Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

THIRRJE E KOMITETIT QËNDROR TË KKE PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE E 20 SHTATORIT 2015

Ata i provove ... Tani me KKE.  

Ekziston zgjidhje në rrugën e përbysjes

Punonjës, të papunë, fermerë, profesionistë, tregtarë, artizanë, shkencëtarë, të vetë-punësuar, pensionist, të rinj e të reja, gra të familjeve popullore, të gjithë ju që jeni të ngarkuar me masat e reja të papërballueshme të memorandumit të tretë SYRIZA - ANEL,  që vinë e shtohen në memorandumet që mbetën në fuqi të qeverive të mëparshme ND – PASOK.

Ju bëjmë thirrje të gjithë juve që në vitet e fundit i besuat qeverive të ndryshme të menaxhimit, qeverive monopartiake dhe koalicioni, të "qendrës së djathtë", të "qendrës së majtë" dhe të "majtë" dhe patë që memorandumet vinë njëri pas tjetrit. Në këto zgjedhje, mos u jepni të drejtën, partive që vendosën firmën e tyre për shkurtimin e pagave dhe të pensioneve, në shkatërimin e marrëdhënieve të punës, për vendosje taksash maksimale, për reduktimin e shërbimeve shëndetësore, arsimit, mirëqënies, për privatizime, për falimentimin e fashatarësisë së varfër dhe profesioniste, që të thonë se me votën e tij populli na ndihmon që ta therim, që memorandumet e vazhduashme përbëjnë një rrugë të vetme. Përveç kësaj, te partitë e tjera, pavarësisht nga dallimet që kanë, në programin e tyre qeveritar është marrëveshja trevjeçare - memorandumi me BE-në dhe ato që do të vinë në të ardhmen.

I bëjmë thirrje njerëzve radikal të majtë, militantëve, njerëzve pionier, që aktivizohen në lëvizjen punëtore – popullore, ndaj juve që i besuat SYRIZA-s dhe sot ndiheni të tradhëtuar. E keni mundësinë të nxirni konkluzione të dobishme, të takoheni me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) në luftë, këtë herë në baza të qarta dhe me të vërtetë radikale. Në praktikë u provua rëndësia e qëndrimit të patundur të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), që të mos marrë pjesë në qeveri të menaxhimit të kapitalizmit.

Ju dejtohemi juve që në vitet e mëparshme luftuat kundër memorandumeve, dhe besuat se e dënoni duke votuar JO në referendumin e fundit dhe sot shikoni SYRIZA-n duke sjellë memorandumin e tretë dhe më të keq akoma. Kjo është oferta e madhe e qeverisë SYRIZA - ANEL ndaj sistemit, ndaj industrialistëve, bankierëve, pronarëve të anijeve, të cilët për vite më radhë bënin thirrje për marrje masash edhe më të ashpra. "Veshën" që nga çastet e para negociatat në emër të kapitalit, të kompromisit, me slogane të majta dhe maska dinjiteti. Duke shfrytëzuar rryma dhe "platforma të ndryshme", shumëgjuhësine e tij gjoja demokratike , duke nxitur iluzione në të gjitha drejtimet – edhe nga "majtë" edhe nga e "djathta" e tij. Militantët aktivë të luftërave sociale i shndrruan në spektatorë pasivë përpara çdo herë zgjedhjeve të ardhshme. Rrëmbyen, deri sa i përvetësuan momentet historike të lëvizjes punëtore – popullore të shekullit të 20-të, faqe të lavdishme që janë regjistruar në kujtesën popullore, për të kultivuar iluzionin e rinovimit gjoja të majtë, të gjoja vazhdimësisë të së majtës.

Punonjës, të papunë, punëtorë me orë të prera në punë, pensionistë, bujq dhe profesionistë të vetë-punësuar,

Mbani kokën lart, merrni fatin tuaj në duart tuaja, kthejuni shpinën dilemave të rreme dhe kurtheve që ju kanë ngritur!

