Lidhje me faqet e vjetra të PKG
28 SHKURT. GREVË E PËRGJITHSHME-MBARËKOMBËTARE
Të gjithë në grevë!

Kjo është thirrja e madhe për betejë që shpërndahet nga sindikatat në të gjithë Greqinë për grevën e 28 shkurtit, ditën kur do të ndalojnë së punuari sektori privat dhe ai publik për dy-vjetorin nga krimi me trenat në Tembi të Greqisë.
Së bashku me punëtorët e fabrikave, kantiereve, dyqaneve, restoranteve, shërbime etj., të cilët do të bëjnë grevë masive atë ditë, gjithashtu grevë do të bëjnë dhe profesionistët e vëtë-punësuar, dyqanet e vogla, tregtarët e vegjël, artizanët etj.
Studentët do të dalin në rrugë së bashku me të gjithë popullin, pensionistët do të protestojnë bashkë me fëmijët dhe nipërit e tyre, në një betejë të madhe militante që si një zinxhir lidh me hallka të gjitha sa përjetojnë nga pasojat e një politike që çon në ngjarje tragjike si ajo e Tembi-t.
Me sloganin «O fitimet e tyre, ose jetët tona» sindikatat që organizojnë këtë betejë të madhe që nga dita e parë e kryerjes së krimit, për të mos u fshehur fajtorët e vërtetë, dalin para: Ato vënë në shënjestrën e tyre politikën e qeverive dhe BE-së, aktivitetin e grupeve të mëdha të biznesit, gjuetinë e fitimit, që e lë popullin të ekspozuar ndaj çdo lloi rreziku. Pra politikën që, për të mbrojtur fitimet, e trajton jetën e popullit si «kosto» dhe çdo të drejtë të tij si «penges»: Nga masat e mbrojtjes për jetën njerëzore në vendet e punës dhe lagje, në transport, shkolla dhe fakultete, deri tek shëndetësia dhe arsimi publik dhe falas, në të drejtat e punës etj.
Duke pasur vetëm pak ditë deri në betejën e madhe të grevës së 28 shkurtit, Qendrat Punëtore dhe Federatat, qindra sindikata dhe organizata masive po "shkelin" në çdo vend pune duke u bërë thirrje të gjithë punëtorëve të Greqisë për grevë dhe duke luftuar që ky zemërim të kthehet kundër shkaqeve të vërteta që e kthejnë Greqinë në një «luginë Tembi». U bëjnë thirrje që të mbushin rrugët me punëtorë dhe të rini më 28 shkurt.
«Fitimet e kapitalistëve shkaktojnë asfiksi për nevojat e popullit. Oksigjen për ne është lufta jonë për të drejtat tona dhe përmbysje»
Me këtë thirrje, Organizatat Partiakë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) organizojnë një fushatë politike në të gjithë Greqinë, duke shpërndarë gjithashtu me fletushka - thirrjen e KKE përpara grevës së përgjithshme të 28 shkurtit. Në këtë thirrje, ndër të tjera, theksohet:
«Më 28 shkurt bëjmë grevë dhe dalim në rrugë! Le ta ndjejnë pronarët e mëdhenj, qeveria dhe shteti fuqinë e një populli të vendosur që lufton! Tani është koha që të flasë populli i organizuar! Me vrullin e demonstratave të mëdha popullore të 26 janarit 2025 që u mbajtën pas thirrjes nga Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Tembi-t, qindra sindikatave, shoqatave studentore, organizatave të tjera masive, por edhe nga protestat masive rinore që pasuan më 7 shkurt, u vërtetua se krimi në Tembi nuk është harruar dhe për këtë nuk do të mbulohet! Të bashkohen në një lum të madh popullor, në gjithë Greqinë, punëtorët e të gjithë sektorëve, fermerët që luftojnë për më shumë se një muaj në blloqe, studentët dhe nxënësit, tregtarët e vegjël dhe gratë e familjeve popullore!»
Dy vjet më parë, nga goja e miliona njerëzve në të gjithë Greqinë, u hodh parulla - dilema: «O fitimet e tyre, ose jetët tona!» Tani do përgjigjemi edhe më fortë, më të organizuar! Po kërkojmë jetët tona!
Tërmetet që po ndjen qeveria e ND mund të kthehen në një stuhi për të gjithë sistemin e fitimit, për partitë e tij, shtetin e kapitalit, klasën e shfrytëzuesve e cila jeton me pasuri të pafundme ndërsa ne jetojmë në varfëri dhe çdo ditë përballemi me tragjedi të ngjashme me Tembi-n dhe përjetojmë padrejtësinë e pasigurinë!»
24.02.2025