Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Greva militante për marrëveshje kolektive, rritje pagash dhe të drejta bashkëkohore

Ditët e fundit po forcohet dhe zgjerohet fronti i grevave në Greqi. Kështu, pas grevës fitimtare të moto-shpërndarësve të ushqimit (delivery) në kompaninë e-food, pas grevës po aq të fortë shumëditore dhe fitimtare të punëtorëve të portit të COSCO-s në qytetin Pireas, si dhe grevës mbarëkombëtare 24-orëshe të punëtorëve të ndërtimit, këtë javë u realizuan dhe një sërë grevash të rëndësishme. Kështu, hynë në grevë edhe punëtorët e LARKO-s, kompani e madhe industriale e nikelit, punëtorët e minierës “Hellenic Gold”, si dhe u organizua grevë 24-orëshe mbarëkombëtare nga sindikata e Ushqimit - Turizmit, ndërsa marinarët realizuan grevë 48-orëshe në anije.

Sindikatat po forcojnë luftën e tyre për të mbrojtur të drejtën për punë, për paga të kënaqshme, marrëveshje kolektive dhe të drejta bashkëkohore.

 

 

Strikes [11.11.21]

 

 

11.11.2021