Skip to content

Përforcim i madh i PAME në Kongresin e GSEE. Vërtetohen hapat e rëndësishëm në riorganizimin e lëvizjes punëtore

Date:
pri 22, 2026
39o-synedrio-gsee-2

Kongresi i Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) për sektorin privat, u mbajt më 16-19 prill, ku forcat e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) dolën dukshëm të përforcuara. Në zgjedhjet për udhëheqjen e re të Konfederatës, lista e Bashkimit Militant Demokratik (DAS), e formuar nga sindikalistët e PAME bashkë me militant të tjerë pionierë, shënuan një rritje të madhe, më të lartën në krahasim me të gjitha fraksionet e tjera. DAS arriti një përqindje prej 26,57% (+3,60%) dhe 12 vende në kryesinë e re (nga 11), duke u konfirmuar sërish si forca e dytë në GSEE.

Kjo është përqindja më e lartë e DAS në dekadat e fundit, gjë që pasqyron praktikisht se cila forcë vihet në ballë të betejave të punëtorëve. Rritja e madhe e DAS në vota, në përqindje dhe mandate në kryesinë e GSEE konfirmon hapat e rëndësishëm që po bëhen në procesin e riorganizimit të lëvizjes sindikale punëtore.

Pavarësisht korrelacionit negativ që mbetet në udhëheqjen e GSEE, i cili në masë të madhe është produkt i manipulimeve, rritja e DAS është vazhdimësi e përpjekjes së madhe që regjistrojnë mijëra sindikalistë të rinj pionierë në vendet e punës, dhe qindra sindikata që nuk pajtohen me logjikën e "të keqes më të vogël", me fatalizmin dhe pasivitetin. Ata janë protagonistë në rrugën e vështirë të organizimit të klasës punëtore në sindikata, në organizimin e luftës për interesat e saj, larg helmit të partneritetit social dhe bashkëpunimit klasor. Ata udhëheqin përpjekjen për të ndryshuar raportet e forcave dhe për të forcuar rrymën e kundërshtimit të politikës dominuese, kundër sistemit të luftës dhe shfrytëzimit kapitalist.

Elementi shpresëdhënës i rritjes së forcave të DAS është vazhdimësi e rezultateve pozitive në Qendrat më të mëdha Punëtore në Greqi, si në Athinë, Selanik, Pire, Patra, Larisa, Janinë, Evia, Livadhia, si dhe në Federata të mëdha punëtorësh.

Lufta vazhdon nga pozita më të mira, duke përqendruar të gjitha forcat për suksesin e grevës së 1 Majit, që rrugët e vendit të mbushen me grevistë dhe që mesazhi shpresëdhënës i organizimit dhe i ngritjes militante, të arrijë te çdo punëtor dhe në çdo vend pune. Ky mesazh u regjistrua edhe në mbledhjen e madhe mbarëkombëtare të PAME, në të cilën morën pjesë 720 sindikata dhe 2.000 sindikalistë, mbledhja më e madhe që është mbajtur ndonjëherë në Greqi.