Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Fjalimi i Dhimitri Kucubas - Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE në aktivitetin ndërkombëtar për 108-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit
Fjalimi i Dhimitri Kucubas - Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE
në aktivitetin ndërkombëtar për 108-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, Athinë 22/11/25
Miq
Shoqe dhe shokë,
Me optimizëm militant, me besim në forcat e pashtershme të klasës punëtore, të popujve të gjithë botës, nderojmë sot 108-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit.
Nderojmë këtë ngjarje me rëndësi historike botërore, e cila ndryshoi rrjedhën e të gjithë njerëzimit, duke vulosur në mënyrë të pashuar shekullin e 20-të, i cili shënoi fillimin e fundit të barbarisë kapitaliste, të sistemeve shfrytëzuese, por edhe agimin e shoqërisë së re, të socializmit-komunizmit.
Me besimin e patundur se Globi përfundimisht do të bëhet i kuq, nga cepi në cep, ne mirëpresim shokët nga delegacionet e partive komuniste dhe punëtore nga Algjeria, Argjentina, Austria, Venezuela, Franca, Gjermania, Danimarka, SHBA-të, Irlanda, Spanja, Italia, Kazakistani, Meksika, Holanda, Ukraina, Pakistani, Palestina, Paraguai, Rusia, Suedia, Turqia, Finlanda, të cilët gjenden sot këtu me ne.
35 vjet pas përmbysjeve kundërrevolucionare në Bashkimin Sovjetik dhe në shtetet e Europës Lindore, pavarësisht festimeve të fituesve të përkohshëm në atë periudhë, pavarësisht deklaratave të tyre arrogante për "fundin e historisë", realiteti tani është shpallur:
Idetë e Tetorit, idetë që tronditën botën, mbeten të pavdekshme dhe, pavarësisht korrelacionit jashtëzakonisht negativ të forcave, vazhdojnë të magjepsin miliona njerëz në të gjithë planetin sot dhe do të magjepsin edhe më shumë në të nesërmen.
Do të kujdesemi edhe ne për këtë, duke vazhduar dhe intensifikuar përpjekjen e organizuar që u bë me iniciativën e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) gjatë javës që filloi të hënën, me marshimin e madh anti-imperialist për Politeknikun dhe përvjetorin e themelimit të Partisë dhe përfundon me aktivitetin e sotëm.
Kundërshtarët tanë po lehin si qen dhe derdhin tonelata boje, po miratojnë ligje reaksionare, po formësojnë programe shkollore, po financojnë prodhime kulturore, duke u përpjekur të shpifin kundër ideve komuniste, ta identifikojnë në mënyrë anti-historike socializmin me fashizmin, t’i ngjitin Revolucionit të Tetorit njollën e një "grushti të shtetit" apo duke e karakterizuar atë si të vjetëruar.
Sigurisht, këto gjëra ndodhin më së shumti në SHBA, në vendet e BE-së dhe NATO-s, por ndodhin edhe në Rusinë kapitaliste, ku këtë vit u ndaluan tubimet dhe u arrestuan komunistët që donin të përkujtonin përvjetorin.
Sepse këto ide janë më të rëndësishme sot se kurrë dhe konfirmohen gjithnjë e më shumë çdo ditë.
Sepse, në fund të fundit, rritet çdo ditë distanca midis mundësive të ofruara nga epoka jonë për mbulimin e gjithanshëm të nevojave popullore dhe masës në të cilën këto mbulohen.
Sepse çdo ditë bëhen gjithnjë e më të dukshme rrugët pa krye dhe kontradiktat e sistemit të bazuar në ndjekjen e fitimit, dhe kështu çojnë vetëm në shfrytëzim, kriza, luftëra dhe refugjatë.
Sepse, fundja, janë idetë që përfaqësojnë të vërtetën dhe drejtësinë.
Për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), Revolucioni i Tetorit nuk i përket muzeve të historisë. Por është i gjallë dhe edukon, së bashku me përvojën e ndërtimit socialist që pasoi, të drejtat dhe gabimet, arritjet e admirueshme, por edhe devijimet, të cilat çuan në një kurs dekadash në kundërrevolucion.
