Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Duke marrë forcë nga betejat punëtore - popullore, luftojmë kundër BE-së së luftërave imperialiste, të shfrytëzimit kapitalist - për Europën e paqes, prosperitetit popullor, të socializmit

Partitë Komuniste dhe Punëtore të shteteve anëtare të BE-së, të shteteve të lidhura me të dhe shteteve të tjera europiane të cilat bashkë-nënshkruajmë këtë Deklaratë përpara zgjedhjeve europiane të qershorit 2024, u drejtohemi punëtorëve, të vetë-punësuarve, fermerëve, grave dhe të rinjve të shtresave popullore, pensionistëve, emigrantëve.

Sot popujt e Europës kanë grumbulluar një përvojë negative dhe të dhimbshme nga BE-ja dhe strategjia e saj, politikën antipopullore të qeverive dhe partive që i shërbejnë asaj, po përjetojnë sulmin e vazhdueshëm të kapitalit dhe thirren të japin përgjigjen e tyre, të forcojnë luftën për të drejtat e tyre, kundër sistemit kapitalist shfrytëzues dhe mbështetësve të tij.

Çfarë është BE-ja dhe kujt i shërben ajo?

BE-ja është një bashkësi ndër-shtetërore imperialiste ekonomike, politike dhe ushtarake e monopoleve, e kundërt me interesat e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore.

100 vjet nga vdekja e Leninit, vlera e analizës së tij të përjetshme se «Shtetet e Bashkuara të Europës nën një regjim kapitalist, janë ose të parealizuara ose reaksionare» është konfirmuar nga të gjitha anët.

BE-ja nuk u krijua nga popujt dhe as nuk i shërben interesave të tyre. Përkundrazi, klasat borgjeze të shteteve të BE-së u bënë aleate kundër klasës punëtore dhe popullit të secilit shtet. BE-ja nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pro-popullore. Synimi i BE-së është grumbullimi dhe centralizimi i kapitalit, luftërat dhe ndërhyrjet imperialiste, promovimi i strategjisë së saj për forcimin maksimal të mundshëm të shkallës së shfrytëzimit të klasës punëtore e cila çon në varfëri, mjerim, shtrenjtësi, refugjatizëm, represion brutal, përndjekë/monitorim me krijim të dosjeve personale dhe antikomunizëm.

Skandalet që shfaqen në Parlamentin Europian të lobeve të korrupsionit vërtetojnë karakterin reaksionar të BE-së si një bashkësi e kapitalit në kurriz të popujve. Rezolutat - ultimatumet luftarake, rregulloret antipopullore dhe direktivat antipunëtore, synojnë t'i shërbejnë përfitimit të monopoleve dhe të shtypin jetën dhe të drejtat e punëtorëve.

BE – pararoja e politikave antipopullore dhe luftërave të padrejta

Pasojë e mprehjes së antagonizmave midis monopoleve për fitimet e tyre përbëjnë dhe ndërhyrjet e luftërat imperialiste, si ajo që shpërtheu në vitin 2022 me konfliktin midis Ukrainës kapitaliste dhe aleatëve të saj (SHBA, NATO dhe BE) me Rusinë kapitaliste (dhe aleatëve të saj), për të kontrolluar tregjet, burimet e prodhimit të pasurisë, rrugët e transportit të energjisë dhe të mallrave.

Ne denoncojmë BE-në si një nga orkestrueset, financueset, dhe si pjesë të luftës imperialiste në Ukrainë. E kundërshtojmë atë si dhe çdo lloj përfshirje të qeverive të shteteve tona që i kthen ato në pikënisje luftërash dhe ndërhyrjeve si dhe në objektiva të kundërpërgjigjes. Rreziku i përgjithësimit të luftës rritet me përdorimin e armëve bërthamore.

