuqishëm dënimi ndaj projektligjit të ri anti-punëtor të qeverisë, e cila kërkon të ligjërojë 13-orarshin në ditën e punës, u dërgua nga mijëra grevistë në të gjithë Greqinë me pjesëmarrjen e tyre në mobilizimet e mëdha mbar-kombëtare dhe mbar-punëtore të grevës 24-orëshe si dhe në tubimet-protesta të grevës dhe në marshimet dinamike përkatëse që pasuan.
Në tubimin e grevës në Athinë u gjend një delegacion nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror, Dhimitri Kucubas, i cili në deklaratat e tij për mediat theksoi:
«Kjo sot është një luftë e madhe e klasës punëtore për orarin e punës dhe nuk arrin vetëm që ky projektligji i turpshëm që po sjell qeveria për 13-orë ditë-pune të tërhiqet, as arrin deri sa të hidhet në plehra ky ligj, sepse tashmë diskutimi në vendet e punës ka filluar, ka filluar lufta për mënyrën se si duhet të jetojmë në shekullin e 21-të, në epokën e zbulimeve të mëdha shkencore, të Inteligjencës Artificiale, për më pak orë pune, për 7-orë në ditë, 5-ditore dhe 35-orëshe në javë, me më shumë kohë të lirë për Kulturë, për Sport, që prindërit të mund të shohin fëmijët e tyre, të marrin pjesë në zhvillimet publike, të plotësojnë të gjitha nevojat bashkëkohore të popullit, për një shoqëri të re. Kjo betejë e sotme është vetëm fillimi.»
Në Athinë, pas tubimit të grevës, u mbajt një marshim drejt ndërtesës së parlamentit grek, ku lumi i madh dhe i dendur i grevës përmbyti rrugët e Athinës, duke dërguar mesazhin se punëtorët nuk janë makineri, por janë njerëz, se ata nuk do ta pranojnë barbarinë dhe projektligjin e hartuar me direktiva të BE-së që parashikojnë vetëm një pushim 11-orësh midis dy turneve, pra punë 13 orë në ditë.
Në deklaratën e tij, Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) vëren, ndër të tjera:
«Pjesëmarrja e madhe në grevë dhe në tubimet protestuese tregon indinjatën e akumuluar që ekziston kundër gjithë politikës antipopullore, e cila i ka shndërruar vendet e punës në arena vdekjeje. Për shtrenjtësinë që gëlltit të ardhurat e popullit, për shëndetin e popullit që është shndërruar në një mall jashtëzakonisht të shtrenjtë, për shkollat që filluan me mijëra boshllëqe dhe me një kosto të papërballueshme për arsimimin e fëmijëve tanë. Për pensionet e shkurtuara që nuk janë të mjaftueshme për një jetë me dinjitet në pleqëri. U shpreh kundërshtim ndaj përfshirjes së vendit tonë në luftërat e përgjakshme imperialiste dhe kundër mbështetjes së qeverisë greke ndaj kasapit Netanyahu dhe shtetin-vrastar të Izraelit që po kryen gjenocidin e popullit Palestinez. Në buxhetet e fryra shtetërore për pajisjet ushtarake të NATO-s, në të njëjtën kohë që jeta njerëzore nuk llogaritet, ajo konsiderohet si kosto, siç u vërtetua nga krimi me përplasjen e trenave në Tempi (…)
Tani le të forcohet edhe më me vendosmëri lufta për jetën me të drejta bashkëkohore, kundër shfrytëzimit dhe barbarisë së luftës. Për 7-orë ditë pune - 5-ditë dhe 35-orë në javë me rritje të pagave dhe pensioneve, sipas mundësisë së zhvillimit të shkencës dhe forcave prodhuese, për financim shtetëror në Shëndetësi, Arsim, Mirëqenie dhe jo për kasaphanë e luftës.
Athens
Thessaloniki
Piraeus
Ioannina
02.10.2025