Edukon se klasa punëtore është e vetmja klasë vërtet revolucionare në sistemin në të cilin jetojmë, sepse është klasa që me punën e saj, prodhon të gjithë pasurinë që kapitalistët përvetësojnë, dhe për këtë arsye e vetmja klasë që, duke marrë pushtetin në duart e veta, mund t'i korrespondojë marrëdhëniet e prodhimit me nivelin aktual të zhvillimit të forcave prodhuese, me socializimin/shoqërizimin e madh të punës që ka ndodhur.
Po hapim një front ideologjik kundër perceptimeve të gabuara që duken si gjoja inovative, por ato vijnë nga e kaluara e largët dhe flasin për "fundin e klasës punëtore", zëvendësimin e saj nga teknologjia, Inteligjenca Artificiale.
Të gjitha këto arritje të mrekullueshme janë krijime të punës njerëzore dhe krijojnë parakushtet që ne sot të jetojmë shumë më mirë, me një reduktim të përgjithshëm të kohës së punës, mjafton të hiqet nga mesi kriteri i fitimit.
Por, në duart e kapitalit, ato bëhen mjete të shfrytëzimit edhe më të madh, shtypjes dhe, në përgjithësi, nënshtrimit të punës ndaj kapitalit.
Përveç kësaj, kapitalistët, pavarësisht nga ç thonë në shtabet e tyre, e dinë më mirë se kushdo se fitimi i tyre vjen vetëm nga shfrytëzimi i fuqisë punëtore, prandaj i vënë qeveritë e tyre të miratojnë ligje si ai për 13-orë pune në ditë që qeveria e ND miratoi së fundmi në vendin tonë, bazuar në direktivat anti-punëtore të BE-së.
Revolucioni i Tetorit mëson për domosdoshmërinë e avangardës revolucionare, Partisë Komuniste, për të përmbysur përfundimisht këtë barbari.
Vetëm Partia Komuniste që e nderon vërtet emrin e saj dhe përmbush rolin e saj, është e aftë të udhëheqë forcat popullore në luftën më vendimtare kundër kapitalizmit.
Formulimi i një strategjie revolucionare nga çdo Parti Komuniste në vendin e saj, si dhe kjo përpjekje për të përqafuar Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare, është një parakusht themelor për një kurs vërtet fitimtar.
Që të mposhten perceptimet që qarkullojnë kryesisht nga socialdemokracia mëkatare dhe që argumentojnë se, epoka e revolucioneve ka kaluar, se e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e klasës punëtore është përmes reformave, me rivendosjen e të ashtuquajturit «shtetit ligjor» dhe krijimin e një «shteti social», për një «kapitalizëm demokratik», siç kemi dëgjuar së fundmi nga ish-mbështetësit e të ashtuquajturit gjoja "socializmit" demokratik.
E megjithatë, përvoja e popujve është e pamëshirshme dhe tregon se kapitalizmi, pavarësisht nga mbiemrat kozmetikë që i japin apologjetët e tij, mbetet sistemi i shfrytëzimit, i pabarazisë dhe i padrejtësisë, mbetet diktatura e një pakice shoqërore, e kapitalistëve, mbi shumicën shoqërore.
Kjo tregon se shteti armiqësor borgjez reformohet vetëm drejt më së keqes, pa ndryshuar ose zbutur kurrë karakterin e tij klasor.
Prandaj e vetmja zgjidhje është përmbysja e tij, shpartallimi i tij, siç shkroi Lenini, zëvendësimi i tij nga një shtet rrënjësisht i ndryshëm, një pushtet i ndryshëm, pushteti i punëtorëve.



Miq,
Shoqe dhe shokë,
Revolucioni i Tetorit ishte vërtet ngjarja që tronditi botën si asnjë tjetër.
Ai vërtetoi se teoria mund të vihet në praktikë, se klasa punëtore mund të kryejë sulmin e saj në qiell dhe të fitojë.
Ishte vërtet një ngjarje me përmasa globale, që kishte, ndër të tjera, rezultatin e themelimit të Partive Komuniste në shumë vende të botës -siç është edhe partia jonë, e cila këtë vit festoi 107-vjetorin e saj-, çoi në themelimin e Internacionales Komuniste.
