Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

ZYRA E SHTYPIT E KQ TË KKE

Akt i papranueshëm dhe i dënueshëm ndalimi i anijes «Madleen» nga shteti vrastar i Izraelit

Në komentin e saj, mbi kapjen dhe ndalimin e anijes «Madleen» nga ushtria Izraelite, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) deklaron si më poshtë:

«Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon kapjen dhe ndalimin nga ushtria Izraelite të anijes me vela «Madleen», të cilën e kishte marrë me qira «Flotilja e Lirisë» dhe po shkonte drejt Rripit të Gazës duke transportuar ndihmë simbolike humanitare.

Kapja dhe ndalimi i anijes, arrestimi dhe dëbimi i pasagjerëve të saj është një tjetër akt i papranueshëm dhe i dënueshëm që bëhet nga shteti vrastar të Izraelit, i cili, me mbështetjen e aleatëve të tij SHBA, NATO dhe BE, vazhdon gjenocidin ndaj popullit Palestinez, duke i privuar atij edhe mundësinë e aksesit në ndihma humanitare.

Qeveria greke gjithashtu merr përgjegjësi të mëdha për sa kohë që vazhdon të mos dënojë qëndrimin e Izraelit dhe që nuk ndërpret çdo bashkëpunim ushtarak me këtë shtet terrorist.»

 

10.06.2025