Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Dënim i papranueshëm i sindikalistëve për aktivitetin e tyre kundër luftës imperialiste

Me akuza të sajuara dhe prova të rreme, u dënuan 7 sindikalistët, përfshirë Jorgo Kligopulos, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), dhe Andrea Korakis, anëtar i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), të cilët u ndoqën penalisht për aktivitetin e tyre kundër luftës më 6 prill 2022, në portin e Selanikut.
Në një njoftimin e saj, Zyra e Shtypit e KQ të KKE, thekson:
«Denoncojmë vendimin e papranueshëm të Gjykatës së Kundërvajtjeve të shkallës së Parë të Selanikut e cila ka dënuar 7 aktivistë sindikalistë, punëtorë dhe studentë - përfshirë anëtarin e Komitetit Qendror të KKE, Jorgo Klingopulos, dhe anëtarin e Byrosë së Këshillit Qendror të KNE, Andrea Korakin - dhe për t'u dhënë atyre dënime me burg nga 8 deri në 15 muaj me kusht, për pjesëmarrjen e tyre në një protestë simbolike kundër transferimit të pajisjeve të rrezikshme ushtarake të NATO-s në Portin e Selanikut. Protesta e mësipërme u zhvillua gjatë tubimit të madh të grevës, më 6 prill 2022, të organizuar nga sindikatat e qytetit.
“Krimi” i këtyre militantëve ishte mbishkrimi i sloganeve kundër luftës në makinat vrasëse të NATO-s që synonin të dërgoheshin nëpërmjet Portit të Selanikut në luftë në Ukrainë, e cila kishte filluar disa muaj më parë, duke dënuar me këtë mënyrë shndërrimin e portit në një qendër për promovimin e forcave dhe materialeve ushtarake dhe njëkohësisht në një “magnet” rreziqesh të mëdha për punëtorët dhe popullin e këtij rajoni.
(...)
Është e qartë se ky vendim është pjesë e kuadrit të përgjithshme të terrorizimit dhe kriminalizimit të luftërave që promovohen nga qeveria e ND-së dhe mekanizmat e ndryshëm shtetërorë, veçanërisht në lidhje me aktivitetet kundër luftës dhe antiimperializmit. Ata gabohen thellësisht nëse mendojnë se veprime të tilla do ta ndalojnë atë. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) nuk terrorizohen.
Ne vazhdojmë në vijën e parë të luftës për të drejtat e popullit dhe të rinisë, forcojmë luftën tonë kundër politikës që ngatërron vendin tonë në planet e rrezikshme imperialiste.
14.05.2025