Në Partinë tonë, ne kemi vlerësuar kolektivisht pasojat negative të mbizotërimit në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare të përpunimeve strategjike që distancoheshin nga strategjia fitimtare e bolshevikëve, të cilat sigurisht kontribuan edhe në vetë-shpërbërjen e Internacionales Komuniste.
Në kushtet e sotme, KKE e konsideron detyrë të domosdoshme rindërtimin e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, e cila, megjithatë, duhet të bëhet në bazë të disa pranimeve të domosdoshme:
Që teoria jonë udhëheqëse është marksizëm-leninizmi dhe internacionalizmi proletar, dhe ne jemi duke e zhvilluar dhe evoluar vazhdimisht këtë, bazuar në të dhëna të reja.
Që domosdoshmëria dhe aktualiteti i socializmit, domosdoshmëria e revolucionit dhe karakteri i tij socialist, të mos varen nga çdo herë korrelacioni i forcave.
Që, siç tregoi përvoja e tetorit, nuk ka hapësirë për asnjë bashkëpunim-aleancë me klasën borgjeze ose me disa pjesë të saj, në emër të mbrojtjes së demokracisë borgjeze ose gjoja shmangies së disa "forcave luftëdashëse" ose forcave fashiste.
Sot, për më tepër, ne e shohim klasën borgjeze dhe pushtetin e saj në çdo shtet, në tërësi, duke minuar dhe shtypur të drejtat popullore dhe punëtore, arritjet, duke përgatitur luftëra dhe me "traktatet e tyre të paqes".
Kjo po ndodh me qeveritë e të gjitha “ngjyrave”, nga Trumpi “i ekstremit të djathtë” në SHBA, Makroni “i qendrës” në Francë, te “Laburistët” në Britani dhe sigurisht koalicioni i Socialdemokratëve me Kristiandemokratët në Gjermani.
Një çështje kritike janë ligjet e ndërtimit socialist, të cilat duhet t’i njohë avangarda revolucionare.
Nga kjo pikëpamje, ne e theksojmë si katastrofike teorinë dhe praktikën e “socializmit me treg”, i cili me saktësi matematikore rikrijon dhe forcon forcat e përmbysjes kundërrevolucionare.
Kështu, në vend të një fitoreje të komunizmit, kemi një kthim në kapitalizëm, siç ndodhi në vitin 1991 me shpërbërjen e BRSS-së dhe Partisë Komuniste dhe më vonë në Kinë, me ruajtjen atje të emrit Republikë Popullore e Kinës dhe Partisë Komuniste të Kinës.
Miq
Shoqe dhe shokë,
Viti 2026 shënon 70-vjetorin e Kongresit të 20-të të PKBS-së, i cili ishte një pikë kthese në këtë rrugë drejt kundërrevolucionit, i cili më në fund shpërtheu me shpërbërjen përfundimtare të BRSS-së dhe PKBS-së dhe ngritjen në pushtet të forcave të reja kapitaliste.
Megjithatë, ajo që përcakton kundërrevolucionin është rivendosja dhe konsolidimi i marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit dhe jo format dhe mënyrat specifike se si do të bëhet kjo.
Diku tjetër, kjo mund të bëhet gradualisht, duke ruajtur pushtetin e Partisë Komuniste dhe duke u paraqitur -ose duke u besuar sinqerisht nga disa- si një zgjidhje taktike e përkohshme.
Ndërgjegjësimi për këtë çështje është me rëndësi të madhe, jo vetëm teorikisht për të ardhmen, por edhe për sot, ku disa bëjnë krahasime me injorancë historike…
Dhe themi krahasime me injorancë historike, sepse ato e pagëzojnë konfliktin aktual SHBA - Kinë për përparësi në sistemin imperialist global si një konflikt mes kapitalizmit dhe socializmit...,
duke i bërë thirrje në fund të fundit klasës punëtore të zgjedhë se cilës karrocë imperialiste do t'i bashkohet dhe duke e çuar atë drejt disfatës, drejt zhgënjimeve të reja, ndoshta drejt mundësive të humbura.
Miq,
shoqe dhe shokë
Sot jemi në shekullin e 21-të, ku kapitalizmi, në fazën e tij imperialiste, dominon botën.
