Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Fjala e hapjes në Takimin Komunist Europian në Bruksel, 9 dhjetor 2019, nga sh. DhimitriKucuba, Sekretar i Përgjithshëm i ΚQ tëPartisë Komuniste të Greqisë (KKE)

«Partitë komuniste dhe punëtore të Europës kundër antikomunizmit, falsifikimit të historisë nga BE dhe qeveritë e saj, për riorganizimin e lëvizjes punëtore si një parakusht të domosdoshëm në luftën për përmbysjen e barbarisë kapitaliste, për socializmin»

«Të dashur shokë,

Kanë kaluar 171 vjet nga thënia se "fantazma e komunizmit po sillet nëpër Europë".

Por ja që është e njëjta "fantazmë" që ende po shqetëson dhe sot shumicën e Parlamentit Europian, vetë BE-në, e cila ka shpallur antikomunizmin si politikë të saj zyrtare.

Atëherë, 171-vjet më parë,"të gjitha fuqitë e Europës së vjetër kishin hyrë në një aleancë të shenjtë për të luftuar këtë fantazmë: Papa dhe Cari, Meternihu dhe Gizoi, Radikalët Francezë dhe agjentët gjermanë".

Në epokën e sotme, dhe konkretisht në shtatorin e kaluar, u bashkuan grupet politike të “Partisë Popullore”, të Social-Demokratëve dhe Liberalëve, të Gjelbrit dhe Reformistët Konservatorë, të gjithë këta u bashkuan në Parlamentin Europian për të miratuar një rezolutë antikomuniste, 535 vota pro, 66 kundër dhe 52 abstenim.

E njëjta situatë ekziston edhe sot si dy shekuj më parë, të gjitha "fuqitë themelore politike të Europës plakë” u gjendën të bashkuara kundër "fantazmës" së revolucionit shoqëror, kundër drejtësisë shoqërore, kundër heqjes së shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, të shoqërisë së re socialiste-komuniste, e cila vazhdon t'i ndjekë ata.

Atëherë, autorët e "Manifestit Komunist". KarlMarks dhe Frederik Engels, kuptuan se"Komunizmi tashmë njihet nga të gjitha fuqitë Europiane si një fuqi"

Sot ofensiva antikomuniste, me rezolutën e turpshme të Parlamentit Europian, zbulon se idealet revolucionare të komunizmit vazhdojnë të frymëzojnë forcat popullore dhe punëtore të Europëspavarësisht nga pasojat shumë të rënda që pësoi lëvizja komuniste nga kundër-revolucioni në BRSS, në Europën Lindore dhe Qendrore, pavarësisht se u shkrua dhe u përfol për "fundin e historisë" dhe vështirësitë e mëdha, me të cilat përballet sot veprimtaria e Partive Komuniste dhe të Punëtorëve në Europë.

Ja pra, jemi këtu, prezent!

Për t'u thënë të gjitha këtyre forcave, të Europës "së vjetër" dhe "plakë", të gjitha këtyre forcave të cilat mbrojnë shoqërinë e vjetër e të kalbur kapitaliste, se dhe ata kanë arsyet e tyre për t'u dridhur, se përpjekjet e tyre do jenë të kota.

"Lumi nuk kthehet prapa!" "Akulli është thyer, rruga është shënuar!"

 

Të dashur shokë,

Ne nuk e injorojmë madhësinë e ofensivës antikomunisteqë është shpalosur gjatë gjithë këtyre viteve  në nivel Europian edhe në çdo vend të Europës.

I njohim shumë mirë kushtet e vështira që komunistët veprojnë në një numër vendesh të Europës, në vendet e Baltikut, në Ukrainë, Poloni, arrestimet e njëpasnjëshme të militantëve, gjyqet dhe burgosjet e komunistëve dhe militantëve të tjerë.

Dhe nga ky podium, ne duam të shprehim solidaritetin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ndaj të gjitha partive dhe komunistëve të cilët përballen me këto lloje persekutimesh.

Sidoqoftë, ne shohim, se në 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, rezoluta e fundit antikomuniste insiston marrjen, dhe përgjithësimin e mëtejshëm në të gjithë Europën, të masave më të ashpra antikomuniste, me ndalimin e simboleve, monumenteve dhe përforcimin e shtypjes në kurriz të Partive Komuniste.

