Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Dh. Kucubas: Shpresa qëndron në luftën e popujve

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas foli ditën e shtunë, 2/11, në Kongresin e 13-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Më poshtë citojmë vetëm disa pjesë nga fjalimi i tij, në lidhje me garën e ardhshme zgjedhore dhe qëndrimin e KKE ndaj propozimeve të bashkëpunimit qeveritar.
«Vitet e fundit është rritur numri i të rinjve që shfaqin “mosbesim ndaj sistemit politik”, kohët e fundit, kur punëtorët dhe të rinjtë pyeten se kush është më i përshtatshmi për qeverinë e ardhshme, ND apo SYRIZA, dhe ata përgjigjen "Asnjë"!
Në realitet, dhe pavarësisht se në çfarë mase kuptohet kjo gjë sot, bëhet fjalë qartë për mosbesim kryesisht ndaj partive të sistemit, ndaj partive që kanë qeverisur, ndaj partive që pajtohen me këtë sistem barbarie.
Ata përgjigjen “Asnjë”, sepse ndjejnë se brenda kufijve të kësaj politike, të këtij sistemi, nuk mund të ketë një zgjidhje përfundimtare, një zgjidhje reale të problemeve të tyre akute me asnjë lloj qeverisje.
Nëse më parë dikujt i duhej gjysma e jetës së tij për ta kuptuar nga përvoja e vet, pa parë historinë, se çdo shpresë për një menaxhim më njerëzor të kapitalizmit çon vetëm në humbje kohe, në humbje të së drejtave dhe arritjeve, në zhgënjim dhe tërheqje të lëvizjes, sot, mjafton më pak periudhë kohore.
Edhe njerëzit në moshën tuaj mund të kujtojnë me dy ose tre raste kur kanë menduar ose dëgjuar opsionin se "kemi qeverinë më të keqe që ka kaluar ndonjëherë vendi"...
Dhe çdo qeveri e re që rezulton, në fund të fundit, është gjithnjë më e keqe se e ajo e kaluara, pikërisht sepse vetë kapitalizmi bëhet gjithnjë e më agresiv, më reaksionar, pasi kalbet, por nuk bie vet. [...]
Qeveritë që, natyrisht, populli ynë i dëboi me daulle, dhe mirë ja u bëri...
Por, megjithatë, ai (populli) nuk u çlirua nga politikat e tyre, nga ata që kanë vërtet pushtetin në duart e tyre.
Sot SYRIZA ka arritur në atë pikë sa që kërkon nderin e humbur të ND-së pikërisht përballë këtyre "qeverive më të këqija" (shënim i përkthimit: të mëparshme), duke i dhënë më në fund falje, jo vetëm sistemit, kapitalizmit, siç ka bërë gjithmonë, por edhe ND-së në tërësi, duke e personalizuar problemin ekskluzivisht vetëm tek kryeministri Micotaki.
Vërtet, a ka pohim më të madh për faktin se këto janë parti me të njëjtën strategji të përbashkët, me synime të përbashkëta, pavarësisht nga dallimet ekzistuese në çështje individuale?
Nuk do të na bënte aspak përshtypje nëse, të nesërmen, do t’i dëgjonim të përshkruanin me fjalë të bukura qeverinë Micotaki për t'u përballur me diçka edhe më të keqe që do të vijë...
Madje, dëgjuam zotin Cipras të thotë se e konsideron të pamendueshme që PASOK-u të bashkëqeverisë me ND-në e cila ka mbledhur gjithë kuadrot e LAOS-it të ekstremit të djathtë, duke nënkuptuar se PASOK-u duhet të bashkëqeverisë me SYRIZA-n.
- Dhe ai flet për PASOK-un, i cili votoi së bashku me LAOS-in Pro memorandumit të parë.
- Për PASOK-un që bashkëqeverisi bashkë me ND-në dhe LAOS-in në qeverinë e z. Papadhimos dhe që solli memorandumin e dytë.
- Për PASOK-un cili votoi Pro, bashkë me SYRIZA-n, ND-në dhe të gjithë kuadrot e saj për memorandumin e tretë të sjellë nga qeveria SYRIZA.