Është koha që në këto zgjedhje të mos bëni përsëri një zgjedhje me parti boshe që ju premton dalje nga kriza ekonomike, rindërtim produktivë, zhvillim dhe rishpërndarje të fitimeve gjoja në favor të popullit. Në realitet ata duan të qeverisin në emër të kapitalit të madh, të grupeve monopoliste dhe të pushtetit të tyre.

Mjaft më!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u drejtohet veçanërisht juve që në të kaluarën ndoshta rastëshist zgjodhët KKE, por më pas ju preferuat një zgjidhje më të drejtpërdrejtë siç ju dukej, një zgjidhje politike.

Sot ne ju ftojmë të merrni në konsideratë dhe të zgjidhni me votë duke u bazuar edhe në përvojën tuaj të kohëve të fundit.

Ne ju ftojmë të mbani pozitë militante dhe një pozitë e tillë në zgjedhje është vetëm vota për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), vota që do të forcojë rezistencën popullore ndaj çdo marrëveshjeje dhe ligji të antipopullor, ndaj çdo koalicion antipopullor një-partiak apo shumëpartiak, ndaj çdo aleance ndërshtetërore imperialiste.

E gjithë përvoja historike tregon se efekti i luftës varet kryesisht nga sa e fortë është Partia Komunste e Greqisë (KKE) kudo.

Sot ju keni më shumë përvojë dhe më shumë arsye për ta mbështetur, ta fuqizoni me vendosmëri Partinë Komuniste të Greqisë (KKE)


KKE e fortë, sepse kurrë nuk e mashtroj popullin për të peshkuar disa vota. Tha të vërtetën, paralajmëroi me kohë në lidhje me rrjedhën e zhvillimeve, parashikoi përfundimin e një qeverie SYRIZA. Paralajmëroi se programi i SYRIZA dhe shpalljet e saj në Selanik përcaktonin marrëveshje kompromisi me BE-në dhe memorandum të ri dhe të turpshëm. Programi ka qënë që në lindjen të tij antipopullor, i veshur me disa slogane të majta. Tani ju keni në duart tuaj fakte të pa mohuara që vërtetojnë se në kuadër të BE-së dhe të rrugës së vetme kapitaliste, asnjë qeveri nuk mundet të ushtrojë politikë pro-popullore. Kapitalizmi dhe bashkësit e tij ndërkombëtare, të tilla si BE-ja, nuk e ndryshojnë karakterin e tyre me negociata, referendume, apo gjoja qeveri të majta. Çdo qeveri që aktivizohet në terrenin e ekonomisë kapitaliste është e detyruar të respektojë ligjet e hekurta antipopullore që imponojnë shtrydhjen e popullit që të forcojnë konkurrencën, rentabilitetin, investimet kapitale. Të gjitha partitë e tjera mashtrojnë popullin duke i thënë se në Evropë fiton terren  ndryshimi dhe diversifikimi i politikës së saj. Debate, plane, grindje bëhen, por nuk kanë asnjë lidhje këto me interesat e popujve. Ata shqetësohen përpara jorrugëdaljeve të kapitalizmit, grinden se si të ndajnë fitimet dhe humbjet e kapitalit të shteteve – anëtare.

KKE të fuqishme, sepse thotë JO-në e vërtetë dhe pa kompromise ndaj memorandumeve dhe masave antipopullore, duke propozuar njëkohësisht rrugën e zhvillimit që i përshtatet dhe i takon ekskluzivisht popullit. Kundër-lufton shkakun e vërtetë të memorandumeve që është vet strategjia e BE-së dhe e kapitalit, për të kapërcyer krizat ekonomike kapitaliste me fusha të reja të përfitimi për kapitalin, me rroga shumë të ulta. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ështe e vetmja parti që ka dorëzuar në Parlament projekt-ligj për të hequr memorandumet dhe ligjet implementues, ku me përgjegjësi të të gjithë anëtarëve të SYRIZA - edhe të atyre që tani ikën nga SYRIZA- edhe të kryetares së Parlamentit ky ligj nuk erdhi kurr për diskutim dhe votimi në Parlament. Organizon luftën me korrektësi për masa ndihme të drejtpërdrejta për popullin, për solidaritetin, për eliminimin e ligjeve antipunëtore - antipopullore, për rimarrjen e humbjeve të popullit, për përmbushjen e nevojave bashkëkohore, në kundështim me BE-në, kapitalin dhe pushtetin e tij.

