Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DHIMITRIS KUCUBAS

Forcojmë zërin tonë për të mbrojtur shëndetin e të gjithë punonjësve dhe të gjithë popullit

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, bëri deklaratën e mëposhtme pas komunikimit me video-thirrje që pati me Kryeministrin, Kiriako Micotakis në kuadër të informimit të liderëve politikë:

"Partia Komuniste e Greqisë (KKE) qëndron me ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj zhvillimeve që po ndodhin për shëndetit publik, që po kalon vendi dhe bota.

Tashmë kemi paraqitur propozime në mënyrë që të garantohet -sa më shumë të jetë e mundur- sistemi i Shëndetit publik dhe punonjësit në të. Këto propozime kanë të bëjnë me rekuizimin (marrjen me detyrim) të klinikat private, vënien e menjëhershëm në planifikimin shtetëror të mijëra mjekëve privatë, nevojën për të lehtësuar barrën që kanë spitalet, me funksionimin 24-orësh të njësive të Kujdesit Parësor Mjekësor, hapjen e Njësive të Kujdesit Intensiv, rekrutimin e menjëhershëm të mijëra punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu, parashtrojmë propozime për mbështetjen e punonjësve, për mbështetjen profesionistëve të pavarur, për të vetepunësuarit, që janë të prekur nga pasojat në ekonomi për marrjen e masave të nevojshme. Në asnjë mënyrë nuk duhet që të drejtat punëtore - popullore të futen në karantinë.

Këto propozime i përsërita edhe sot te Kryeministri, z. Micotakis. Theksova veçanërisht nevojën që, në këto periudha të vështira, përgjegjësia e nevojshme individuale të shkojë krah për krahë dhe jo të zëvendësojë përgjegjësinë që ka shteti.

Situata do të ishte shumë më e mirë, nëse të paktën përgjatë këtyre viteve nuk do të ishin mbyllur nga të gjitha qeveritë shumë njësi spitalore, njësi Shëndetësore të Kujdesit Parësor, si rezultat i politikës që sakrifikoi Shëndetin në altarin e tepricave ekonomike "të përgjakshme" të buxhetit të shtetit, si dhe e trajtonte atë si një produkt në shitje. Këto njësi, qoftë dhe tani duhet të rihapen.

Vërtetohet, në mënyrë tragjike, që produkti shoqëror, siç është produkti më i lartë Jeta dhe Shëndeti, nuk mund të lihen në mëshirë të fitimit, në epshin e ligjeve të tregut. Është karakteristike që shteti aktual nuk mund të sigurojë as masat më të thjeshta, nuk mundet të marrë as masat minimale mbrojtëse. Dhe detyrohet të përdorë grupe të ndryshme biznesi, vendas dhe ndërkombëtar, për ilaçe, për maska, për lënë antiseptike, për lëndë të para dhe të ndryshme. Madje, të gjitha këto, në kushte të rritjes kolosale të çmimeve dhe fitimeve që shfrytëzojnë rastin.

Mund të themi të gjithë që "qëndroni në shtëpi", për vetëmbrojtje, për të mbrojtur të afërmit tuaj, të gjithë njerëzit tanë, por nuk mund të heshtim ndaj boshllëqeve të mëdha, ndaj mungesave të mëdha tragjike që kemi në Shëndetësi. Pra, të forcojmë zërin tonë për masa mbrojtëse shëndetësore për të gjithë punonjësit, për gjithë popullin grek".