Në të njëjtin kontekst konkurrence, po përshpejtohen planet kriminale dhe ndërhyrjet çnjerëzore imperialiste të shtetit pushtues të Izraelit me mbështetjen e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, të cilat po përpiqen ta shpëlajnë atë për gjenocidin dhe shpërnguljen çnjerëzore të populli Palestinez nga trojet e tij, për të kontrolluar korridoret e rëndësishme strategjike tregtare dhe energjetike në aksin kritik gjeopolitik të Mesdheut Juglindor dhe ngushticat e Detit të Kuq, duke krijuar një situatë makthi për popujt.

Ne shprehim solidaritetin tonë të pandarë me popullin Palestinez. Bashkojmë zërin tonë me demonstratat masive dhe tronditëse popullore të punëtorëve në mbarë botën në mbrojtje të luftës së tyre të drejtë për të shkundur pushtimin izraelit.

Zbulojmë dhe kundërshtojmë militarizimin në rritje të BE-së përmes promovimit të së ashtuquajturës «Strategjia globale» të saj, e cila paraqet rreziqe të mëdha për popujt, formimin e formacioneve ushtarake, si PESCO dhe Euro-ushtri, misione të tilla si «Aspides» në Detin e Kuq.

Luftërat imperialiste dhe ndërhyrjet e BE-së dhe qeverive borgjeze, përveç masakrës që i bëjnë popujve, copëtimin e shteteve, ngarkesave ekonomike mbi kurrizin e popujve si dhe mijërat e të shpërngulurve/refugjatëve, shkaktojnë edhe shkatërrime më të madha të mjedis për të cilin në mënyrë hipokrite gjoja interesohen me deklaratat e tyre të ashtuquajtura «të gjelbërta» dhe dixhitale. Partitë tona e kundër-luftojnë të ashtuquajturin shfrytëzim “të gjelbër” dhe grabitjen dixhitale të punëtorëve. Nën maskën e mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimit të teknologjive të reja dixhitale në kurriz të punëtorëve, çojnë në rritjen e shfrytëzimit punëtor, në intensifikimin e punës fleksibële rraskapitëse me orare çnjerëzore që çojnë në krime nga punëdhënësit, në zgjerim të punës dixhitale, pa të drejta dhe Kontrata Kolektive të Punës, me rritje të terrorit nga ana e punëdhënësve.

Nga ana tjetër, liberalizimi i energjisë, e ashtuquajtura bursa energjetike dhe strategjia e tranzicionit "të gjelbër" e BE-së dhe qeverive borgjeze, janë ato që zgjeruan më tej varfërinë energjetike, shpërthimin e shtrenjtësisë së çmimeve dhe inflacionit, ndërkohë që grupet gjigande të biznesit të energjisë po pasurohen.

Politika e Përbashkët Bujqësore dhe tranzicioni "i gjelbër" kërcënon mbijetesën e bujqve/fermerëve dhe ka çuar në një rritje të kostove të prodhimit për të siguruar fitimet e grupeve të mesha të biznesit agro-ushqimor, industrialistëve komercialë, të monopoleve të energjisë etj.

BE-ja dhe qeveritë borgjeze po promovojnë të përditësuar Paktin e Stabilitetit, të ashtuquajturat Semestrat* (*gjashtëmujorët) Europian, disiplinën fiskale të rreptë që nënkuptojnë masa të ashpra kundër punëtorëve dhe sulm ndaj të drejtave dhe sigurimit të punës dhe, nga ana tjetër, japin prim për fitimet e grupeve të biznesit. Në këtë kuadër, papunësia mbahet në nivele shumë të larta (16 milionë), intensifikohen taksat e egra që rëndojnë klasën punëtore dhe shtresat popullore dhe përjashton kapitalin e madh nga ato. Rriten normat e interesit të Bankës Qendrore Europiane (BQE). Të gjithë sa më sipër bëjnë që rroga dhe pensionet të avullojnë shumë përpara se të mbarojë muaji, 95 milionë njerëz të jetojnë në varfëri, miliona të tjerë të mbyten në borxhe dhe përballen me ankande e ngërçe të panumërta.