KKE të fuqishme, sepse të nesërmen me më vedosmëri do të jetë mbështetsja e popullit në konfrontimin me "korin e shantazhinjve" i përbërë nga të gjitha partitë e tjera dhe ka si diligjent BE-në, Komisionin Europian, FMN-në dhe klasën sunduese të vendit. Do të shprehë opozitën popullore kundër çdo qeverie dhe çfar do përbërje të ket ajo. Një KKE më e fuqishme do të mbrojë të drejtat punëtore – popullore nga pozita më të forta, do të jetë protagoniste në organizimin e luftës popullore, në masifikimin dhe dinamikën e aktivitetit antimonopolist – antikapitalist të lëvizjes punëtore, në përforcimin e aleancës popullore. KKE jep të gjithë forcën e saj për organizimin dhe bashkimin e punonjësve, për të marrë fatin e tyre në duart e tyre. Beson e pa lëkundur në fuqinë e popullit.  Sot, mendoni se sa efekt negativë ka pasur për interesat popullore dobësimi elektoral i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në vitet e mëparshme. Me KKE dhe lëvizje të forta, mund të përbysim "memorandumet dhe pronarët".

KKE të fuqishme, sepse realizmi i KKE përcaktohet nga interesi punëtor - popullor dhe nga njohja se populli, kur të tregohet protagonist në kundër-sulm, atëherë mund të fitojë. Pushteti punëtor – popullor është i vetmi që mund të themelojë planifikimin qëndror të prodhimit social dhe shkencërisht të hartuar si edhe shërbimet shoqërore - Arsimin, Shëndetësinë, Mirëqënien - në bazë të pronësisë shoqërore të mjeteve të koncentruara të prodhimit dhe të kontrollit punëtor. Me këto kushte mund të çojë në mirëqenien popullore, të shkëputet nga BE-ja, të fshijë në mënyrë të njëanshme borxhin në favor të popullit, ta çojë vendin jashtë NATO-s dhe planeve të imperialistëve.

Refuzoni dilemat e reja mashtruese, linjën mashtruese anti-memorandum, luftën false me eurozonën që nuk e kundështon pronën dhe pushtetin kapitalist

Ju që në zgjedhje ikët nga ND dhe PASOK dhe shkuat te SYRIZA, me shpresën e heqjes së memorandume dhe ligjeve antipopullore, mos bini përsëri në grackën që premton gjoja menaxhim më të mirë të memorandumit të ri, duke pritur masa kompensuese në favor të popullit. Mos i mbështetni dhe mos u mbëstetni mbi një iluzion të ri shkatërrues.

Kujtohuni se çfarë ju thoshte Partinë Komuniste e Greqisë (KKE) që nga momenti kur SYRIZA u bë partia kryesore e opozitës: Që qeveria SYRIZA përfundimisht do t'i shërbejë BE-së, NATO-s dhe kapitalit të madh. Dhe tani asnjë votë popullore të mos kthehet te ND-ja, te PASOK-u, të mos bjerë në gropën e Potamit apo të SYRIZA-s Nr2, të sapo-themeluarës "Bashkim Popullor", që doli pas përçarjes së SYRIZA.

Për vite të tëra zbulohet se grindja rreth memorandumësve dhe anti-memorandumësve ishte jo vetëm sipërfaqësore, por dhe e rreme, pra e dëmshme për lëvizjen popullore.