Anti-komunizmi i BE-së arrin nivelin e absurditetit kur e paraqet Bashkimin Sovjetik si një "aleat të Hitlerit" dhe bashkë-përgjegjës për fillimin e luftës.

Po përpiqen të ndryshojnë realitetin, i cili thotë se thotë se Lufta e Dytë Botërore ashtu si edhe Lufta e Parë Botërore erdhën si rezultat i mprehjes së madhe të kontradiktave ndër-imperialiste dhe të luftës për të rindarë botën.

Këto kontradikta u mprehën edhe më shumë për shkak të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik në ndërthurje me krizën globale ekonomike kapitaliste (1929-1933). Nuk munden të zgjidheshin problemet e krizës së madhe të kapitalizmit, përveçse përmes një lufte midis shteteve kapitaliste.

Si para ashtu edhe pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, qëllimi i dy blloqeve imperialiste, shteteve fashiste dhe atyre jo-fashiste kapitaliste, ishte shkatërrimi i shtetit të parë socialist të punëtorëve, BRSS-së, i cili përbënte një fener ndriçues për popujt.

Që të dyja luftërat imperialiste botërore, si dhe qindra luftëra të tjera lokale që bëhen në interes të shteteve më të fuqishme kapitaliste, përbërën krime kolosale imperialiste kundër njerëzimit, ku patën përfshirë mijëra vrasje masive kriminale dhe mizore.

Kjo është e vërteta!

Partitë Komuniste dhe Punëtore të Europës dënojmë fushatën e shpifjeve të së ashtuquajturave "dy anët ekstreme"!

Theksojmë lidhjen organike që ekziston midis monstruozitetit të nazi-fashizmit dhe kapitalizmit monopolist!

Nënvizojmë se nuk është rastësore që ofensiva antikomuniste kombinohet me përpjekjen e forcave politike borgjeze për të shfajësuar fashizmin, për të heroizuar ata që bashkëpunuan me nazistët në Balltik, Ukrainë dhe gjetkë.

Në këtë përpjekje, vendet e BE-së për vite të tëra kanë votuar kundër rezolutës për të “dënuar heroizimin e nazizmit", rezolutëe cila paraqitet çdo vit nga Rusia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ,ndërsa, parapak vitesh, pamë se BE-ja nuk kishte asnjë problem të përkrahte forcat reaksionare, madje edhe forca që deklaronin hapur se janë fashiste, për të arritur, së bashku me SHBA-të, qëllimet e tyre gjeopolitike në Ukrainë.

I kujtojmë popujve të Europës dhe të mbarë botës se ishte Flamuri i Kuq, flamuri i shtetit të parë socialist, Bashkimit Sovjetik ai që u ngrit me triumf mbi Rajshtag nga Ushtria e Kuqe, e cila sapo kishte mposhtur pjesën më të madhe të ushtrisë gjoja të pathyeshme të Gjermanisë naziste.

Qëllimi i BE-së u duk më së miri në rezolutën antikomuniste ku kërkoi të ngrihet një "Nuremberg" i ri, këtë herë për komunizmin, duke folur për nevojën urgjente "për mirëkuptim të plotë dhe vlerësimin moral dhe ligjor të krimeve të stalinizmit dhe diktaturave komuniste".

Kjo gjë nuk drejtohet vetëm kundër komunistëve, por synon të rishikojë rezultatin e Luftës së Dytë Botërore.

Një rezultat që u arrit përmes lumenjve të gjakut të dhënë nga Ushtria e Kuqe, të Bashkimi Sovjetik, të luftërave antifashiste-nacionalçlirimtare të komunistëve, të militantëve të tjerë, nga të gjithë popujt e Europës.

Me rastin e 75 vjetorin të afërt të Fitores Antifashiste të Popujve, ne nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre ose mbetën të gjymtyruarnë fushat e betejës dhe në ilegalitet për të shtypur imperializmin fashist. Nderojmë Partitë Komuniste, në çdo anë të botës, të cilat dolën në krye të luftërave nacionalçlirimtare.