Çdo ditë kemi dhe një episod të ri që nxjerr në pah intensifikimin e madh të antagonizmave midis imperialistëve...
Kemi një intensifikim të kontradiktave të mëdha për ndarjen e tregjeve, kontrollin e burimeve që prodhojnë pasuri, të rrugëve të transportit të energjisë dhe mallrave, kontrollin dhe përmirësimin gjeopolitik të secilit shtet në rajonin e tij dhe më gjerë.
E shohim këtë në vendin tonë, i cili, nën përgjegjësinë e qeverisë dhe partive të tjera të euroatlantizmit, po bëhet një portë hyrëse për LNG-në* (*gazit lëng) amerikane dhe një levë kyçe për ndalimin e gazit konkurrues rus.
E bëjmë të qartë se populli nuk do të përfitojë nga këto marrëveshje, por përkundrazi monopolet e transportit dhe energjisë, të cilat do ta vënë pasurinë energjetike të vendit në duart e tyre.
Në të njëjtën kohë, transformimi i vendit në një nyje energjie, transporti dhe ushtarake jo vetëm që nuk e mbron atë, por e vendos atë edhe në “syrin e uraganit” të antagonizmave dhe luftërave tregtare, gjeopolitike, ushtarake që po intensifikohen ndërkombëtarisht, midis bllokut euroatlantik dhe atij euro-aziatik.
Mjafton të kujtojmë se nyje të tilla ishin në të kaluarën Ukraina, Siria, Libia dhe të tjera, dhe të gjithë e dimë se çfarë po përjetojnë popujt e tyre sot.
Të gjitha këto episode, krijimi i aleancave dhe blloqeve të reja të forcave që çojnë në boshte dhe anti-boshte, rrisin rreziqet e konflikteve ushtarake, jo vetëm në nivel lokal, por edhe rajonal, me mundësinë e përgjithësimit të një lufte imperialiste.
Në të njëjtën kohë, mundësia e një krize kapitaliste globale po rritet për shkak të mbi-akumulimit të madh të kapitalit…
Një mundësi që forcon vlerësimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës imperialiste dhe hapjes së mundshme të fronteve të reja në vitet e ardhshme, në Arktik, në kontinentin amerikan, por edhe në Detin e Kinës, etj.
Duam që edhe nga ky hap, të denoncojmë përshkallëzimin e ri të agresionit imperialist të qeverisë amerikane kundër Venezuelës, nën pretekstin e luftës kundër karteleve të drogës.
KKE dënon kategorikisht çdo plan për ndërhyrje të armatosur në Venezuelë dhe shpreh solidaritetin e saj me klasën punëtore dhe popullin e saj, të cilët janë të vetmit kompetentë për të përcaktuar zhvillimet në atdheun e tyre.
Shpreh solidaritetin e saj me Partinë Komuniste të Venezuelës, e cila në kushte të vështira persekutimi, po lufton për të mbrojtur interesat e punëtorëve dhe të popullit.
Pyetja, pra, sot është, si duhet të qëndrojë Partia Komuniste e Venezuelës përballë këtyre zhvillimeve dhe përballë asaj që do të vijë nesër…
Lenini e shihte luftën si një vazhdim të politikës së shteteve kapitaliste me mjete të dhunshme, si një vazhdim të shfrytëzimit të periudhës së mëparshme, relativisht "paqësore".
Nuk mund të ketë asnjë mendim të dytë sot për pretekstet e klasave borgjeze, të imperialistëve, për "mbrojtjen e atdheut" ose "lirinë", të "drejtësisë", me të cilat ata përpiqen të errësojnë karakterin imperialist të luftës.
Atdheu i tyre i vetëm është fitimi.
Dhe e vetmja "liri" që ata njohin është liria për të grabitur popujt.
"Luftëra të drejta" mund të ekzistojnë vetëm nga perspektiva e klasës punëtore, e cila organizohet dhe lufton kundër çdo shtypjeje, deri në çlirimin nga skllavëria kapitaliste.
Si pasojë, Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare duhet të formojë linjën e vet të betejës për çdo shtet, kontinent, ndërkombëtarisht, për përmbysjen e barbarizmit imperialist që sjell luftëra, ose paqe me pistoletë në kokën e popujve.
