Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Festivali i 51-të i KNE dhe i revistës së saj «Odigiti» ka filluar udhëtimin e tij në gjithë Greqinë

Tashmë në shumë vende (shihni fotot nga aktivitetet e festivalit në Heraklion, Hania, Kalamatë, Ikaria) janë realizuar aktivitete politike dhe kulturore nën sloganin «Përmbysim të vjetrën, hapim rrugën për të renë. Socializëm që drejtësia të triumfojë!»
Festivali i 51-të i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) do të "vizitojë" edhe këtë vit dhjetëra qytete të Greqisë dhe do të përfundojë në Parkun «Antonis Tricis» në Athinë në datat 24, 25, 26 dhe 27 shtator.
Të shtunën, më 27 shtator, do të flasë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, dhe do të përshëndesë të rinjtë Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Thodori Kocadis.
Festivali i KNE-Odigitis hyn në 50-vjeçarin e ri, duke mbetur festival rinor, i gjallë dhe aktual, sepse ai pasqyron shqetësimet, shpresat dhe ëndrrat e brezit të ri, duke i bërë thirrje popullit dhe rinisë të luftojnë për përmbysjen e sistemit "të vjetër", sistemin aktual të luftërave, padrejtësive dhe shfrytëzimit, për të hapur rrugën për një shoqëri të re të lirisë së vërtetë - socializmit-komunizmit.
Gjatë aktiviteteve qendrore kulturore në Athinë, gjatë 4 ditëve, më shumë se 400 këngëtarë dhe muzikantë do të shfaqen dhe do të marrin pjesë në 4 skena të festivalit. Në festival do të ketë diskutime politike mbi çështje të ndryshme aktuale, ekspozita, aktivitete sportive, hapësira për fëmijët, etj.
Një librari nga shtëpia botuese "Sighroni Epohi" do të funksionojë në ambientet e festivalit.
Në «Qytetin Ndërkombëtar» të festivalit do të marrin pjesë Organizata rinore komuniste nga e gjithë bota.
28.08.2025