Çelësi për ekonominë dhe në përgjithësi për politikën e një partie, se cilat forca sociale ajo shpreh, është se ç’qëndrim mban ajo në çështjen e mjeteve të centralizuara të prodhimit dhe pasurisë natyrore të vendit. Kjo është vija ndarëse e vërtetë, dhe jo monedha. Sot, të gjithë flasin për "zhvillimin produktiv" dhe "rishpërndarje", jo vetëm partit me titull të "majtë", por edhe të "djathtat", të shpallura si borgjeze dhe liberale si dhe nazistët e Agimit të Artë.

Për partitë e memorandumeve, të BE-së dhe të kapitalit, çështja e zgjedhjeve është një: Kush, cila qeveri, me ç’përbërje dhe me ç’aleancë do të zbatojë memorandumin e ri dhe ligjet zbatues antipopullor. Hidhni posht konfrontimin kurth që do të izolojë popullin në tunele antipopullore.

•       SYRIZA edhe një herë tallet haptazi me popullin, duke thënë se do të "anashkalojë" memorandumet, në të njëjtën kohë që i zbaton dhe i zgjeron. Pohon se nëse është ai në qeveri, gjoja do të zvogëlojë ndikimin negativ të memorandumit dhe të marri masa balancuese "propopullore" për zhvillimin dhe reduktimin e borxhit. Fsheh se goditjet e vazhdueshme kundër popullit përbëjnë një parakusht themelor i çdo rimëkëmbjeje kapitaliste dhe vendimi mbi borxhin, të cilat do ti ngarkohen plotësisht familjeve punëtore – popullore. Paketat e zhvillimit dhe rregullimi i borxhit përsëri populli ka për ti paguar, dhe njëkohësisht ato do të jepen te kapitali i madh, ashtu siç është bërë edhe me paketat e mëparshme. SYRIZA është bashkuar plotësisht me propagandën e "rrugës së vetme", që në vitet e mëparshme në mënyrë të përsëritur përdoresh në kurriz të popullit nga ND-ja dhe PASOK-u. Nga njëra anë SYRIZA i jep ND-s dhe PASOK-ut  falje duke formuar me ta një front parlamentar për votim dhe zbatim të memorandumit dhe ligjeve barbare dhe nga ana tjetër kacafytet me ta për "karrigen" qeveritare.

•        Partitë e tjera të menaxhimit kapitalist, ND dhe PASOK, e shfrytëzojnë memorandumin e SYRIZA - ANEL që ta shfaqin politikën e tyre brutale që zbatuan në vitet e mëparshme plotësisht të justifikuar. Ata duan të marrin "deklaratë pendimi" nga populli që i dënojë dhe e e kundër-luftojë politikën e tyre. Paraqiten si garantues të "ecurisë së vendit europë", sepse kanë "ekspertizën" e memorandumeve. Së bashku me partinë Potami paraqiten si, partnerët e nesërm të një qeveri me SYRIZA-n.

•        Gjatë viteve të krizës, niveli i jetesës i shumicës më të madhe të popullit ra në 40-50%, u masakruan të gjitha të drejtat e arritura më parë me luftërat e tij brenda një korrelacioni global të favorshëm. Të gjitha partitë që premtojnë masa kundërpeshë gënjejnë. Asnjë parti tjetër nuk e njeh të drejtën e popullit për të marrë përsëri ato që ai ka humbur dhe të stabilizojë e të zgjerojë arritjet e tij. Vetëm Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) mund të besoni sot.

Votën ndaj partive të tjera populli do të gjejë menjëherë përballë tij. Qeveria e ardhshme do ta ketë për justifikim sa herë që punëtorët, shtresat popullore do kërkojnë ose do luftojnë kundër masave të reja, kundër ligjeve të reja sbatues.