Pra, dhe tallja, deri diku, ka kufijtë e saj!
Të rinjtë përgjigjen “Asnjë”, sepse kuptojnë se partitë borgjeze ndajnë të njëjtat angazhime, të cilat, me variacione të mundshme, do të zbatohen të nesërmen nga të gjithë ata.
- Janë angazhimet ndaj Fondit të Rimëkëmbjes së BE-së.
- Janë angazhimet ndaj grupeve të biznesit të Greqisë.
- Janë angazhimet ndaj NATO-s dhe BE-së.
Dhe, sigurisht, sa më i dukshëm që bëhet pajtimi i tyre në çështjet e mëdha “në çështjet serioze”, siç e pranoi edhe vet përfaqësuesja e re e shtypit të SYRIZA-s, znj. Capanidhu, aq më shumë do të zhyten në skandale, duke nxjerrë në publik njëri pisllëqet e tjetrit, herë me përgjime dhe aparate përgjimi, e herë me valixhe me para e kështu me radhë.
Mirëpo, vitet e fundit, sidomos njerëzit e rinj, përveç mosbesimit, për arsye të ndryshme, kanë ndjerë vërtet neveri për këtë sistem politik borgjez, për shoqërinë që lind “monstra”, për kapitalistët dhe shtetin e tyre.
Të rinjtë dhe të rejat janë të neveritur nga dukuritë e kalbëzimit dhe poshtërimit, që kanë të bëjnë herë fëmijët “e prirur” të sistemit, me “pasardhësit” e ndryshëm të klasës sunduese, dhe herë me individë që gjoja “gjenden mbi çdo dyshim”...
Atëherë, njerëz të ndryshëm po kërkojnë të kuptojnë se me cilën parti kanë qenë të lidhur këto “monstra” të ndryshme, apo dhe akuzojnë brezin e ri se po përjeton “krizë vlerash”!!!
Por, të gjithë lavdërojnë sistemin kapitalist që mbart në thelbin e tij helmin e individualizmit, i cili kultivon se "çdo gjë shitet dhe gjithçka blihet" dhe se "vdekja jote është jeta ime"...
D.m.th lavdërojnë pikërisht këto “vlera”, të cilat përbëjnë një terren pjellor për të kultivuar të gjitha llojet e “monstrave”.

Njerëzit e rinj i kanë parë ëndrrat dhe shpresat e tyre të përgënjeshtrohen në emër të "realizmit" dhe të "gjendjeve të jashtëzakonshme" me të cilat justifikohen të gjitha qeveritë, të cilat për nevojat e përfitimit të grupeve të biznesit, miratuan ligje me të cilat çuan te kasapi të drejtat e të rinjve.
Pra, ata përgjigjen, "Asnjë", dhe mirë bëjnë.
Por, këtu, është një fushë-lavdie e shkëlqyer, që me ndërhyrjen tonë, me kontributin e veçantë që mund të bëjë Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) tek të rinjtë, mendimi i tyre të shkojë edhe një hap më tej.
Le të shtohen gjithnjë e më shumë ata që i japin karakteristika më radikale këtij “Askushi”.
Sepse ata kuptojnë se çdo të thotë “asnjë administrator të sistemit të kalbur”!
Domethënë, asnjë tolerancë, asnjë mbështetje për një qeveri në terrenin e kapitalizmit dhe e plotësojnë me sloganin tonë që thotë se «Vetëm populli mund ta shpëtojë popullin në rrugën e përmbysjes, të konfrontimit, me një KKE të fortë».
Sidomos në një periudhë ku, të gjitha partitë borgjeze, në veçanti shtabet borgjeze, flasin për "luhatje" dhe "vështirësi të mëdha" për kryerjen e punës së tyre si zakonisht më partë, duhet të forcohet edhe konfrontimi me interesat e kapitalistëve, në përgjithësi me sistemin borgjez dhe shtetin e tij.
Dhe kjo gjë kalon edhe nga duart tona.
Duke shfrytëzuar "të gjitha kanalet", ne mundemi dhe duhet të arrijmë në sa më shumë të rinj dhe të reja sesa arritëm, në më tepër sesa po arrijmë gjer më sot.
