Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Demonstrata e madhe e sindikatave në Selanik

Përgjigje masive u dha kundër qeverisë dhe punëdhënësve nga punëtorët, të vetëpunësuarit, bujqit, gratë dhe të rinjtë në mitingun e organizuar në Selanik më datën 10 Shtator nga Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME), nga sindikatat dhe organizatat masive, në kontekstin e Panairit Ndërkombëtare të Selanikut (TIF).

Demonstrata masive nxori në pah nevojën e përshkallëzimit të luftës së punëtorëve dhe shtresave të tjera popullore edhe me realizimin e grevave në periudhën e ardhshme, kundër sulmit të përshkallëzuar që bëhet ndaj të ardhurave dhe jetës së popullit. Për rritje pagash, për rrymë elektrike e karburant të lirë për popullin, për jetë dhe punë me të drejta, kundër masave antipunëtore, politikës që i dënon ata në varfëri, luftëra dhe kriza. Pati një reagim të fuqishëm popullor kundër deklaratave mashtruese të kryeministrit i cili foli nga hapi i panairit të TIF, me të cilat kryeministri i dha garanci të reja për prosperitet kapitalit, duke shpërndarë thërrime për popullin punonjës dhe rininë.

 

 

 

DHIMITRI KUCUBAS: Luftë e bashkuar mbarëkombëtare, tani, asnjë pritje për zgjidhje nga lart

Në demonstratë mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili deklaroi për përfaqësuesit e mediave: «Klasa punëtore, populli grek mund të bëhen protagonistë të zhvillimeve. Asnjë rahati. Një luftë e bashkuar, mbarëkombëtare duhet të bëhet Tani. Asnjë iluzion, të mos pritet që zgjidhjet të vijnë nga lart. Lëvizja punëtore dhe popullore të mos bllokohet në kurthin e pritjeve të zgjedhjeve parlamentare, por që tani të dalë në paraskenë, të gjithë të bashkuar, punëtorët, punonjësit, bujqit, profesionistët dhe shkencëtarët dhe të vetëpunësuarit, studentët, nxënësit, punëtorët e rinj dhe pensionistë në një rrugë me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE). Vetëm kështu mund të lindë shpresa për Greqinë, për popullin tonë».

 

 

 

 

12.09.2022