                          

Jo më kohë të humbur dhe zhgënjime

 

Asnjë besimit ndaj partive të përçara nga SYRIZA me emrin "Bashkimi Popullor" dhe në bashkëpunim e tij me përçarës – kanale të vjetër të SYRIZA-s siç është  "Plani B". Deri më sot ata kanë luajtur një rol kyç për mashtrimin e popullit radikal të majtë. Përbën një kopje e SYRIZA-s që do të sjellin të njëjtin rezultat. Çdo qeveri që synon zhvillim kapitalist do të sakrifikojë nevojat e popullit në altarin e fitimit kapitalist. Çdo qeveri që pranon angazhimet e vendeve - anëtare të BE-së, që ta blindojë konkurrencën e monopoleve, do të nxiti ristrukturimin për të siguruar punësim me rroga të ulëta për kapitalin. Ky drejtim antipopullor nuk ndryshon, edhe nëse Greqia mbetet në Eurozonë edhe nëse ajo zgjedh të mbetet anëtare e BE-së me monedhë kombëtare.

Kanë 25 vjet që ata i japin alibi të "majtë" procesit të integrimit të Greqisë në BE dhe Bashkimit Monetar Europian, sulmit kundër socializmit. Përkrahën nga poste qeveritare, të gjitha hapat për memorandumin e ri (marrëveshja e 20 Shkurtit, propozimi i Cipra prej 47 faqesh, etj). Nuk ndiheshin fare kur Cipra deklaronte se qëndrimi i Greqisë në BE dhe NATO është i pa diskutuar, dhe kur i betohej me besnikëri kapitalizmit, në Lidhjen e Industrialistëve Grekë, në forumet e ndryshme të kapitalit ndërkombëtar. Dhe sot, ata shfaqen si kur janë të "mashtruar".

Ata rrëfejnë se duan monedhë kombëtare, si një mjet të zhvillimit kapitalist, dhe çelësat e ekonomisë do të vazhdojë ti ketë monopolet, Greqia do të jetë e angazhuar në BE dhe në aleanca të tjera imperialiste financiare monetare. Pjesë të kapitalit do të dalin përsëri të përfituar nga ky opsion. Për më tepër, kjo po ndoll edhe në vendet kapitaliste të BE-së që mbajnë monedhë kombëtare (Bullgaria, Rumania, Suedia, Danimarka), ose përfshihen në aleanca të tjera monetare. Ata fshehin se niveli i jetesës dhe të drejtat e punëtorëve kanë shkuar drejt greminës në të gjitha shtetet – anëtare të eurozonës dhe BE-së.

Sistemi mbështet të tilla parti me shumë mënyra, siç bëri dhe me SYRIZA-n dhe me "Platformën e Majtë" të saj që nga viti 2012 e këtej, dhe me "Bashkimin Popullor" sot, që të vëjë në kurth radikalizmin, e të çojë barikadë kundër luftës me linjë antikapitaliste – antimonopoliste të paraqitur nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE).
"Bashkimi Popullor" është një parti 100% e sistemit,  si ato partitë e majta të sistemit që ka njohur Europa dhe që mbajnë përgjegjësi për integrimin e lëvizjes punëtore. Prapa retorikës anti-memorandum qëndron mbështetja pro sistemit imperialist, mbështetja pro kapitalit.

Izoloni Agimin e Artë nazistë dhe kriminel

Mos i lejoni që ta çojnë kokën përsëri, sado që të përpiqen ta fshehi dhe të errësojnë rolin kriminal nazist. Prapa fjalëve të mëdha të tyre fshehet mbështetja që jepin pro diktaturës më të egër të kapitalit, marrëdhëniet e tyre me pronarët e mëdhenjë, veçanërisht me pronarët e anijeve, urrejtja e tyre kundër punëtorëve, kundër luftërave popullore, kundër lëvizjes. Motoja e Agimit të Artë për "prodhim kombëtar" dhe për prioritetin në prodhimin primar – do që të kolaqepsi dhe të ndikojë mbi fermerët – fsheh se aftësitë prodhuese të vendit po shkatërrohen, për shkak , para se të gjithash, të krizës ekonomike kapitaliste dhe të pozicionit të dobët dhe të pabarabartë të Greqisë në BE. Agimit të Artë në thelb nuk e refuzon BE-në, por kërkon "përmirësimin" e pozitës së kapitalit grek në të. Kultivon urrejtjen kundër popujve të tjerë, kundër emigrantëve, refugjatëve që janë viktimat e barbarizmit kapitalist, të luftërave imperialiste. Janë instrument të  "përça e sundo"  të kapitalistëve, organ përçarës i klasës punëtore, të popullit punonjës.