Të arrijmë tek të gjithë ata që po na ndjekin, që vlerësojnë aktivitetin tonë, që në një farë mënyre apo në një tjetrën, e kuptojnë se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) janë diçka ndryshe nga të tjerët, por megjithatë ndoshta ende nuk e kanë identifikuar shkakun e vërtetë të problemeve, nuk e kanë gjetur rrugëdaljen e tyre në luftën e organizuar.
Ne jemi ata që duhet t’ua tregojmë, ta ndriçojmë këtë rrugë për të gjithë ata dhe ato.
Kështu që, të bëhet e kuptueshme nga shumë njerëz, se me një KKE më të fortë, me një KNE më të fortë, me një lëvizje të fortë punëtore-popullore, me një popull të fortë që do të marshojë në rrugën e përmbysjes dhe, në të njëjtën kohë, me një qeveri sa më të dobët borgjeze antipopullore të çdo ngjyre, mund të arrijmë shumë, më në fund mund t'i arrijmë të gjitha!!!
Shokë dhe shokë,
Ka momente në histori kur gjërat duken sikur po ecin ngadalë ose janë të ngadalta, pothuajse të palëvizshme. Ose, ka dhe ndryshime të rëndësishme, por që këto ndryshime nuk duken se po reflektohen drejtpërdrejt në ndryshime rrënjësore të ndërgjegjes, në qëndrimin që mban klasa punëtore dhe rinia.
Janë këto momente kur kundërshtarit i duket vetja i paprekshëm, raporti negativ hedh hijen e tij të rëndë, mbi përpjekjet e të gjithë atyre që po përpiqen të ndryshojnë situatën...
Padyshim, një periudhë të tillë, e cila është një moment i vogël në madhështinë e vet zhvillimit historik, po përjetojmë sot, në kushte që, siç e kemi vlerësuar, periudha kundërrevolucionare që u shfaq me përmbysjet e viteve 1989-1991 dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ende nuk e ka mbyllur ciklin e saj.
Nga ky fakt, disa arrijnë në konkluzionin se populli, lëvizja, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), duhet t'i nënshtrohet këtij raporti negativ dhe kështu që KKE u dashka t'i japë mbështetje apo edhe tolerancë, thonë ata, një qeverie në terrenin e kapitalizmit në mënyrë që të zbutet, thotë mileti deri diku, ashtu siç po i beson përrallave.
Duke qenë se e dimë që shumë njerëz e mendojnë këtë gjë të vetnisur nga qëllime të mira, ne u themi atyre qartë dhe sinqerisht: Se kështu, jo vetëm që synimi i luftës për një rrugëdalje të vërtetë punëtore-popullore do të shtyhet dhe do të largohet vazhdimisht, por, edhe populli do të numëroi gjithnjë e më shumë humbje, më shumë vite të humbura, dhe duke qenë i pafuqishëm ai gjithnjë e më shumë do të sulmohet.
Edhe për këtë ekziston një përvojë e madhe historike.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), edhe pse kurrë nuk u pajtua, natyrisht, kurrë nuk “shkoi mirë” me kundërshtarin klasor, megjithatë, e ka paguar shtrenjtë sa herë që në historinë e saj, ka provuar të marrë pjesë në qeveritë e bashkëpunimit borgjez.
Qoftë në ato të ashtuquajturat "demokratike", të cilat gjoja do të çonin në përparim dhe zhvillim të stabilizuar, ashtu si pas çlirimit nga fashizmi-imperializmi gjerman, në vitin 1944, që e çoi popullin në disfatë, dhe më në fund në një marrëveshjen të papranueshme të dorëzimit ndaj klasës borgjeze dhe anglezëve, me marrëveshjen e Varkizës, qoftë dhe në qeveritë e "qëllimeve të veçanta ose të jashtëzakonshme", siç quhen, për të zgjidhur gjoja disa probleme apo skandale të menjëhershme, transparence, të rendit demokratik e kështu me radhë, si në vitin 1989, brenda kuadrit të SYNASPISMOS-it të atëhershëm të bashkuar, fillimisht me ND-në për tre muaj, dhe më pas për tre muaj me PASOK-un, gjë që çoi në një krizë të madhe për Partinë tonë, por edhe në tërheqjen e përgjithshme të lëvizjes punëtore-popullore.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), megjithatë, nxori mësime/konkluzione nga kjo gjë.
