Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Belojani rron, sepse rron dhe zhvillohet lëvizja që e gatiti

Më 30 Mars u plotësuan 65 vjet nga ekzekutimi i Niko Belojanit, kuadrit heroik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe shokëve të tij. Më 27 Mars u përurua në qytetin e tij, në Amaliadha, Muzeu "Nikos Belojanis", me synim që të bëhet një "vend i kujtesës së gjallë dhe krijuese", siç vuri në dukje Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba duke folur në aktivitetin e përurimit. Në këtë aktivitet gjithashtu përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Ilidhës, Hr. Hristodhulopulos, Kryetari i Parlamentit, N. Vucis, dhe kryeministri Al. Cipra.
Në fjalimin e tij përshëndetës për këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dh. Kucuba, theksoi ndër të tjera se "Belojani rron, sepse lëvizja që e gatiti dhe e edukojë atë, rron dhe zhvillohet. (...) Belojani bëri detyrën e tij. Nderoi të rënët e betejave punëtore të luftës së kryer, të EAM-it (Frontit Nacionalçlirimtar) - ELAS-it (Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke), të DSE-së (Ushtrisë Demokratike të Greqisë), të luftës për të drejta sociale, ishte një vazhdues i denjë i tyre, i shërbeu progresit social për tërë popullin. Për këtë ne nuk e quajmë vetëm hero për KKE. Heroizmi i tij, shembulli i tij, në një periudhë të disfatës së lëvizjes punëtore – popullore, tregon se si hapet rruga, si mbahet flaka e ndezur në periudhat më të errëta (..) Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mësohet nga historia e N. Belojanit, dhe të mijëra heronjve të tjerë. Më pretendime shumë më të mëdha e sheh përgjegjësinë e saj, në kushtet aktuale të regresit të lëvizjes punëtore – popullore në shkallë botërore. Për zgjimin klasor politik të forcave punëtore – popullore për të marrë jetën në duart e tyre.

"Në vend që të zgjedhja jetën e karrierës -dhe e kisha të mundur që ta krijoja lehtë një të tillë- preferova një jetë me plotë përndjekje, humbje, dhimbje dhe lot", shkroi në letrën e tij të zjarrtë heroi udhëheqës komunist. (...)
Në periudhat e disfatës, të vështirësive, shërbime të vlefshme për kundërshtarin ofruan atëherë dhe ofrojnë gjithmonë ata që i hodhën poshtë armët e lëvizjes komuniste dhe punëtore. Ata që hodhën mallkime kundër ndërtimit socialist në shekullin e 20-të, mohuan perspektivën socialiste, bëjnë pakte me kapitalizmin dhe kultivojnë disfatizëm dhe fatalizëm në popull, në emër të realizmit, të nënshtrimit dhe korrelacionit negativ, duke justifikuar kështu përgënjeshtrimin e premtimeve, banalizimin e pritjeve. Arrijnë deri në atë pikë sa që e reklamojnë kompromisin e tyre, duke folur për "revolucione" dhe "përmbysje", duke e shfaqur veten e tyre si vazhdues të traditës EAM-ike, të traditave revolucionare, të luftërave të mëdha klasore dhe çlirimtare. Bëjnë përpjekje të dëshpëruara që të duken si pasardhës të luftës heroike të EAM (Frontit Nacionalçlirimtar), të ELAS (Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke), të EPON (Organizata Mbar-greke e Bashkuar e Rinisë), të DSE (Ushtrisë Demokratike të Greqisë), të EDA (E Majta e Bashkuar Demokratike) të dekada të viteve 50 dhe 60, duke u përpjekur që të rrëmbejnë luftërat e popullit tonë dhe natyrisht gjithmonë duke e shkëputur të vërtetën prej këtyre luftërave, duke e shkëputur përmbajtjen radikale të tyre.
Por, atë që ne mëson rezistenca kombëtare EAM-it, luftëtarët si Belojani, është lufta pa kompromis dhe e papajtueshme. Është që të mos nënshtrohesh në një bilanc negativ të forcave, tek një kundërshtar që mund të duket i plotfuqishëm. Kemi besim të thellë në forcën e të drejtës së klasës punëtore, të popullit tonë. (...) Siç shkruante Belojani: "Merr forca të skajshme dhe të pashtershme nga besimi tënd në parti dhe në fitore" (...)
Le të bëhet ky Muzeu, kjo ekspozitë e jetës dhe e veprimtarisë së Niko Belojanit, këtu në qytetin e Amaliadhës, një vend ku i jepet nder, një vend i kujtesës së gjallë dhe krijuese, për fëmijët dhe nipërit tanë, për brezat e ardhshme që do të marrin stafetën. Sepse njohuria historike dhe kujtesa është forcë".