Gjëja thelbësore është që të ketë një organizim dhe aktivitet të pavarur dhe të dallueshëm të klasës punëtore, i cili nuk zmbrapset nën agjitacionin e luftës mbarëkombëtare dhe nga nacionalizmi.
Pra, klasa punëtore dhe populli nuk duhet ta pranojnë, në asnjë rast, atë që kërkoi së fundmi Ministri Grek i Mbrojtjes, që punëtorët të përgatiten të shohin arkivole me flamuj grekë ose flamuj të BE-së mbi to që kthehen nga fushat e konflikteve imperialiste, dhe se ata duhet të jenë njëkohësisht të kënaqur dhe krenarë për këtë!!!
Populli ynë nuk duhet të "bjerë në kurth" nga disa thirrje të ndryshme pacifiste për "paqe" përmes një gjoja "arkitekture të re sigurie", për një "botë multipolare" e kështu me radhë.
Paqe e vërtetë për popujt do të thotë që dalja nga lufta të kombinohet me luftën për të dalë nga barbaria e sistemit kapitalist.
Dhe sigurisht, duhet të jetë e qartë se komunistët nuk e braktisin kurrë popullin, as në kushtet e luftës, pavarësisht se çfarë zhvillimi do të ketë lufta, pavarësisht se si zhvillohet ajo.
Bolshevikët nuk hynë në grevë lufte, ata e gjetën veten në llogoret e Luftës së Parë Botërore me punëtorët dhe fshatarët Rusë, luftuan bashkë me ta, i udhëhoqën ata, dhe bashkë me ta arritën, deri në përmbysjen e shkakut që lind luftërat.
Miq
shoqe dhe shokë,
Vlerësojmë se ato që po përjetojmë sot, përveç pasigurisë dhe rreziqeve për popujt, krijon parakushte më të mëdha për të vënë në pikëpyetje politikën dominuese në tërësi, me implikime për vetë "besueshmërinë" dhe "stabilitetin" e sistemit politik borgjez deri më sot.
Objektivisht, të gjitha këto mund të krijojnë situata të lëvizjeve të mëdha të masave, mundësi madje edhe kryengritjesh, mundësinë e kushteve të një situate revolucionare në disa shtete individuale ose grupe shtetesh.
Aftësia e Partisë Komuniste për të qenë në gjendje të luaj një rol vendimtar në kushte të tilla kritike, gjykohet në një masë të madhe nga përgatitja në të tashmen, nga betejat aktuale që po zhvillojmë.
Si pasojë, duke vepruar në kushtet e një situate jo-revolucionare, duhet të përgatitemi që sot për të nesërmen.
Dhe kjo ka të bëjë si me gatishmërinë përkatëse strategjike programatike ashtu edhe me politikën dhe aktivitetin aktual në kushte bashkëkohore.
Një çështje kritike është kombinimi i programit revolucionar të Partisë me aktivitetin e përditshëm revolucionar, në të gjitha fushat e veprimit, në çdo hallkë të punës udhëheqëse.
Kjo është çështja që e vendosëm në qendër të diskutimit në prag të Kongresit të 22-të të KKE, i cili do të mbahet më 29-31 janar 2026, me sloganin «KKE e fortë, e palëkundur në çdo provë, e gatitur për thirrjen e Historisë për socializëm».
Sepse e dimë se momentet që ëndërrojmë do të vijnë!
Dhe duam të jemi në gjendje t'i përgjigjemi, të dukemi të denjë për shokët që luftuan para nesh!
T'i përgjigjemi realizimit të qëllimeve tona të mëdha.
Sepse epoka jonë është epoka e kalimit nga kapitalizmi në socializëm.
Epoka e përmbysjes së kapitalizmit u hap me tetorin e vitit 1917. Atje akulli u thye, rruga u shënua, epoka e revolucioneve socialiste filloi.
Prandaj ne nuk përkulemi, nuk tërhiqemi. Derisa ta përfundojmë këtë detyrë!
RROFTË INTERNACIALIZMI PROLEATAR!
RROFTË REVOLUCIONI I MADH SOCIALIST I TETORIT!