Ajo studioi dhe vazhdon të studiojë historinë e vet, të mësojë prej saj, për të mos bërë më gabime të njëjta apo të ngjashme me këto.
Partia jonë studioi strategjinë e saj, programin e saj të ri, e kristalizoi atë në Kongresin e 19-të në vitin 2013.
Në vitin 2015, Partia jonë rezistoi dhe nuk ra në grackën e mbështetjes apo të tolerimit të një qeverie të SYRIZA-s, e cila në atë kohë, kishte ngritur parulla të tipit "do t’i grisë memorandumet" me një nen ligjor, një slogan i famshëm ky i asaj periudhe, vetëm e vetëm për të fshehur, sigurisht, karakterin antipopullor të qëndrimeve të saj, pasi gjithsesi ishte një slogan i papajtueshëm me vetë qëndrimet programore të SYRIZA-s.
Por, ky qëndrim i KKE u farkëtua me kalimin e kohës. Në fund të fundit, nuk duhet harruar qëndrimi përkatës i Partisë sonë në vitin 2012, kur SYRIZA para zgjedhjeve kërkoi bashkëpunim qeveritar, me pesë pika, ku Partia jonë e refuzoi, rezistoi dhe regjistroi në zgjedhjet e dyta një humbje të madhe të fuqisë së saj elektorale. Komiteti Qendror, Partia, ishte përgatitur, kishte diskutuar tashmë kolektivisht në Konferencën Panhelenike të vitit 2011 për përvojën historike të etapave/shkallëve kalimtare etj., ndërkohë që kishte filluar përgatitja për formimin e qëndrimeve të programit të ri, brenda partisë, dhe kështu u bë e mundur të mbante një qëndrim korrekt duke refuzuar të bashkëpunonte me qeveritë borgjeze, pavarësisht presionit të madh të ushtruar në atë kohë. Mirëpo, kjo nuk pati kohë të asimilohej në tërësi nga i gjithë potenciali, aq më tepër nga miqtë dhe mbështetësit tanë, nga votuesit e Partisë sonë, kjo pati si rrjedhojë që ata të kapën në befasi, pasi shumica e tyre nuk ishin mjaftueshëm të informuar për qëndrimet tona për të ashtuquajturat “qeveritë kalimtare” etj., por mbetën të ndikuar kryesisht nga linja e mëparshme e Partisë, por edhe të lëvizjes komuniste ndërkombëtare.
Sot, KKE hyn në garën elektorale nga pozita shumë më të mira, me pjekuri dhe kompetencë ideologjike dhe politike. Qëndrimi ynë është analizuar gjerësisht, pakkush sot nuk e njeh se KKE nuk do t'i japë asnjë tolerancë apo mbështetje qeverive borgjeze, antipopullore, çfarëdo ngjyre që të kenë dhe sido që ta kenë pagëzuar.
Partia jonë ka propozim pushtet - qeverisjeje popullore, një propozim për ndryshime rrënjësore nga themelet, për përmbysjen e sistemit, të diktaturës së monopoleve.
Sepse është Partia, KKE, ajo që me sakrifica të papërshkrueshme ka qëndruar dhe qëndron gjithmonë duke mbrojtur nga pozita parimore interesat e punëtorëve dhe të popullit, e cila ka për qëllim dhe synim të çojë shumicën punëtore - popullore me të vërtetë në pushtet.
Njerëzit e ndershëm të vendit tonë, militantët, luftëtarët e jetës dhe të drejtësisë, munden ta perceptojnë këtë, të kuptojnë qëndrimet tona, programin tonë sot. [...]
Rruga drejt përmbysjeve të mëdha hapet gjithmonë nga disa që nuk pajtohen!!!
Po! Shpresa qëndron në luftën e popujve!
16.02.2023