Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

HIPOKRIZI DHE ÇORIENTIM

Është thelbësore, në këto kushte komplekse dhe të vështira, të cilat formohen nga zhvillimet në Evro, në verilindje të Greqisë si dhe në ishujt e saj, që populli jonë të dallojë se kush është fajtori i vërtetë dhe kush qëndron përballë tij. Sigurisht që përballë popullit nuk qëndrojnë mijërat e të çrrënjosurve dhe të shtypurve që po i shfrytëzojnë pazaret dhe antagonizmat e ndryshme imperialiste midis Turqisë dhe BE-së.

Kjo nuk është vetëm një konkluzion "humanitar", por është një qëndrim që përputhet me realitetin objektiv. Bie në kundërshtim me logjikën që shfajëson fajtorin e vërtetë dhe që kundër tij duhet të godasë kundërshtimi popullor.

Kushdo që është me të vërtet kundër situatës së rrezikshme në zonën Evros në verilindje të Greqisë dhe në ishujt e saj nuk mund të dojë që vendi i tij të kontribuojë në shtimin e valëve të refugjatëve dhe njerëzve të çrrënjosur nga vendi i tyre. Nuk janë vetëm ndërhyrjet dhe luftërat e organizuara nga SHBA, NATO, BE dhe forcat e tjera imperialiste në shumë rajone të botës që janë përgjegjëse për valët e refugjatëve. Është edhe Greqia, si anëtar i këtyre organizatave imperialiste e cila është e përfshirë në mënyrë aktive, dhe së shpejti edhe më shumë aktive pas Marrëveshjes së re Greko-Amerikane, në mbështetje të këtyre ndërhyrjeve. Ajo i jep infrastrukturë, baza ushtarake, personel ushtarak -me të vërtetë, çfarë ndodhi me armët "Patriot" në Arabinë Saudite?- për t'i realizuar planet imperialiste. Në këmbim të së ashtuquajturës riazhornim gjeostrategjik të Greqisë.

Kushdo që është me të vërtetë kundër, nuk mund ta humbasë nga sytë e tij dhe mos të shikojë hipokrizinë e qeverisë së ND.

Nga njëra anë, qeveria greke flet për një përpjekje "pushtimi" nga ana e Turqisë në zonën e Evros në verilindje të Greqisë, duke i dhënë një ton lufte operacioneve aty, dhe nga ana tjetër pajtohet me planin NATO-Amerikan, i cili e do Turqinë me çdo kusht në kampin e NATO-s, dhe e mban shtegun hapur për një “zgjidhje” në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, siç diktohet nga interesi NATO-Amerikan dhe nga planet e ndryshme të operacioneve. I bën thirrje Frontex-it dhe NATO-s të ruajnë kufirin, duke vënë ujkun të ruajë delet.

Qeveria greke nga njëra anë ushqen dhe mirëmban zërat nacionaliste, me shkakun e ngjarjeve në Evro, ndërsa nga ana tjetër refuzon të denoncojë ndërhyrjen e Turqisë në Siri, domethënë shkeljen e kufijve dhe të sovranitetit të një shteti tjetër, e cila krijon një precedent të rrezikshëm për ndryshimin e kufijve në zonën e gjerë.

 

Nga njëra anë tregon gjithë “trimërinë” e saj tek të shtypurit dhe të çrrënjosurit dhe nga ana tjetër mbështet vazhdimësinë e politikës së bllokimit të dyfishtë të refugjatëve dhe emigrantëve, si rezultat i marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë, e cila shndërron ishujt e Greqisë në burgje - kampe çnjerëzore të BE-së. Njëkohësisht, mbështet qëllimin e rinovimit të kësaj politike me një marrëveshje të re mes BE-së dhe Turqisë, madje në të njëjtën kohë që Gjermania e shfaq hapur qëndrimin e saj pro planeve turke për një zonë të okupuar në Sirinë Veriore.

 

Nuk mund të jepet amnisti ndaj mëkateve politike të SYRIZA-s.

 

SYRIZA, i cili me njërën dorë jep aprovon politikën e qeverisë dhe me dorën tjetrën ngre shqetësimin e rrezikut të racizmit dhe të djathtës ekstreme, ndërkohë që nuk ngre asnjë dyshim mbi politikat e BE-së në çështjen e Refugjatëve, as mbi përfshirjen e Greqisë në planifikimet imperialiste, planifikime që SYRIZA mbështeti me besnikëri dhe kur ishte në qeveri. Por, a nuk është ky terreni mbi të cilin zhvillohet dhe maturohet racizmi, nacionalizmi dhe ksenofobia? Nuk është kjo politikë, që i ushqen dhe u jep hapësirë për t’u zhvilluar?

Ndaj këtyre zhvillimeve, populli duhet t’i ketë sytë dhe veshët të hapur. Mos të gënjehet nga hipokrizia dhe nga çorientimi, sa nga ajo e qeverisë së ND - po aq dhe nga ajo e SYRIZA-s. Të mos pranojë lojërat që luhen në kurrizin e tij dhe në kurrizin e refugjatëve dhe emigrantëve.

 

Rrugëdalja e popullit gjendet në luftën kundër planeve të SHBA-së dhe NATO-s dhe të përfshirjes greke në to. Është lufta që të shfuqizohen si marrëdhënia midis BE-së dhe Turqisë edhe Procedura e Dublinit. Gjendet në kërkesën e çlirimit të refugjatëve të bllokuar dhe lehtësimit së lëvizjes së tyre të shpejtë drejt shtetit-destinacion  të tyre përfundimtar. Gjendet në forcimin e solidaritetit me të çrrënjosurit dhe lufta e përbashkët me popujt e tjerë të rajonit, kundër sistemit që lind luftë, shfrytëzim, varfëri dhe refugjatë.

 

Ky artikull ribotohet nga rubrika  “I APOPSI MAS” në gazetën “Rizospastis” të së Martës, 10 Mars 2020.