 

Ekziston alternativa, rrugëdalja në favor të popullit


Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbështet se ekziston një rrugë tjetër, se ekziston shpresa. Memorandumet, varfëria, papunësia, shfrytëzimi i popullit për të fituar pak njerëz, nuk është e vetmja rrugë, as nuk mund të jetë e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë.

Në vitet e ardhshme situata për popullin, për të gjithë popujt, do të përkeqësohet. Sistemi kapitalist është i kalbur. Krizat dhe rivalitetet që përkeqësohen midis shteteve kapitaliste dhe qendrave imperialiste, brenda dhe jashtë eurozonës, çojnë në varfëri, papunësi, luftrat, në emigrim. Qeveria SYRIZA - ANEL, në drejtimin e qeverive të mëparshme, ngatërron edhe më të thellë vendin në këto konkurrenca, duke arritur aq larg sa që të planifikojë krijimin e një baze të re të NATO-s në detin Egje.

Pavarësisht kompromisit të përkohshëm në marrëveshjen e qeverisë me BE-në - BQE - FMN, konkurrencat dhe tendencat e përçarjes u manifestuan me rastin e "problemit grek" që duan një Eurozonë mes shteteve më të forta ekonomike.

Është e mundur që shtete të shkëputen nga Eurozona, si rezultat i opsioneve të ndryshme të kapitalit dhe në bazë të mbrojtjes së profitabilitetit dhe të konkurrencës, në kurriz të popujve. Një zhvillim i tillë do të ndikojnë dhe kohezion të BE-së. Një zhvillim i tillë në përbërjen dhe në thellësi të aleancave të shteteve kapitaliste të Europës mund të shoqërohet me forcimin ose dobësimin e pozitës së disa shteteve kapitaliste, por nuk do të shoqërohet me politika pro-popullore.

Kjo është një tjetër evolim por në qoftë se populli zgjedh vetë të largohen nga BE-ja, me vullnetin dhe veprimin e tij, duke marrë në të njëjtën kohë çelësat e ekonomisë dhe pushtetin në duart e tij, është diçka tjetër, është krejtësisht zhvillim i ndryshëm, dhe është tjetër në qoftë se gjëndet një vend jashtë nga Eurozona, si pasojë e një rezultati të konflikteve dhe rivaliteteve të kapitalistëve. E para përbën një alternativë zgjidhje në favor të popullit dhe ia vlen ti kushtosh çdo sakrificë, ndërsa e dyta çon në falimentimin popullorë por nga një rrugë tjetër.

Propozimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) PËR PUSHTET POPULLOR ME SOCIALIZIMIN E MONOPOLEVE – SHKËPUTJE NGA BE – FSHIRJE TË NJËANSHME TË BORXHIT  është propozimi i vetëm realist dhe premtues që mund ti japë një fund definitivë memorandumeve dhe sakrificave që detyrohet populli të japi mbi altarin e rrugës së zhvillimit kapitalist. Realizimi i kësaj rruge varet nga vullneti popullor. Rruga e sfidimit me BE-në dhe FMN-në, me kapitalin vendas dhe të huaj, kalon detyrimisht nga bashkimi me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).

•         Kjo është e vetmja alternativë për rrugëdalje të vërtetë për popullin, e aftë për të shfrytëzuar dhe zhvilluar mëtej mundësit produktive të vendit në favor të popullit. Greqia ka kushte (prodhimi industrial dhe bujqësor, resurse minerale, forca të afta punëtore dhe shkencore të specializuara) për të prodhuar produktet më të shumta që ka nevojë populli. Dhe nga atje të krijojë marrëdhënie reciproke të dobishme me vendet e tjera. Këto aftësi nganjëherë kufizohen ose shfrytëzohen shtrembërt, nganjëherë minohen masivisht sepse tani janë në vartësi të fitimit kapitalist, në zhvillimin e pabarabartë të kapitalizmit, në angazhimet e BE-së.