Çojmë barrikadë militante kundër BE-së antipopullore

Partitë tona luftojnë çdo ditë, marrin pozicionin e tyre në vijën e parë të luftës, në grevat e mëdha dhe demonstratat e punëtorëve që po zhvillohen në një sërë shtetesh të Europës kundër masave antipopullore që imponojnë qeveritë borgjeze dhe Bashkimi Europiane, kundër shkurtimit të pagave dhe pensioneve, heqjes të së drejtave të punës dhe të sigurimeve shoqërore. Kundër riciklimit të varfërisë dhe papunësisë, privatizimit të Shëndetësisë, Arsimit, Mirëqenies, në mangësitë dramatike në mbrojtjen civile nga përmbytjet, tërmetet dhe zjarret. Përvoja, edhe nga pandemia, ka vërtetuar gjithashtu se strategjia e BE-së është të forcojë tregun kapitalist dhe të promovojë kriterin kosto-përfitim i cili mbyt nevojat popullore duke sakrifikuar jetën njerëzore.

Po udhëheqim luftën kundër heqjes të së drejtave demokratike, intensitetit të terrorizmit të punëdhënësve, kufizimit të aktivitetit sindikal dhe operacionit sistematik për heqjen e të drejtës së grevës, kundër cenimit të së dhënave personale dhe zgjerimit të kuadrit të BE-së për përgjime, survejime që ka objektiv kryesor popullin “armik”.

Partitë tona me gjithë forcën e tyre pretendojnë:

• Nënshkrime të Marrëveshjeve Kolektive të kënaqshme të Punës, rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve me Marrëveshje Kolektive.

• Shëndetësi, Arsim, Mirëqenie publike dhe falas pa asnjë përfshirje të biznesi.

• Punë e përhershme dhe e qëndrueshme me të drejta të plota.

• Veprimtari të lirë sindikale dhe mbrojtje të së drejtës për grevë.

• Ri-plotësimin e të ardhurave të humbura, ulje të kostove të prodhimit për fermerët e vegjël dhe të mesëm kundër interesave të grupeve të mëdha të biznesit.

• Mbrojtja nga taksat e egra dhe aktiviteti i monopoleve në kurriz të së vetë-punësuarve/artizanëve.

• Solidaritet dhe të drejtat për refugjatët dhe emigrantët.

Ne luftojmë:

• Kundër luftërave dhe antagonizmave imperialiste, të cilat i detyrojnë refugjatët dhe emigrantët të çrrënjosen nga atdheu i tyre. Kundër Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin, i cili e intensifikon shtypjen e BE-së dhe qeverive dhe i cakton ata si fuqi punëtore e lirë.

• Për mbrojtjen thelbësore të mjedisit kundër fitimeve të kapitalit të madh dhe të ashtuquajturës strategji e “gjelbër” e BE-së dhe qeverive borgjeze.

• Për zhvillimin e luftës klasore dhe solidaritetit, kundër partneritetit social të BE-së dhe të qeverive e cila bëhet për të siguruar përfitimin e kapitalit.

• Për rindërtimin dhe forcimin e lëvizjes sindikale, të lëvizjeve të tjera popullore, në drejtim të luftës kundër monopoleve dhe kapitalizmit.

• Kundër si kozmopolitizmit të kapitalit, ashtu dhe euroskepticizmit mashtrues që i shërben synimeve dhe agresionit të klasave borgjeze gjithmonë në kurriz të popullit.

• Kundër fashizmit dhe çdo lloj racizmi, diskriminimit në bazë të fesë, ngjyrës, gjinisë apo orientimit seksual. Ne refuzojmë "antifashizmin" e rremë  dhe gjoja "frontet e ndryshme antifashiste", të cilat forcat politike borgjeze dhe oportuniste i përdorin ato për të futur në kurth forcat punëtore dhe popullore në menaxhimin borgjez, duke e shkëputur fashizmin nga sistemi kapitalist që e lind dhe e përdor atë kur e shikon të nevojshme.

• Kundër antikomunizmit, ndalimeve të aktivitetit së partive komuniste, të persekutimit të anëtarëve dhe kuadrove të tyre, “gjuetinë e shtrigave” që mjerisht ka nisura BE-ja dhe qeveritë borgjeze.

