Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Aksione të ndryshme militante të sindikatave kundër politikës antipopullore

Aksione të stuhishme dhe masive në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera të Greqisë, u zhvilluan gjatë mbasdites më datë 9 Janar, me vendim të shumë Federatave në sektorë të ndryshëm të punës, të Qendrave Punëtore dhe të Shoqatave Punëtore, kundër projektligjit të ri që propozoi në Parlament qeveria e SYRIZA-ANEL.

Ky projektligj parashikon një sërë masash, për të cilat qeveria ra dakord me BE-në dhe FMN-në, në kuadër të rivlerësimit të tretë të politikës së saj.

Nëpërmjet këtyre masave, qeveria -midis të tjerash- hedh poshtë të drejtën e punëtorëve për grevë. Këtej e tutje, për shpallje të një greve nga sindikatat primare do të kërkohet që të paktën 50% e anëtarëve të bien dakord.

Për më tepër, qeveria dëshiron të kalojë këtë ligj nën pretekstin e “demokracisë”. Dhe kjo ndërkohë që brenda vendeve të punës sundon terrori i punëdhënësve, rreziku i përjashtimit nga puna për shkak të pjesëmarrjeve të punëtorëve në luftën sindikaliste, në kushtet kur papunësia kap shifra të skajshme.

Gjithashtu, projektligji shton ankandet edhe për ata individë që kanë borxhe ndaj sektorit Publik (ndaj sistemit taksor, Fondeve të Sigurimeve Shoqërore etj) dhe redukton së tepërmi ato pak ndihma sociale që jepeshin.

Tubimi i sindikatave në Athinë nisi me grumbullim në sheshin Omonia dhe përfundoi me një takim midis përfaqësuesve të punëtorëve dhe kryesisë së Ministrisë së Punësimit. Kur demonstrata arriti jashtë ministrisë, përfaqësuesit e punëtorëve kërkuan me këmbëngulje që të hapeshin qepenat e godinës së Ministrisë dhe të takoheshin me kryesinë politike të Ministrisë në fjalë.

Pasi kërkesa e tyre mbeti pezull, pa asnjë përgjigje, ata i hapën vetë dyert duke bërtitur me parulla si: «Ligj është e drejta e punëtorit dhe jo fitimet e kapitalistit», si dhe «Pa punëtorin ingranazhi nuk punon, punëtor ti mundesh pa padronët», vendosën tek hyrja e ndërtesës së ministrisë, emërtimin që me të drejtë i takon ministrisë në fjalë për shkak të veprimeve të saj: «Ministria e FMN-së – BE-së dhe e punëdhënësve».

Më pas përfaqësuesit e punëtorëve hyrën në zyrën e ministres së punësimit Efi Ahcioglu, ku ndodhej së bashku me zv/Ministren Theano Fotiu. Përfaqësuesit e punonjësve theksuan se është e turpshme heqja e së drejtës për të bërë grevë, e cila është një e drejtë për të cilën breza të tëra punëtorësh kanë derdhur gjakun e tyre.

Paditën faktin që ky ligj i qeverisë është pothuajse identik me atë të mëparshmin të qeverisë së kaluar të ND-së dhe i kujtuan që 35 sindikalistë të Frontit Militant Mbarëpunëtor (PAME), do gjykohen më dt.18 Shkurt për një protestë të njëjtë që kishin ndërmarrë kundër atij ligji në vitin 2013.

Ndaj kërkesës së përfaqësuesve të punëtorëve, për të tërhequr mbrapsht reformën për grevën, ministrja si përgjigje tha një «JO» të thatë dhe zgjodhi që të largohej nga zyra, në vend që tu jepte zgjidhje çështjeve që ngritën përfaqësuesit e sindikatave.

Punëtorët qëndruan për shumë kohë përpara ministrisë duke brohoritur thirrje, ndërsa shkruan dhe një thirrje në hyrjen e ministrisë ku shkruhej: «Hiqni duart tuaja të qelbura nga greva». Njëkohësisht lëshuan thirrje me megafon për grevën e 12 Janarit dhe për protestat grevore atë ditë dhe varrën një banderolë gjigande në fasadën e ministrisë me mbishkrimin: «Qeveria – Kapital i Madhë – BE-ja dëgjoni mirë. Hiqni duart tuaja të qelbura nga greva. Është e drejta e punëtorëve».

 

 

Demonstration of PAME (9_1_2018)

Tubimi në Sheshin Omonia në Athinë

Greva nisi më parë nga sheshi Omonia me thirrjen kryesore : «Grevën ju nuk do ta ndaloni, çdo ligj që të votoni».

Gjatë tubimit foli dhe Janis Tasiulas, kryetar i Federatës së Ndërtuesve. Siç theksoi ai, këto projektligje përgënjeshtrojnë përrallat e qeverisë. «Le t’i lënë broçkullat rreth demokracisë», theksoi ai duke iu referuar propagandës së qeverisë për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes për grevë. Qëllimi i tyre kryesor, nënvizoj ai, është futja e xhandarit brenda Sindikatave, për të kontrolluar më imtësisht veprimtarinë e tyre, që të vendosin pengesa më të mëdha kundër vendimeve për aktivitet militant dhe për grevë.

Tek banderola që ndodhej me kurriz të tribunës qendrore shkruhej: «Hidhemi në kundërsulm. Hiqni duart nga greva. Nënshkrim të Kontratës së Përgjithshme Kombëtare Kolektive të Punës. 715 euro rroga minimale. Kontrata Sektoriale me shtesë në rrogë. Ndalim të ankandeve».

Parulla mbizotëruese tek banderola e Federatave, e Sindikatave dhe e shoqatave punëtore ishte: «Hiqni duart nga greva», ndërsa  nga megafonët drejtohej thirrja për pjesëmarrje masive në grevën e 12 Janarit, që e  kanë shpallur Federatat dhe Qendrat Punëtore.

Shumica e Konfederatave sindikaliste (ΓΣΕΕ – ΑΔΕΔΥ, GSEE-ADEDY) refuzuan propozimin e forcave klasore për të shpallur grevë të përgjithshme kombëtare, gjë që u kritikua prej sindikatave klasore që bashkohen rreth Frontit Militant Mbarëpunëtor (PAME), i cili u ka bërë thirrje shoqatave dhe konfederatave punëtore për të marrë pjesë gjatë grevës 24-orarshe, të Premten më datë 12 Janar dhe në iniciativat e tjera militante të ditëve në vijim.

 

 

 

 

Protestë e fuqishëm u krye jashtë Selisë së Kryeministrisë në mëngjesin e së Mërkurës 10/01 nga punëtorët e dhjetëra shoqatave punëtore të sektorit publik dhe privat të bashkuar rreth Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME)duke i vënë ultimatum qeverisë që të tërheqë projektligjet që shkatërrojnë të drejtën e grevës dhe zgjerojnë ankandet._

 

10.01.2018