Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Gjithmonë në krah të popullit të Palestinës dhe luftës së tij heroike kundër pushtimit

Një tubim solidariteti për popullin Palestinez jashtë ambasadës izraelite u organizua nga sindikatat dhe forumet masive pas një thirrjeje nga Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) ditën e premte, më 10/10.
Mijërat e demonstruesve bënë thirrje për intensifikim të luftës për një shtet të pavarur Palestinez në kufijtë e vitit 1967, me vazhdimësi territoriale dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij, pa forca pushtuese ushtarake dhe policore, pa kolonializëm dhe kolonë. Asnjë mbështetje për shtetin - vrastar dhe aleatët e tij, SHBA-të dhe BE-në, të cilët me marrëveshje të brishta për Gazën po përpiqen të lajnë krimet e tyre kundër popullit Palestinez. Ata gjithashtu denoncuan sulmin e fundit nga Forcat e Armatosura të shtetit - vrastar të Izraelit kundër «Flotiljes Globale Sumud».
Në një deklaratë të tij, Niko Abatielos, deputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe anëtar i Komitetit Qendror, nga tubimi i solidaritetit të sindikatave dhe organizatave masive për popullin Palestinez, vuri në dukje:
«KKE është vendosmërisht këtu, në rrugët e luftës, me dhjetëra sindikata dhe organizata masive të lëvizjes punëtore popullore, këtu ku dëgjohet vazhdimisht slogani «Liri për Palestinën». Ne jemi këtu për t'iu përgjigjur planeve të neveritshme që synojnë ta shndërrojnë Gazën në një protektorat amerikan. Për të kërkuar që qeveria greke të ndalojë qëndrimin e saj të turpshëm, bashkëpunimin e saj me shtetin terrorist -ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht- dhe të zbatojë më në fund vendimin unanim të Parlamentit, pra të njohë një shtet të pavarur të Palestinës, në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet të tij Jerusalemin Lindor.»
13.10.2025