Vërtet, pse po merret kjo ofensivë me dimensione të tilla kundër idealeve komuniste dhe komunistëve, kur kundërshtarët tanë theksojnë me të gjitha tonet se “kanë mbaruar komunizmin”, dhe se është një “kauzë e humbur”?

Ata i thonë këto gjëra sepse e dinë shumë mirë se sado bojë të derdhin, duke shpallur "fundin e luftës së klasave", këtë gjë kurrë nuk do ta arrijnë përderisa ekziston e ashtuquajtura "ekonomi e tregut".

Kapitalizmi, ky sistem që bazohet në fitimin përmes shfrytëzimit, krijon, mirëmban dhe mpreh problemet popullore, nuk mundet të plotësojë nevojat bashkëkohore të popullit.

Ky sistem është i “lidhur me zinxhirë” nga kontradikta e veta themelore, kapital - punë, krijon papunësinë, varfërinë dhe padrejtësinë për të shumtit, kriza të reja kapitaliste, ndërkohë që brenda gjirit të tij mbeten konfliktet e ashpra ndër-imperialiste, që mbjellin luftën, gjakderdhjen, krijon miliona refugjatë dhe emigrantë.

Nga ana tjetër, socializmi në shekullin XX zgjidhi çështje të rëndësishme për popullin punonjës:  Shëndetësinë, Arsimimin dhe Strehimin falas, zhdukjen e papunësisë, siguroi të drejtën në Sigurime Shoqërore, të drejtën në pensione, në pushime, në kulturë dhe në sporte.

Arritjet e papara të Bashkimit Sovjetik, të vendeve të tjera socialiste, ishin dhe vazhdojnë të jenë një “fener ndriçues” për popujt e të gjithë botës, gjë që dëshmon se “PO, ky vizion mund të bëhet realitet!”

Një shoqëri tjetër mund të bëhet realitet, e cila nuk do të bazohet në fitimin kapitalist, një shoqëri e njerëzillëkut, e cila do e garantojë "sigurinë për të nesërmen", për një jetë me dinjitet dhe kuptimplotë.

Qëllimi i tyre është, duke shfrytëzuar “baltën e hedhur”, që të zbehen këto përpjekje që u bënë për të ndërtuar shoqërinë e re socialiste - komuniste në Evropë në shekullin e kaluar.

Jo vetëm sepse duan të shfrytëzojnë përmbysjen e socializmit, por sepse duke shpifur rreth përvojës socialiste të shekullit të 20-të, synojnë të bindin, kryesisht gjeneratat e reja, se nuk paska kuptim për t’u venë në dyshim apo të sfidohet sistemi shfrytëzues, jo-rrugëdaljet e tij, se nuk paska kuptim të përpiqesh për të përmbysur barbarinë kapitaliste.

Në këtë plan të tyre, ata përdorin jo vetëm mjete politike ideologjike, por,me sa po shohim, edhe masa ligjore, policore, shtypëse në shumë vende të BE-së.

Masa që kombinohen me forcimin e forcave nacionaliste, raciste, ekstremiste të djathta dhe fashiste, të cilat "ngrenë kokën" dhe përdoren për t'i shërbyer interesave të klasës borgjeze.

 

 

Shoqe dhe shokë,

Fatkeqësisht, kontribut të veçantë në operacionin antikomunist, kanë dhënë edhe forca të ndryshme që e vetë-përcaktojnë veten në krahun e "të majtëve dhe përparimtarëve".Këto janë forcat e njohura të oportunizmit në Europë, të cilat, për shumë vite,që nga epoka e të ashtuquajturës“euro-komunizëm” janë bashkuar në shpifjet antisovjetike, duke synuar veçanërisht periudhën ku hynë bazat e ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik, në vitet 1920 dhe vitet 1930, por edhe në periudhën kur BRSS drejtoi luftën antifashiste antiimperialiste të popujve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Çfarë nuk kemi dëgjuar gjatë gjithë këtyre viteve nga ky "kor i majtë" i BE-së?