Ne shprehim solidaritetin tonë internacional për të gjithë popujt që po luftojnë. Në Kubë dhe popullit kuban, kundër bllokadës çnjerëzore dhe planeve imperialiste të SHBA-ve dhe BE-së.

Kundërshtojmë luftën imperialiste dhe luftojmë për shkëputjen e shteteve tona nga aleancat imperialiste dhe planet e tyre dhe hedhim poshtë iluzionet që përhapin forcat borgjeze dhe oportuniste se gjoja do të mundesh të ekzistonte një tjetër, «arkitekturë më e mirë e sigurisë europiane», ose një NATO «pa plane lufte dhe sisteme armatimi sulmuese në territoret e saj», ose një «BE paqësore».

Po, Europës së prosperitetit dhe të popujve, të paqes dhe socializmit

Nëpërmjet betejave klasore të punonjësve del ndriçohet perspektiva e një Europe tjetër, e mirëqenies së popujve, e përparimit shoqëror, e të drejtave demokratike, e bashkëpunimit të barabartë, e paqes, e socializmit.

Prandaj ne po luftojmë për shkëputje nga BE-ja, nga NATO dhe çdo aleancë tjetër imperialiste, me popullin në pushtet që ndërton botën e re, socializmin.

Korrelacioni i sotëm negativ nuk është as i përjetshëm dhe as i dhënë. U bëjmë thirrje popujve që të forcojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër Bashkimit Europian, bashkimit të kapitalit, i cili sulmon të drejtat e popujve, në mënyrë që:

• Të zmbrapsin me dinamikë sulmin e ashpër të monopoleve, të qeverive dhe të gjitha partive borgjeze që u shërbejnë interesave të tyre.

• Të forcojnë luftën e tyre për çdo problem popullor.

• Të mbështesin me çdo mënyrë të mundshme dhe të përshtatshme betejën e zgjedhjeve europiane, më 6-9 qershor 2024, Partitë Komuniste dhe ato Punëtore që dënojnë BE-në.

• Të dobësohen partitë që mbështesin BE-në dhe politikën e saj, që mbështesin luftën dhe mbrojnë interesat dhe "rrugën e vetme evropiane" të kapitalit, gjoja "demokratizimin" e BE-së.

Mbështetja e Partive Komuniste dhe Punëtore është e vetmja mbështetje reale për popullin, është diçka që do të jetë në favor të tij ditët në vijim.

Pikërisht pse komunistët e kundër-luftojnë me konsistencë BE-në ata nuk kanë asnjë angazhim ndaj saj. Prandaj, ata me përgjegjësi informojnë popullin dhe janë protagonistë në organizimin dhe drejtimin e luftës klasore, e cila është e vetmja rrugë që mund t'i vërë pengesa sulmit antipopullor të strategjisë së kapitalit, të arrijë disa fitore të pjesshme. Forcimi i tyre përbën mbi të gjitha një garanci që betejat punëtore dhe popullore do të vazhdojnë, do të forcohen, do të fitojnë një perspektivë dhe përmbajtje që do të vendosë në shënjestër kundërshtarin e vërtetë, sistemin kapitalist, monopolet, pushtetin dhe unionet e tyre si BE-ja, për përmbysjen e tyre, për socializmin.

• JO BE-së së kapitalit, monopoleve dhe luftës!

• Forcë për Partitë Komuniste - garanci për forcimin e betejave popullore!

• Për një Europë të prosperitetit të popujve, të paqes, të drejtësisë sociale, të socializmit!

 

Communist and Workers Parties signing the Joint Statement

  1. Party of Labour of Austria
  2. Communist Revolutionary Party of France
  3. Communist Party of Greece
  4. Workers Party of Ireland
  5. Communist Front (Italy)
  6. New Communist Party of the Netherlands
  7. Communist Party of the Workers of Spain
  8. Communist Party of Sweden
  9. Swiss Communist Party
  10. Union of Communist of Ukraine
  11. Communist Party of Turkey

 

The Joint Statement is open for further subscriptions

 

13.04.2024