•          Shfrytëzimi i tyre ka nevojë për çlirimin nga prangat e pronës dhe pushtetit kapitalist.  është propozimi i vetëm që mund të sigurojë punë të përhershme dhe të qëndrueshme për të gjithë,  shërbime publike Arsim, Shëndetësi, Mirëqenie dhe posaçërisht falas.

•         Është e vetmja rrugë, që parandalon pjesëmarrjen e vendit në planet e rrezikshëme ushtarake të NATO-s, SHBA-së dhe BE-së që drejtohen kundër popujve, është e vetmja rrugë që të mos të ngatërohemi në lëmshin e kontradiktave imperialiste që grinden egër mes tyre se si të ndajnë rrugët e naftës dhe gazit, rrugë që kanë qenë gjithmonë e shtruar me gjakun e popujve.
•         Një rrugë e tillë nuk do të jetë e vetmuar dhe e shkëputur, siç mbështesin të gjitha partitë e tjera që mbrojnë kapitalizmin. Ajo do të mbështetet mbi luftën dhe solidaritetin e popujve të tjerë, lëvizjeve dhe vendeve që do të ecin në të njëjtën rrugë.

Mund të sjellim më afër fitoren popullore

Sot, mund të krijohen kushtet më të mira organizative, rindërtimi të lëvizjes punëtore, forcimit të aleancës popullore. Mund të ekzistojë çarje në bilancin e tanishëm negativ të forcave që ekziston në Greqi si dhe në botë.

Arrin që populli të shfrytëzojë përvojën e tij, ta bëjë atë forcë lufte dhe përmbysieje.

Po, ka mënyrë dhe planifikim që të bëhet praktikë propozimi jonë, që populli punëtorë të mundet të jetoj më mirë, siç duhet, siç e meriton sot, bazuar në aftësitë që ka shoqëria. Dhe kjo rrugë kalon nëpërmjet një aleancë të fortë, të madhe sociale popullore që do të luftojnë kundër masave të reja antipopullore dhe do të ketë busull të palëvizur luftën kundër monopoleve dhe kapitalizmit. Krijimi dhe fuqizimi i saj sot mund të ndihmojë për të ndryshuar korrelacion negativ të forcave, për të forcuar organizimin, militarizmin, shpirtin luftarak të klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore, kundër servilizmit dhe fatalizmit, kundër nënshtrimit të popullit ndaj menaxhuesve të barbarizmit kapitalist qofshin ata të vjetër apo të rinj.
Në këtë proces është nevojë për një KKE e fuqishme KUDO, në Parlament si dhe    -mbi të gjitha-  në vendet e punës, në fabrikat e mëdha, në lagjet popullore, në fshat, në vendet e të rinjve.

KKE është e vetmja forcë që mund të jetë mbështetëse për luftën e popullit kundër varfërisë, papunësisë, të jetës së degraduar brenda dhe jashtë Eurozonës, me euro apo monedhë kombëtare.

KKE është e vetmja forcë që sfidon me shfrytëzimin kapitalist dhe pushtetin. Është ajo forcë që mund të çojë në një ndryshim të vërtetë, jo vetëm alternativë, por një lloj superiorë të organizimit të ekonomisë dhe të të gjithë shoqërisë. Me pronësi shoqërore, planifikim qendror, kontroll nga punëtorët. Këto janë kushtet për çlirimin e vërtetë nga kthetrat e tregjeve, të kapitalit, për fshirje të njëanshme dhe të plotë të borxhit, për shkëputjen nga zinxhirët e BE-së.

TANI VOTONI KKE!

FORCËN TËNDE,

TË SË VËRTETËS, TË LUFTËS, TË PËRBYSJES!


            KOMITETI QËNDROR I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)
26 GUSHT 2015