Le të kujtojmë se z. Cipras, kreu i SYRIZA-s dhe i partisë së vetme që ka qeverisur nga partitë anëtare të “Partisë së Majtë Europiane”, nënshkroi vitin e kaluar, në muajin maj, në Sibiutë Rumanisë, në një Samit informal të BE-së, një rezolutë “memorandum”të antikomunizmit, duke festuar përmbysjen dhe shpërbërjen e sistemit socialist, me pretekstin se: "tridhjetë vjet më parë, miliona njerëz luftuan për lirinë e tyre dhe për unitet duke rrëzuar Perden e Hekurt"!

Është "E majta evropiane" e Partisë së Majtë Europiane, e cila merr pjesë në “festimet” e rënies së murit të Berlinit, në përgjithësi si një përpjekje sistematike që synon të kultivojë mendimin te tërinjtë se socializmi është një "regjim jo i mirë dhe antidemokratik", në krahasim me kapitalizmin i cili është një "oaz i lirisë dhe demokracisë".

Në “mullirin” e manipulimit ideologjik, ata hedhin për të “bluar” terma si demokracia dhe liria, në mënyrë që këto terma ti humbasin karakteristikat historike dhe klasore prej të cilave përbëhen.

Sikur "demokracia" e epokave të mëparshme historike të ishte e njëjte, nga Athina e sistemit skllavopronar, deri në Anglinë e epokës feudale apo e Francës së revolucionit borgjez, e cila sinjalizoi kalimin nga feudalizmi në kapitalizëm, gjer sot ku gjendemi në kapitalizmin monopolist, pra në epokën e imperializmit, e cila është epoka e kalimit nga kapitalizmi në socializëm-komunizëm.

Gjithmonë “demokracia” kishte dallime, por gjithnjë i përulej faktit të pamohueshëm, se si i shërbente sistemit mbizotërues, d.m.th në shoqëritë e mëparshme dhe bashkëkohore shfrytëzuese.

Vetëm socializmi-komunizmi, si një fuqi e vërtetë e punëtorëve dhe popujve mund të ndërtojë një formë më të lartë të demokracisë.

Këtë fakt në fund të fundit, mundohentë fshehin të gjithë ata që shpifin rreth historisë 70 vjeçare të BRSS, dhe veçanërisht rreth periudhës ku u hodhën baza e saj socialiste.

Në çdo rast, ata mbështesin zgjedhjet politike që e identifikojnë demokracinë me parlamentarizmin borgjez, lirinë me individualizmin borgjez dhe pronësinë kapitaliste private.

Përmbajtja e vërtetë e lirisë dhe demokracisë në kapitalizëm është detyrimiekonomik i skllavërisë së punës-pagë dhe e diktaturës së kapitalit përgjithësisht në shoqëri dhe konkretisht në bizneset kapitaliste.

 

Të dashur shokë dhe shoqe,

Shtrohet pyetja: A mundemi dhe si mundetqë ta pengojmë ofensivën antikomuniste?

Sulmi kundër ideologjisë komuniste dhe Partive Komuniste, në të gjithë botën shkon paralelisht me sulmin ndaj të drejtave shoqërore, demokratike, sindikale, mbi arritjet, të cilat janë fituar përmes luftimeve të vështira të klasës punëtore dhe shtresat e tjera popullore.

Kjo do të thotë se klasa borgjeze nuk do të ndalojë për asnjë çast makinacionet e saj për të goditur  Partitë Komuniste në mënyrë që të promovojë planet e saj antipopullore.

Sigurisht, Partitë Komuniste munden dhe duhet t'i përgjigjet kësaj ofensive.

Përvoja e partisë sonë thotë se puna madhe ndriçuese tek të rinjtë dhe punëtorët, e cila realizohet përmes aktiviteteve të shumëllojshme nga anëtarët dhe miqtë e Partisë komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), si dhe botime të ngjashme, kontribuojnë në një farë mase të përballen me antikomunizmin.

Për më shumë, mbrojtja nga pozitat parimore të revolucionit dhe indërtimit socialist, si dhe njëkohësisht hulumtim kritik i rezultateve të tij, të gabimeve dhe mangësive në ekonomi, në superstrukturën politike, në strategjinë e lëvizjes ndërkombëtare komuniste, etj. hulumtim kolektiv dhe studim i shkaqeve, të cilat çuan në rikthimin e kapitalizmit-çështje që ne si parti u përpoqëm dhe ishim në gjendje të arrinim në një masë të madhe për të studiuar dhe realizuar në vendin tone- përforcuan ideologjikisht, teorikisht dhe politikisht Partinë tonë dhe çdo komunist, çdo punëtor dhe të ri, që përvetëson këtë dituri kolektive.

Antikomunizmi, ringjalljae forcave nacionaliste, raciste dhe fashiste, nuk mund të trajtohen me vendosmëri, me qëndrueshmëri dhe efektivitetme "frontet" e ndryshme të supozuara "antifashiste" me forcat borgjeze dhe oportuniste.

Siç shkruante dhe intelektuali i madh komunist BertoltBrecht:

«Fashizmi mund të luftohet vetëm si kapitalizëm në formën më të zhveshur dhe shfrytëzuese të tij, si kapitalizëmi pacipë dhe mashtrues. Tani, pra, si mundet të thotë kundërshtari i fashizmit të vërtetën për fashizmin nëse nuk do të thotë asgjë për kapitalizmin, i cili e prodhon atë?»

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) beson se lëvizja punëtore në çdovend në Europë dhe në botë si një e tërë mund dhe duhet të vendosi “vulën” e saj mbi zhvillimet që bëhen.

Punëtorët, punonjësit e kuptojnë, me anë të përvojës së tyre se ofensiva antikomuniste shkon “dorë për dore” me sulmet ndaj të drejtave të tyre sociale, sindikale, kundër të drejtave demokratike që janë fituar në Europë në dekadat e kaluara, me luftëra të vështira dhe shpesh herë të përgjakshme të lëvizjes punëtore dhe nën ndikimin e arritjeve sociale në BRSS dhe vendet e tjera socialiste.

Sot, qeveritë borgjeze, të djathta, social-demokratike dhe pseudo "të majta" (si ajo e SYRIZA e cila qeverisi së fundmi në Greqi), por edheqeveria e NDtani e cila ndjek rrugën që është shtrua nga qeveria e mëparshme, duke tkurrur dhe hequr me ligj arritjet punëtore dhe popullore, në emër të“konkurrencës” së ekonomisë, të përfitimit të kapitalit.

Punëtorët e shikojnë në praktikë se janë komunistët ata që qëndrojnë në krahun e tyre, kur paga e tyre shkurtohen, kur sulmohet e drejta e tyre për pensione deri tek kujdesi mjekësor, e drejta e edukimit dhe shkollimit të fëmijëve të tyre, kur i pushojnë nga puna, kur i shkatërrojnë dhe i ndotin ambientin, për interesat e monopoleve.

Punëtorëtmund ta kuptojnë se sulmi ndaj komunistëve, i cili bëhet për të heshtur dhe dobësuar Partitë Komuniste, është një sulm ndaj tyre dhe të drejtave të tyre dhe synon t’i heqë atyre “mburojën” që ata kanë sot, synon tu heqë punëtorëve “barrikadën” ndaj "hordhive” antipopullore të BE-së dhe masave të qeverive të saj.

Sepse janë punëtorët që shohin se Partia Komuniste e Greqisë(KKE) vazhdon me këmbënguljenë luftën për përmbysjen e këtij "rendi shoqëror" të padrejtë, në luftën për të ndërtuar një shoqëri e re, pa padrejtësi, papunësi dhe varfëri, pa pengesa klasore në Arsim dhe Shëndetësi, pa luftëra imperialiste.

Megjithë vështirësitë aktuale, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) konsideron se sot, lëvizja komuniste në Europë, duke kapërcyer pozitat e gabuara që mbizotëruan në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare në dekadat e mëparshme, duke ndërthurur aktivitetin revolucionar me teorinë revolucionare, duke ndërtuar baza të forta në klasën punëtore në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe duke forcuar ndërhyrjen e Partisë në lëvizjen punëtore-popullore, jo vetëm që mund të zmbrapset ofensiva antikomuniste, por, gjithashtu të vendosë dhe themelet për rigrupimin e lëvizjes punëtore dhe ndërtimin e aleancës sociale, e cila, sipas mendimit tonë, përbën parakushtin e nevojshëm në luftën për përmbysjen e barbarisë kapitaliste, për socializmin.

 

 

11.12.2019